Trajtimet e Fytyres

Trajtimet e Fytyres




Lekura juaj ju mbron vazhdimisht. Kur kujdeseni per lekuren tuaj, ju po ndihmoni ate te beje punen e saj. Dhe kujdesi per lekuren tuaj sot do te ndihmoje ne parandalimin e problemeve te ardhshme, si rrudhat dhe imperfeksionet e tjera te saj. Kujdesi i mire i lekures ka gjithashtu perfitime te jashtezakonshme emocionale dhe sociale. Asgje nuk ju jep me shume vetebesim sesa te dukeni dhe te ndieheni mire me lekuren dhe veten tuaj.


Pastrim i thjeshte i fytyres

Kryhet per reduktimin e akneve, pastrimin e pikave te zeza dhe te bardha,shoqerohet me Aplikohet bashke me produktet me te mira profesionale dermokozmetike, maska rigjeneruese dhe hidratuese, purifikuese. Ky trajtim sugjerohet per te gjitha llojet e lekures duke I pershtatur perdorimin e produkteve perkatese per cdo tip lekure.


Trajtim i fytyres me Masken me Argjil

Nje nga metodat me te reja globale qe vepron si pergjigje kunder plakjes kutane te fytyres, qafes dhe dekoltese. Veprimi:
• Eliminon menjehere shqetesimin e lekures se thate, ne menyre dramatike e lemuar dhe elastike, redukton rrudhat.
• Largon qelizat e vdekura te lekures dhe papastertite e grumbulluara, tonifikon lekuren, e rigjeneron ate dhe qeteson irritimin • Ushqen ne menyre perfekte lekuren imperfekte, pa qendrueshmeri , permireson elasticitetin dhe tonin e saj. Trajtim i fytyres me Vitamin C



Maske anti-stres me permbajtje ekstrakti portokalli qe hidraton, shkelqen dhe zvogelon hiperpigmentimet. Maska ka efekt antioksidant ne te gjitha tipet e lekures dhe mbron nga demtimi prej rrezatimit UV.

Trajtimi i fytyres me vitamine C:

• Ushqen dhe hidraton lekuren;
• Promovon sintezen e kolagjenit, rikthen qendrueshmerine dhe elasticitetin e lekures
• Mbron nga demtimi i agjenteve te mjedisit
• I jep lekures shkelqim dhe redukton rrudhat
• Promovon nje shkelqim te shendetshem;


Trajtimi i fytyres me Maske Zinku
Maska me Zink eshte nje trajtim jashtezakonisht efikas kur behet fjale per reduktimin e njollave apo shenjave te lena nga aknet dhe rosacea. Mund te perdoret gjithashtu me sukses per nje ngjyre uniforme te lekures ose per te qetesuar lekuren. Maska me Zink permban vitamine E, nje antioksidant i jashtezakonshem i lekures qe lufton radikalet e lira, duke parandaluar si i tille plakjen e parakohshme te lekures dhe ne kete menyre redukton rrudhat. Peeling kimik

Kjo eshte nje metode e pershpejtuar rrjepjeje e lekures e cila realizohet nepermjet substancave kimike me veprim gerryes qe pershpejton esfolimin fiziologjik te lekures. Efektet e peelingut jane: rinimi i shtresave me superfaqesore dhe stimulimi i prodhimit te kolagenit te ri. Peelinget klasifikohen ne baze te aftesise se saj per te penetruar ne lekure, pra me thellesine e veprimit qe ata kryejne. Metodat jane siperfaqesore, te mesme dhe te thella. Niveli i thellesise varet nga lloji i substances, perqendrimi i saj dhe koha e aplikimit. Sa me thelle te shkoje produkti, aq me evident do te jete rezultati. Acidet e perdorura jane: alfa-hidroksiacid ku me i njohuri eshte ai glikolik me acid te produkteve qe gjenden ne natyre si molle, agrume, rrush,panxhar sheqeri etj. Trajtimi me kete acid gjalleron lekuren duke e stimuluar dhe komplikacionet e ketij trajtimi jane zero. Acidi salicilik: perdoret per peeling siperfaqsor dhe ka 25 % alkool.

Tricloroacetico TCA: ky eshte nje kristal qe vjen nga acidi acetik dhe qe tretet ne uje. Reagon duke bere largimin total te epidermes ne shtresen e saj siperfaqesore. TCA ka nje avantazh sepse krijon nje esfolim te mesem- te thelle pa patur nevoje te perdoret nje metode toksike.