Rimodelimi i mjekrës

Rimodelimi i mjekrës

MENTOPLASTIKA është një nga operacionet më të kërkuara në praktikën e kirurgjisë estetike. Mjekra konturon fytyrën. Me madhësinë dhe formën e saj i jep fytyrës një identitet dhe elegancë. Forma e bukur e mjekrës reflektohet në madhësinë, në vijën e rregullt të bordurës, në gjerësinë optimale, konture fine. Simetria e pjesëve të fytyrës është shpesh një çështje e mjekrës. Një fytyrë simetrike është një fytyrë e bukur dhe mjekra është peshorja që përcakton ekuilibrin dhe harmoninë e tipareve të saj. Një mjekër e bukur dhe e harmonizuar me të gjitha pjesët e fytyrës është shpesh arsyeja e një aspekti jo të rënduar nga pesha e viteve. Një mjekër e deformuar apo e rënë, madhe, asimetrike, apo shumë e gjerë, është e pamundur të fshihet me pasojë intimidim, ulje të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit. Mentoplastika është ndërhyrja që korrigjon difektet estetike të regjinit të mjekrës.
Objektivi i kirurgëve të DERMOLIFE® është të vlerësojnë me prioritet aspektin funksional dhe të përmirësojnë pamjen estetike të mjekrës dhe të gjithë fytyres tuaj. Mjeshtëria e tyre bazuar në dije të thelluara, eksperiencë shumëvjecare, teknika të fjalës së fundit në fushën e kirurgjisë estetike, kombinuar këto me ndjeshmërinë e spikatur ndaj të bukurës, lejojnë kirurgët tanë të arrijne rezultate maksimale te secili individ, që do të thotë: mjekër e bukur, fine në harmoni të plotë me fytyrën dhe personalitetin tuaj. Ju do të ndiheni rrëzëllitëse si fizikisht ashtu edhe emocionalisht sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kirurgët estetikë të DERMOLIFE® ju këshillojnë procedurën e Mentoplastikës në rastet kur keni:

► Kirurgët estetikë të DERMOLIFE® ju këshillojnë procedurën e Mentoplastikës në rastet kur keni:
► Mjekër shumë të gjerë
► Mjekër asimetrike
► Mjekër në disproporcion me buzët dhe me hundën
► Pakënaqësi nga ndërhyrjet e mëparshme mentoplastike

PROCEDURA

Mentoplastika është një ndërhyrje shumë delikate dhe e personalizuar dhe si e tillë kërkon një konsultë të specializuar mjaft të detajuar. Gjatë konsultës së parë kirurgu i DERMOLIFE® do të vlerësojë me kujdes aspektin funksional, deformime të mundshme të lindura ose të fituara, këndin midis hundës dhe mjekrës, këndin midis mjekrës dhe buzës së sipërme, defektet e, gjerësisë ose majës së mjekrës. Do të vlerësojë gjithashtu raportin e mjekrës me mollëzat dhe hundën. Edhe karakteristikat e lëkurës luajnë një rol të rëndësishëm në suksesin e ndërhyrjes. Pas një bashkëbisedimi të gjerë dhe informues, pasi të ketë dëgjuar dëshirat dhe pritshmëritë tuaja kirurgu i DERMOLIFE® do t’ju ilustrojë mbi të gjitha objektivat dhe rezultatet estetike që është e mundur të arrihen. Kirurgu i DERMOLIFE® vlerëson gjithashtu gjëndjen tuaj shëndetësore, për të përjashtuar sëmundje të ndryshme, probleme të koagulimit të gjakut apo cikatrizim të lëkurës, të cilat mund të influencojnë rezultatet finale tëndërhyrjes. Para ndërhyrjes kirurgu yne do t’ju japë instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit të medikamenteve si dhe konsumimit të alkoolit dheduhanit. Duhet të kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si një vizitë kardiologjike, një radiografi të mushkërive si dhe disa analiza standard të gjakut dhe urinës. Pasi të kemi përmbledhur të gjitha përgjigjet e këtyre ekzaminimeve, është radha e një konsulte me anestezistin e stafit tonë, për të vendosur mbi gjëndjen e përgjithshme shëndetësore dhe oportunitetin e kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale në fjalë. Në përfundim të konsultës kirurgu, pas një bashkëbisedimi të hapur dhe mjaft informues, së bashku me ju, do të zgjedhë proceduren kirurgjikale më të përshtatshme për rastin tuaj.
Objektivi i kirurgëve të DERMOLIFE® është të vlerësojnë me prioritet aspektin funksional dhe të përmirësojnë pamjen estetike të hundës dhe të gjithë fytyrës tuaj,duke vënë në dukje më të bukurën te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kur i nështrohesh një operacioni kirurgjikal një nga preokupimet më të zakonshme është anestezia. Në çdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon të zgjedh, përjashto rastet kur është e domosdoshme anestezia gjenerale, anestezinë lokale me sedacion. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione të vogla në zonën e ndërhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungësen e dhimbjes. Ndërsa sedacioni konsiston në injektimin endovenoz të medikamenteve që reduktojne ankthin dhe provokojnë një gjëndje gjumi të lehtë ose disi më të thellë. Anestezia totale, e cila garanton mbarëvajten e operacionit në siguri të plotë, kryhet duke vënë në gjumë të thellë personin, duke realizuar frymëmarrjen e tij me anë të makinerive të posaçme dhe duke ruajtur të gjitha funksionet fiziologjike të organizmit. Përdorimi i barnave të gjeneratës së fundit bën të mundur një zgjim të menjëhershëm, jo traumatik, pa marrje mendsh dhe të vjella si dhe lejon një rekuperim të shpejtë të individit.

Në çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantojë personit një eksperiencë kirurgjikale të qetë dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur një protokoll preçiz që garanton cilësi dhe siguri maksimale,duke arritur rezultate të shkëlqyera e pa lënë shenja të dukshme. Ndërhyrja zgjat nga 1orë deri në 2 orë e 30 min. Parashikohet të ktheheni në shtëpi brenda ditës. Në varësi të teknikës kirurgjikale të përdorur Mentoplastika mund të jetë kirurgjikale ose me fillers. Në Mentoplastikën kirurgjikale të gjitha prerjet kryhen në brendësi të faqes pa lënë shenja, ose nga jashte ne zonën nën mentum. Eshtë një nga teknikat më të sofistikuara të kirurgjisë estetike dhe realizohet me sukses nga kirurgët estetikë italianë të DERMOLIFE® . Kirurgjia e hapur e lejon kirurgun të shohë direkt difektet e sistemit kockor dhe të mjekrës dhe mundëson korrigjimin me saktësi maksimale. Ndërhyrja estetike e mjekrës mund të kryhet dhe permes injeksioneve me Fillers, pra me acid hyaluronik, vetetite e te cilit jane pervec ristrukturuese edhe rigjenerative per lekuren tuaj. Mund të kombinohet gjithashtu me ndërhyrje të tjera kirurgjikale si Lifting i fytyrës, Rimodelimi i hundës apo Blefaroplastika. Rezultati i Mentoplastikës kirurgjikale është i përhershëm. Mentoplastika është e këshillueshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Rekomandohet të realizohet pas moshës 16 vjeç, pra kur zhvillimi i kockave të fytyrës ka përfunduar. Rimodelimi jokirurgjikal ka nje kohëzgjatje 6 muaj deri ne 1 vit.
Mjeshtëria e kirurgëve të DERMOLIFE® mundëson arritjen e rezultateve maksimale në aspektin estetik dhe atë funksional, sepse KUSH KERKON PER ME TE MIREN ZGJEDH DERMOLIFE.

Mjekët kirurgë të DERMOLIFE® do t’ju asistojnë deri në rekuperimin tuaj të plotë.  Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik të DERMOLIFE® do të jenë gjithmonë falas.  Menjëherë pas operacionit mbi mjekër vendoset një mbulesë e vogël prej materiali plastik ose allçie. Në 48 orët e para pas ndërhyrjes së mentoplastikës duhet të qendroni pushim. Nga dita e tretë ju mund të bëni një jetë të qetë e normale, por jo aktivitete të sforcuara, sauna apo banja turke. Të evitohet ekspozimi në diell,marrja e ushqimeve dhe pijeve shumë të nxehta. Rekomandohet të shmangen aktivitetet sportive për të paktën një muaj. Ditët e para mund të shfaqen edema dhe ekimoza. Shumë rrallë mund të verifikohen hemorragji që kanë nevojë për përdorimin e tamponëve. Pas shtatë ditëve nga ndërhyrja, kirurgu do të procedojë me heqjen e materialit plastik në mjekrën tuaj. Pasi hiqet ky material, është e nevojshme të vendosen sipër mjekrës leukoplaste të posaçëm për 5 -7 ditë të tjera. Një rezultat i qëndrueshëm do të vihet re qysh javët e para, megjithatë rezultati përfundimtar vendoset pas disa muajsh nga interventi.
Falë profesionalizmit të kirurgëve tanë, rezultatet e ndërhyrjes do të jenë: Mjekë e bukur, e shëndetshme në harmoni të plotë me fytyrën dhe personalitetin tuaj. Ju do ndiheni rrëzëllitëse si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse  DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.