Nje gjoks i mbushur, i larte dhe i forte eshte simbol i sensualitetit, rinise dhe shendetit. Ne te gjitha kulturat e botes gjoksi eshte konsideruar si nje ekspresion feminiliteti dhe esenca e te ndjerit femer. Humbja e volumit dhe e fortesise se gjoksit shoqeruar me varje dhe me strie ne lekuren e gjoksit mund te ndeshet qe ne moshe te re. Kjo mund ndodhe per arsye gjenetike, pas shtatezanise, ushqyerjes me gji, renieve te konsiderueshme ne peshe, forces se gravitetit si dhe ndryshimeve graduale me kalimin e viteve. I gjithe ky fenomen shoqerohet ne menyre te pashmangshme me merzitje dhe stres tek femrat. Mastopessi ose lifting i gjoksit eshte nderhyrja qe mundeson ngritjen, tonifikimin dhe rimodelimin e gjoksit te varur si dhe reduktimin apo rimodelimin e permasave te areoles se gjirit. Kirurget e DERMOLIFE® keshillojne qe kesaj procedure t’i shtojme dhe venien e nje proteze per t’i dhene gjoksit me shume volum, kur kerkohet,dhe per te permiresuar maksimalisht formen. Protezat e gjoksit Mentor dhe Motiva jane aktualisht markat me prestigjoze, ato me te pelqyerat dhe me te besuarat qe perdoren ne Kliniken DERMOLIFE®, duke zgjedhur si gjithmone cilesine maksimale.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te realizojne Lifting te gjoksit me rezultate maksimale, qe do te thote gjoks i bukur estetikisht, i larte, i forte, ne harmoni me trupin dhe dekolte qe ju ben te ndiheni rrezellitese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne operacionin Lifting i gjoksit ne rastet kur keni:
► Gjoks te zbutur dhe te varur
► Asimetri te gjokseve
► Kompleks thith-areole jo proporcional me gjoksin
PROCEDURA
Lifting i gjoksit eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar, do te degjoje me kujdes gjithe pritshmerite tuaja dhe do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen, qe ju te keni pritshmeri konkrete dhe reale. Do te studioje me imtesi gjendjen e lekures, muskujve dhe te gjendrave te gjoksit. Gjithashtu do te vleresoje proporcionet e kompleksit thith-areole me gjoksin si dhe proporcionet e gjokseve ne raport me njeri-tjetrin. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje ekografi e te dy gjinjve, nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standart te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu, se bashku me ju, do te zgjedhe proceduren me te pershtatshme per rastin tuaj. Kirurget me fame boterore te DERMOLIFE® ju garantojne rezultate te shkelqyera, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Stafi i DERMOLIFE® e realizon nderhyrjen Lifting i gjoksit nen anestezine lokale me sedacion dhe shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.
Ne cdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preciz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale,duke arritur rezultate te shkelqyera e pa lene shenja te dukshme. Nderhyrja e Mastopessit konsiston ne eleminimin e lekures se tepert e te plakur dhe ne ripozicionimin e gjendres se gjoksit dhe te areoles duke siguruar nje gjoks te ngritur dhe te forte. Kirurget e DERMOLIFE® fale pervojes dhjetera vjecare preferojne ta kryejne kete nderhyrje me nje prerje te vetme rrethore perreth areoles duke bere qe shenjat te jene te padukshme. Ne raste ekstreme, kur gjoksi ka zbritur ndjeshem, eshte e detyrueshme nje prerje e shkurter vertikale poshte areoles, apo edhe nje prerje tjeter horizontale e cila mbulohet nga pala e gjendres se gjoksit.Ne varesi te rastit mund te keshillohet venie e protezave qe permiresojne formen dhe volumin e gjoksit. Gjithashtu mund te korrigjohen inestetizma si asimetri e gjokseve, pra kur njeri gjoks eshte me i madh se tjetri. Ne rastin e ushqyerjes me qumesht te foshnjes duhet pritur te pakten 9 muaj nga ushqyerja e fundit para se te kryeni kete operacion. Vlen per tu theksuar se kjo nderhyrje nuk pengon ushqyerjen e femijes me gji. Nderhyrja e Mastopesit zgjat 50 – 90 min ndersa ne rastet kur duhet vendosuar proteze apo te rregullohet asimetria zgjat 2 – 2 ore e 30 min. Teknika e Mastopessit eshte moderne dhe cikatricja mbetet e padukshme. Kirurget estetike te DERMOLIFE® kujdesen gjithmone qe cdo nderhyrje te behet ne perputhje te plote me individualitetin tuaj.
Ne cdo rast stafi yne i kirurgeve ju garanton rezultate befasuese dhe ju do te ndiheni me te bukura se kurre, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Ne fund te operacionit zakonisht vendosen drenazhe, te cilet hiqen diten e neserme para daljes nga klinika. Mjekimi i plageve kryhet 2 – 5 dite pas operacionit. Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas. Mund te shihet edeme e lehte per 1 – 2 jave shoqeruar me pak dhembje kur levizni krahet. Heqja e suturave behet pas 7 – 14 ditesh. Keshillohet mbajtja e sytjenave specifike per nderhyrjen per 1 muaj. Rekuperimi eshte shume i shpejte dhe ju mund te riktheheni ne pune pas 3 – 5 dite nga operacioni. Rezultatet e nderhyrjes jane te perhershme.
Objektivi i kirurgeve tane italiane eshte te realizojne Lifting te gjoksit me rezultate maksimale, qe do te thote gjoks i larte dhe i tonifikuar ne harmoni te plote me trupin, duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse KUSH KERKON PER ME TE MIREN ZGJEDH DERMOLIFE®.