Transplanti i Mjekres

Transplanti i mjekrës është një procedurë që përdoret për të shtuar dendesine e flokeve ne zonen e mjekres dhe mustaqeve. Ka disa arsye që çojnë në kryerjen e këtij interventi, për shembull traumat ne te kaluaren, djegiet, alopecia, ose thjesht arsye estetike si krijimi i një imazhi të ri per veten tuaj. Përveç kësaj, ka disa faktorë të tillë si stresi ose sëmundjet gjenetike që mund të shkaktojnë rënie të përshpejtuar të qimeve të mjekrës. Vitet e fundit transplanti i mjekres është bërë gjithnjë e më popullor, falë edhe modës së momentit e cila thekson shumë kujdesin ndaj mjekrës dhe mustaqeve.

Ku dallon mbjellja e mjekres nga ajo e flokeve?


Para se të flasim hollesisht për ndryshimet midis dy procedurave, duhet të theksojme dallimet midis llojit të qimeve të mjekrës dhe flokëve: para së gjithash, qimet e mjekrës përbëhen nga njësi të vetme folikulare, domethënë, çdo gjëndër përmban vetëm një qime. Për më tepër, rritja e mjekrës fillon pas pubertetit falë hormoneve androgjene, të cilat kanë një efekt negativ në flokë, duke bërë që ato të bien zakonisht pas moshës tridhjetë vjeçare.

Për sa i përket transplantit, ndryshimi midis skalpit dhe mjekrës është dendësia e folikulave që implantohen: në transplantin e mjekrës njësitë e transplantuara janë shumë më të pakta. Zonat e fytyrës me dendësinë më të madhe të folikulave, dhe për rrjedhojë me numrin më të madh të folikulave të implantuara, janë zona e mjekrës dhe e mustaqeve. Megjithatë, teknika mbetet e njëjtë: njësitë folikulare merren nga një zonë donatore (zakonisht qafa ose pjesa mbrapa e kokes) dhe transferohen në fytyrë. Mesatarisht, rreth 2500 fije floku nevojiten për të rindërtuar zonen e mjekrës dhe mustaqeve. Rreth 900 fije për anë transplantohen në secilen faqe, 200 fije për anë në borde dhe mesatarisht 500 fije tek mustaqet.

Si realizohet transplanti i mjekrës?


Para procedures, është e rendesishme analiza e skalpit te kokes dhe gjendjes se flokeve ne zonen donatore fale teknologjise AI e cili ofron informacione te detajuara si dendesia, forma dhe ngjyra e fijes se flokut, gjendja estetike dhe shendetesore e skalpit, tendencat per renie te metejshme te flokut dhe me shume. Keto informacione pershtaten dhe thellohen sipas rastit individual te secilit pacient.

Një nga teknikat që mund të përdoret është e njëjta që përdoret shpesh për transplantin e flokëve: FUE (nxjerrja e njësisë folikulare). Ky proces është ambulator dhe realizohet me anestezi lokale. Kjo teknike perdoret gjerësisht sepse nuk përfshin prerje ne fytyre, qepje apo plagë. Zona donatore nga e cila merren folikulat është zakonisht pjesa e qafës ose pjesa e mbrapme e kokës, por në disa raste qimet në këtë zonë mund të mos jenë të pajtueshme me llojin e mjekrës, duke e bërë të pamundur proceduren.

Një teknikë tjetër për te kryer proceduren është DHI (Implantimi Direkt i Flokeve). Kjo është teknika më e avancuar e transplantit e disponueshme për trajtimin e flokeve. Përmes metodës DHI, folikulat e flokëve nxirren fillimisht nga zona donatore pa pasur nevojë për prerje me bisturi apo vendosje nëpërmjet pincetave.

Qimet, në varësi të zonave të ndryshme të fytyrës, janë të drejtuara në kende të ndryshme: qimet e mollëzave nga poshtë (duke qenë ngjitur me flokët), ato të faqeve në mënyrë asimetrike (si anash ashtu edhe nga poshtë), ndërsa ato të mustaqeve vetëm poshtë.

Pas transplantit te mjekres:


Në ditët e para pas procedurës mund të ketë disa shqetësime të tilla si ënjtje ose disa mavijosje të lehta. Kujdesi për mjekrën gjatë këtyre ditëve përfshin nder te tjera nderhyrje farmakologjike te rekomanduara me recete nga mjeku specialist. Ju gjithashtu duhet të shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell dhe çdo fërkim ose demtim te mundshem fizik të zonës së trajtuar. Rritja e flokeve te mbjelle do të fillojë afërsisht tre muaj pas procedures dhe procesi i rritjes do te përfundojë pas 10-12 muajsh. Gjate 2 muajve te pare, flokët e transplantuar do të bien, më pas rritja e tyre do te vazhdoje ne menyre te shendetshme deri ne muajin e 12-te.

Rezultati është zakonisht shumë i mirë dhe kujdesi për mjekrën pasi të kete perfunduar periudha e rikuperimit është identik me protokollet qe ndiqnit perpara se te kryenit proceduren. Floket e transplantuar, duke u marrë nga koka, do të rriten me shpejtësinë e flokeve ne koke, e cila është pak më e shpejtë se ajo e mjekrës natyrale.




Pyetjet me te shpeshta:

Transplantimi i mjekres eshte i indikuar per ata qe kane floke te holle per arsye trashegimore ose hormonale (p.sh. hipotiroidizmi) ose per shkak te nje demtimi, djegieje ose shenje atrofike. Te gjitha me siper, ne te vertete, konsiderohen si shkaktaret kryesore te rrallimit te mjekres. Ne shume raste te meshkujve kryesisht te rinj, qimet e rralla te fytyres mund te verehen edhe nese nuk ka faktore trashegues.

Transplanti i mjekres mund te aplikohet edhe ne raste te perzgjedhura te alopecies areata ne fytyre ose tek boshtet, nese demtimi eshte relativisht i vogel ne diameter edhe ka qene i qendrueshem per nje periudhe prej me shume se nje viti. Transplantimi i mjekres mund te kryet ne raste te tilla, pasi pacienti te informohet se ekziston mundesia e rikthimit te alopecise areata ne te njejten zone ose ne nje zone tjeter te fytyres ose kokes.

Menyra se si kryhet transplantimi i mjekres duhet te dizajnohet me kujdes. Me konkretisht, mjeku do te ekzaminoje nje sere kriteresh, te tilla si mosha e pacientit qe deshiron t’I nenshtrohet transplantit te mjekres, dendesia e qimeve ne zonen e dhurimit te koke (ose gjoksi, i cili mund te perzgjidhet gjithashtu si nje vend dhurures), tiparet e fytyres dhe rezultati qe pacienti mund te prese. Mjeku duhet te percaktoje edhe numrin e folikulave te flokeve qe do te implantohen, bazuar ne pamjen klinike te pacientit dhe dendesine e deshiruar.

Fillimisht mjeku percakton dhe harton vendin e dhurimit. Ky duhet te jete nje vend i pasur qe nuk eshte i predispozuar per rrallim. Me pas, specialisti aplikon anestezi lokale dhe heq nje nga nje folikulat e qimeve me nje aparat te posacem. Folikulat ruhen ne nje mjedis te pershtatshem te lagesht dhe te ftohte, derisa te kryhet transplantimi. Mjeku harton zonen ku do te kryhet transplantimi i mjekres. Ne fund, specialisti vendos graftet me tekniken e avancuar qe eshte perzgjedhur ne zonen ku ka ndodhur rrallimi, pa qene nevoja te hapen vrima, te cilat do te demtonin zonen. Implantimi i folikulave ne vendin e receptorit behet me ndihmen e nje pajisjeje te posacme implantuese, e cila lejon pozicionimin e cdo folikuli te qimeve jo vetem ne thellesine e duhur, por edhe nen kendin dhe drejtimin e duhur. Per shkak te ketij procesi jashtezakonisht sfidues, ka vetem disa klinia te mbjelljes se flokeve qe kane njohurine dhe pervojen e nevojshme per transplantimin e mjekres, njera prej te cilave eshte klinika Dermolife

Gjate procedures se implantimit te mjekres ose qimeve te fytyres ne pergjithesi, duhet te merren parasysh vecorite e qimeve te fytyres. Ne krahasim me floket e kokes, keto te fundit jane me te trasha, duke pasur afersisht dyfishin e diametrit. Gjithashtu, fytyra ka kryesisht folikula me nje ose dy qime. Folikulat me me shume qime jane jashtezakonisht te rralla. Kjo do te thote se gjate transplantimit te flokeve nga koka ne fytyre duhet bere perpjekje per te perfituar folikula qe kane qime me diameter sa me te madh, me qime te vetme ose te dyfishta kryesisht te cilat merren nga regjioni okupital. Duhet gjithashtu te theksohet se transplantimi i flokeve ne zonen e fytyres, ne varesi te rajonit specific (d.m.th mjekra, mustaqet, bordet, faqet ose ndonje kombinim i tyre), kerkon nje numer te konsiderueshem te folikulave te flokeve per te arritur nje rezultat te kenaqshem. Numri i folikulave qe nevojiten mund te varioje nga disa qindra per te rritur denistetin e musaqeve ose bordeve, ne disa mijera ne rastet e restaurimit total te qimeve te fytyres.

Pas procedures, qimet e reja rriten gradualisht, edhe ne ditet e para te procedures. Nje perqindje e caktuar e qimeve do te bien gjate 2 deri ne 6 javet e ardhshme pas transplantimit dhe perfundimisht do te rriten perseri brenda 3 deri ne 6 muajt te ardhshem. Restaurimi vazhdon gradualisht dhe perfundon me shume se 80% e procesit brenda 6 muajve, ndersa rezultati perfundimtarr arrihet pas 1 viti.