Intoleranca Ushqimore

Intoleranca Ushqimore

Nje intolerance ushqimore, ose nje ndjeshmeri ndaj ushqimit ndodh kur nje person ka veshtiresi ne tretjen e nje ushqimi te caktuar. Kjo mund te çoje ne simptoma te tilla si gazra, fryrje te stomakut, dhimbje barku ose diarre.

Intoleranca ushqimore ndonjehere ngaterrohet me ose etiketohet gabimisht si nje alergji ushqimore. Intolerancat ushqimore perfshijne sistemin tretes. Alergjite ushqimore perfshijne sistemin imunitar.

Disa nga simptomat e intolerances ushqimore dhe alergjise ushqimore jane te ngjashme, por dallimet midis te dyjave jane shume te rendesishme. Konsumimi i nje ushqimi ndaj te cilit jeni intolerant mund t'ju shkaktoje probleme afatgjata te traktit tretes. Megjithate, nese keni nje alergji te vertete ushqimore, reagimi i trupit tuaj ndaj ketij ushqimi mund te jete kercenues per jeten.


Sistemi tretes vs. Sistemi imunitar

Nje reagim ndaj intolerances ushqimore ndodh ne sistemin tretes. Kjo mund te jete per shkak te mungeses se enzimave, ndjeshmerise ndaj aditiveve te ushqimit ose reagimeve ndaj kimikateve natyrale ne ushqime.


Cilat jane llojet me te zakonshme te intolerances ushqimore?

Laktoza: Njerezit qe jane intolerante ndaj laktozes nuk prodhojne mjaftueshem enzime laktaze per te zberthyer laktozen, nje sheqer qe gjendet ne qumesht dhe produktet e qumeshtit. Kjo intolerance ushqimore eshte me e zakonshme. Histamina: Histaminat jane kimikate natyrale ne ushqime si djathi, ananasi, bananet, avokadot dhe çokollata. Vera e kuqe dhe disa verera te bardha gjithashtu kane histamine. Njerezit qe jane intolerante ndaj histamines nuk prodhojne mjaftueshem enzime diamine oxidase per te zberthyer kete kimikat. Gluteni: Gluteni eshte nje proteine ne grure, theker dhe elb. Ndjeshmeria ndaj glutenit nuk eshte e njejte me semundjen celiac, nje lloj semundje autoimune. Kur keni semundje celiake, gluteni demton zorren e holle. Nese jeni intolerante ndaj glutenit, trupi juaj e ka me te veshtire tretjen e tij.


Çfare e shkakton intolerancen ushqimore?

Njerezit me intolerance ushqimore shpesh nuk prodhojne mjaftueshem nje enzime te veçante qe i nevojitet sistemit tretes per te zberthyer nje ushqim ose perberes te caktuar.
Disa kushte gastrointestinale mund t'ju bejne me te prirur ndaj ndjeshmerise ndaj ushqimit.

Keto kushte perfshijne:
· Semundja celiake.
· Semundja inflamatore e zorreve (IBD), duke perfshire semundjen e Crohn dhe kolitin ulceroz.


Cilat jane simptomat e intolerances ushqimore?

· Simptomat e intolerances ushqimore perfshijne:
· Dhimbje barku
· Diarre
· Gazra dhe fryrje
· Dhimbje koke apo migrene
· Urthi
· Te vjella
· Shtim i pakuptueshem ne peshe
· Renie e pakuptueshme ne peshe


Si diagnostikohet intoleranca ushqimore?

Nje analize e Vetme, sa per “100 ekzaminime se bashku”, zbulon ushqimet qe nuk ju tret trupi dhe problemet shendetesore.

Shume njerez e kalojne jeten e tyre pa e mesuar kurre se intolerancat ushqimore jane shkaku kryesor i shendetit te tyre te keq, apo qe nuk bien dot nga pesha sado qe mbajne dieta. Çuditerisht, jane te njohura alergjite ushqimore, por dihet pak mbi intolerancat ushqimore. edhe pse, ne fakt te pasurit e nje intolerance ushqimore eshte shume me e zakonshme se nje alergji ushqimore. Njerezit qe ndihen keq bejne qindra analiza e teste, perfshire ate te alergjise, por nuk e dine se: Ajo qe u duhet eshte pikerisht Testi i Intolerances Ushqimore. Shpesh, ky test eshte zgjidhja e problemeve shendetesore ne menyre natyrale, pa u “furnizuar” me ilaçe.

➡ Jeni mbipeshe?
➡ Keni dhimbje barku?
➡ Probleme te tretjes?
➡ Djegie dhe fryrje stomaku?
➡ Gastrite?
➡ Dhimbje kronike te kokes?
➡ Ankth, stres, depresion?
➡ Lodhje kronike?
➡ Mungese perqendrimi?
➡ Alergji te lekures, Sinusit?
➡ Çrregullime ne jashteqitje?
➡ Probleme hormonale?
➡ Fryrje te kembeve dhe duarve?
➡ Anemia?
➡ Jeni shtatzane ose kerkoni te mbesni shtatzane dhe deshironi femije pa defekte gjenetike?
➡ Keni femije me crregullim te spektrit autik?