Trajtimi i hemorroideve nga mjeke italian
Regjioni anal eshte nje nder zonat anatomike me delikate dhe te ndjeshme te trupit tone, duke qene shume I vaskularizuar dhe inervuar me mbaresa nervore qe shtojne ndjeshmerine tone ne zone. Nje nder patologjite me te shpeshta te kesaj zone jane Hemorroidet qe ne gjuhen popullore njihen ndryshe si “Majaselli”. Hemorroidet nuk janë gjë tjetër vecse vena (enë gjaku) te zmadhuara në anusin dhe rektumin e poshtëm, te ngjashme me venat varikoze, te cilat mund të zhvillohen në brendësi të rektumit (hemorroide interne) ose poshtë lëkurës, rreth anusit (hemorroide eksterne). Rreth ¾ e adultëve shfaqin hemorroide. Fatmirësisht ka mjaft opsione efektive për të trajtuar hemorroidet.
Një hemorroide është jo vetëm inestetike në pamje por shkakton edhe një gjëndje diskomforti fizik dhe psikologjik. Venat rreth regjionit anal zgjaten apo tendosen nga presioni i ushtruar nën to duke u bere edematoze dhe shfaqur keshtu Hemorroidet. Shkaqet e formimit te tyre perfshijne:
* Qëndrimi ulur ne menyre te zgjatur si psh shoferet
* Diarrea ose konstipacioni(kapslleku) kronik
* Obeziteti
* Gravidanca ( shtatëzania)
* Marrëdhëniet seksuale anale
* Dieta e varfër me fibra
* Ngritja e peshave të rënda
Meshkujt dhe femrat me këtë inestetizëm mund të kenë një imazh të deformuar për veten pervecse problemit shendetesor. Me kalimin e moshës, rritet risku për të patur hemorroide sepse indi ku mbështeten venat mund të dobësohet, gje qe mund të ndodhë gjithashtu gjatë shtatëzanisë, sepse pasha e bebit ushtron presion në regjonin anal. Hemorroidet mund te shoqerohen me dhimbje shume te forte, anemi nga gjakrrjedhja ne disa raste dhe dobesi trupore. Ne baze te vleresimit mjekesor te llojit dhe gjendjes se hemorroideve si dhe vleresimit te gjendjes shendetesore te pacientit, mjeku jone specialist zgjedh trajtimin me te pershtatshem per rastin.Hemorroidektomia( heqja kirurgjikale e hemorroideve) është një ndërhyrje delikate që kërkon profesionalizëm të lartë.
Mjeshtëria e kirurgëve të DERMOLIFE® bazuar në dije të thelluara, eksperiencë shumëvjecare, teknika të fjalës së fundit në fushën e kirurgjisë estetike,kolorectale dhe vaskulare, kombinuar këto me ndjeshmërinë e spikatur ndaj të bukurës, lejojnë kirurgët tanë italianë të realizojnë Hemorroidektomine me rezultate maksimale, në harmoni të plotë me trupin dheshendetin që ju bën të ndiheni në formë të mirë fizike dhe emocionale, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Kirurgët kolorectalë dhe vaskularë të DERMOLIFE® ju këshillojnë Hemorroidektominë në rastet kur keni:
► Hemorroidet eksterne ose interne që kanë prolabuar duke shkaktuar probleme që nuk arrijnë të dominohen me trajtim jokirurgjikal.
► Anemi të theksuar nga gjakrrjedhja prej hemorroideve
► Hemorroide simptomatike të gradës së III ose IV ose hemorroide mikse interne ose eksterne
► Hemorroide interne të stranguluara
► Hemorroide eksterne të trombozuara