Gjoksi eshte simbol feminiliteti. Shume femra jane te pakenaqura me formen dhe permasat e gjoksit te tyre. Nje gjoks shume i vogel, i bute apo i varur ka nje impakt te forte negativ ne psikologjine e femres, ul vetevleresimin duke ndikuar drejtperdrejte ne performancen e jetes se perditshme dhe ne marredheniet ne cift. Nje gjoks i mbushur dhe i tonifikuar forcon vetedijen e te qenurit nje grua e bukur. Mastoplastika eshte nderhyrja qe modifikon formen dhe permasat e gjoksit nepermjet implantimit te protezave qe rrisin volumin dhe permiresojne maksimalisht formen. Objektivi i kirurgeve te DERMOLIFE ® eshte: nje gjoks i mbushur, i ngritur, mjaft natyral si ne pamje ashtu edhe ne prekje si dhe ne harmoni te ploteme trupin tuaj. Protezat e gjoksit Motiva jane aktualisht marka me prestigjoze, ato me te pelqyerat dhe me te besuarat. Ato perdoren per qellime estetike siç eshte rimodelimi i gjoksit te varur, por edhe per gjoks te boshatisur nga heqja e tumoreve ose mastectomia. Sot, pas me shume se 50 vite kerkimesh dhe eksperience ne operacionet e miliona femrave, ekziston siguria absolute e rezultatit te ketyre protezave te gjenerates se fundit. Motiva eshte konform te gjitha rregullave dhe normativave ne fuqi dhe materiali me te cilin prodhohen eshte kontrolluar edhe nga Direktivat Europiane, Rregullorja FDA dhe nga organizata boterore e standarteve ISO. Prodhimi i çdo proteze Motiva mund te kerkoje deri ne 12 dite, gjate te cilave ajo i nenshtrohet gati 100 testeve te kontrollit te cilesise, ku ne fund garantohet jo vetem cilesia, por kjo cilesi vleresohet edhe per jetegjatesine e saj. Standartet ruhen edhe ne proçesin e ruajtjes dhe te transportit te produktit. Keto jane protezat qe perdoren sot ne Kliniken DERMOLIFE® , duke zgjedhur si gjithmone cilesine maksimale, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Jetegjatesia e protezes se gjoksit eshte e perjetshme, por me kalimin e kohes apo pas disa shtatezanive mund te linde nje deshire e brendshme per ta rimodeluar gjoksin dhe natyrisht te ndryshoni protezen, por kjo mund te behet pas 10 ose 20 vjetesh. Duhet te theksojme se ka kliente qe pas 30 vitesh jane te kenaqur nga nderhyrja dhe nuk kane bere nderhyrje tjeter. Eshte provuar tashme shkencerisht qe,nderhyrja ne gjoks dhe vendosja e protezave nuk rrit rrezikun per tumore te gjirit, nuk ndryshon integritetin e gjendrave te qumeshtit dhe mundesine e ushqyerjes me gji te femijes.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te realizojne Zmadhim te gjoksit me rezultate maksimale, qe do te thote gjoks i mbushur dhe natyral si ne pamje edhe ne prekje, ne harmoni me trupin dhe dekolte qe ju ben te ndiheni rrezellitese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne zmadhimin e gjoksit ne rastet kur keni:
► Gjoks te vogel.
► Humbje te volumit dhe tonifikimit pas humbjeve te medha ne peshe.
► Gjoks me volum te ndryshem njeri nga tjetri.
► Humbje te volumit e shoqeruar me strije ne te gjithe gjoksin si pasoje e dobesimit. Shtatezanise, kequshqyerjes ose plakjes.
PROCEDURA
Zmadhimi i gjoksit eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te kujdesshme. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te vleresoje formen dhe permasat e gjoksit dhe te areoles, tipologjine e lekures dhe te gjendrave mamare, distancen midis dy gjokseve, ndryshimet midis tyre si dhe raportin me trupin ne teresi. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Ne perfundim te konsultes pasi vlereson edhe deshiren dhe pritshmerine tuaj, kirurgi i DERMOLIFE ® do te vendose bashke me ju llojin e protezes me te pershtatshme per rastin tuaj si dhe tekniken kirurgjikale me te mire. Protezat mund te jene rrethore ose me profil anatomik per nje rezultat sa me natyral. Mund te jene me siperfaqe te lemuar ose me siperfaqe te ashper. Ne rastin e pare sigurohet nje gjoks mjaft natyral ne prekje, ndersa ne rastin e dyte evitohen ne maksimum kontrakturat kapsulare. Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te keshillojne ne cdo rast zgjedhjen me optimale per rezultate maksimale, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive, ekografi e te dy gjinjve si dhe disa analiza standart te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale.
Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Zmadhimi i gjoksit mund te realizohet me anestezi gjenerale ose me anestezi lokale dhe sedacion. Ne cdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, kur eshte e mundur, anestezine lokale me sedacion dhe te shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.
Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale, duke arritur rezultate te shkelqyera e pa lene shenja te dukshme. Nderhyrja zgjat relativisht pak, 60-80 minuta. Kirurget e DERMOLIFE® fale pervojes shumevjecare preferojne ta kryejne nderhyrjen e zmadhimit te gjoksit me nje prerje te vetme rrethore perreth areoles duke bere qe shenjat te jene te padukshme. Ne raste te caktuara mund te kryhet me incizion poshte pales se gjendres se gjoksit, ose me incizion ne regjionin aksilar. Pozicionimi i protezave mund te behet poshte gjendrave te gjoksit ne rastet kur gjoksi ka mjaftueshem ind gjenderor. Kjo procedure eshte me e lehte teknikisht,lejon kontroll te plote te formave dhe permasave te gjirit, por ka disavantazhin e berjes se dukshme te kufijve teprotezes ne rastin e nje lekure shume te holle. Veshtireson gjithashtu ekzaminim e mamografise. Pozicionimi poshte muskulit pektoral major (muskuli i gjoksit) i ben kufijte e protezes te padukshem, ul rrezikun e kontraktures kapsulare dhe lehteson kryerjen e mamografise. Teknikisht eshte me e veshtire per tu kryer dhe kohezgjatja e operacionit mund te jete pak me e madhe. Pozicionimi Dual Plane ‘Plan i Dyfishte’ eshte teknike inovative qe realizohet me sukses nga kirurget e DERMOLIFE® dhe qe konsiston ne vendosjen e pjeses se siperme te protezes nen muskulin e gjendres se gjoksit (ku lekura eshte e holle dhe rreziku i ndjeshmerise se protezes eshte me i larte) dhe pjeses se poshtme nen gjender (per te zvogeluar rrezikun e spostimit lart te protezes). Pozicionimi i protezave nen muskulin pektoralit ne pergjithesi lejon marrjen e nje rezultati estetik me te mire, me natyral dhe me jetegjate, duke reduktuar gjithashtu rrezikun e kontraktimit kapsular. Zmadhimi i gjoksit mund te kryhet vetem ose ne kombinim me teknika te tjera kirurgjikale, te tilla si mastopessi (lifting i gjoksit), abdominoplastika, liposukcioni ose nderhyrje te tjera te kirurgjise estetike.
Ne cdo rast stafi yne i kirurgeve italiane ju garanton rezultate befasuese dhe ju do te ndiheni me te bukura se kurre, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Pas operacionit parashikohet te qendroni nje nate ne klinike. Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote. Mjekimi i plageve kryhet 2 – 5 dite pas operacionit. Mund te shihet edeme e lehte per 1-2 jave shoqeruar me pak dhembje kur levizni krahet, te menaxhueshme me administrimin e analgjezikeve. Heqja e suturave behet pas 7-14 ditesh. Keshillohet mbajtja e sytjenave specifike per nderhyrjen per 1 muaj. Prej dites se trete mund te rifilloni nje jete normale por te shmangni aktivitetet e lodhshme. Tre jave pas operacionit ju do te rifilloni gradualisht te gjitha aktivitetet duke perfshire edhe ushtrime fizike te lehta dhe pak me vone atyre sportive. Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas.
Fale profesionalizmit te kirurgeve tane, rezultatet e nderhyrjes do te jene: gjoks i bukur estetikisht, i mbushur dhe natyral si ne pamje edhe ne prekje, ne harmoni te plote me trupin tuaj. Ju do ndiheni rrezellitese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.