Çfare eshte gjendra tiroide dhe ndikimi i saj ne organizem?
Gjendra tiroide ndodhet ne pjesen e perparme te qafes. Ka dy lobe, te djathte dhe te majte, qe i japin struktures formen e flutures. Hormonet e prodhuara nga kjo gjender kontrollojne metabolizmin e trupit dhe proceset me te cilat ai perdor energjine si: rrahjet e zemres, Sistemin nervor qendror dhe periferik, frymemarrjen, peshen e trupit, muskujt, ciklin menstrual, temperaturen trupore, nivelet e kolesterolit dhe shume te tjera. Anomalite e funksionit te tiroides mund te pershpejtojne ose te ngadalesojne keto proçese metabolike, te cilat mund te çojne ne nje manifestim te gjere simptomash, shpeshhere jo specifike.
Kush njihen si shkaktaret e keqfunksionimit te gjendrave tiroide?
1 – Per funksionimin siç duhet te gjendres tiroide, eshte shume i rendesishem niveli Jodit ne organizem. Duhet te kemi parasysh qe si mbingarkesa ashtu dhe mungesa me Jod mund te ndikojne ne funksionin e gjendres.
2 – Stresi dhe gjendrat adrenale. Kortizoli eshte nje hormon qe prodhohet nga gjendrat adrenale, ne nivele me te larta ne periudha me stres. Mund te ndikoje ne funksionim duke bllokuar konvertimin e T4 ne T3 qe eshte hormoni aktiv i gjendres tiroide.
3 – Nivelet e larta te estrogjenit jane nje faktor tjeter qe interferon ne prodhimin e hormoneve te tiroides.
4 – Toksinat ne mjedis dhe metalet e renda siç eshte toxiciteti nga merkuri.
5 – Parazitet ne zorre.
6 – Nivelet e elementeve si hekuri, jodi dhe seleniumi jane shume te rendesishem per prodhimin e hormoneve te tiroides.
7 – Gjendra pituitare qe prodhon hormonin TSh shume i rendesishem per funksionin e tiroides. Stresi mund te ngadalesoje funksionimin e saj 8- nivelet e vit D- mendohet se VD luan rol ne imunitet, prandaj nivelet e uleta te saj mund te lidhen me semundje autoimune, perfshire ketu dhe tiroiden.
9 – Sistemi imunitar eshte nje tjeter shkaktar per keqfunksionimin e gjendrave tiroide. Nese kemi nje patologji tjeter autoimune, eshte mjaft probabel qe te kemi dhe nje semundje autoimune ne tiroide.
10 – Ushqimet goitrogenike: ushqime te tilla si brokoli, lulelakra, soja mund te ndikojne ne formimin e strumes per shkak te sasise se jodit qe permbajne.
Pacientet me patologji te gjendres tiroide duhet te bejne nje jete te shendetshme me nje diete te pasur ushqimore.
Sa te perhapura jane dhe cilat jane kategorite me te prekura?
Patologjite e gjendres tiroide jane patologji shume te shpeshta ne vendin tone. Shqiperia ka qene nje vend me deficience Jodike deri ne vitin 1985 ku filloi perdorimi i kripes se jodizuar, prandaj ne praktiken klinike gjejme shpesh paciente me strume te formave te ndryshme qe kerkojne zgjidhje. Gjejme hasje te patologjive autoimune siç jane Tiroiditi kronik Hashimoto, apo semundja Graves qe prekin kryesisht femrat. Kanceri i tiroides eshte dyfishuar ne tre dekadat e fundit. Prek çdo moshe, por arrin pikun e shfaqjes ne dekaden e trete dhe te katert te jetes dhe eshte tre here me i shpeshte te femrat se te meshkujt.
Cilat simptomat tek nje tiroid i semure qe prodhon jod me pakice, qe mund ta orientoje per ndihme mjekesore?
Deficienca jodike eshte nje nga shkaqet me kryesore te hipotiroidizmit (uljes se funksionit te tiroides). Manifestohet me shume shenja dhe simptoma, disa jospecifike te cilat vonojne diagnozen e semundjes. Pacientet ankojne per lodhje, shtim ne peshe, dobesi trupore. Mund te kene floke te holle, lekure te thate, thonj qe keputen shpejt, ndryshime ne ciklin hormonal tek femrat, behen intolerante ndaj te ftohtit. Nje karakteristike e deficiences jodike eshte dhe zmadhimi i tiroides, shfaqja e te ashtuquajtures strume qe shpesh here i sjell pacientet tek mjeku. Ne varesi te madhesise se strumes, pacienti mund te manifestoje dhe simptoma te tilla si dispne, veshtiresi per tu gelltitur (disfagi), ulje e kapacitetit per ushtrimet, ngjirje zeri. Tek femijet Jodi eshte nje element kyç ne zhvillimin e sistemit nervor qendror prandaj nje kujdes i veçante duhet treguar tek nenat shtatezana, ku funksioni i tiroides duhet te jete brenda normes.
Kur tiroidja prodhon me teper çfare ndodh?
Keta paciente jane shpeshhere nervoze, te irrituar, anksioze, kane dridhje trupi te shprehur, dridhje te duarve. Crregullimet e humorit jane te shpeshta dhe ankojne nje lodhje dhe dobesi trupore te shprehur. Mund te kene rritje te rrahjeve te zemres (takikardi) ose dhe çrregullime te ritmit si rezultat i rritjes se prodhimit te hormoneve te tiroides. Ankojne per nje renie te shprehur ne peshe dhe intolerance ndaj te nxehtit. Shpesh here mund te vene re zmadhimin e tiroides ne formen e nje nodusi mbi siperfaqen e lekures.
Cilat jane ekzaminimet qe e ndihmojne pacientin te diagnostikoje tiroiden?
eshte e rendesishme qe ne ti veme veshin ankesave qe na dikton organizmi yne per ti kapur ne kohe semundjet. Nje pacient me simptomat qe listova me siper duhet te paraqitet menjehere tek mjeku endokrinolog per ekzaminime te metejshme imazherike dhe analiza. Pasi vleresohet funksioni i gjendres tiroide me analizat (analizat kryesore jane TSH, ft4, ft3, anti Tpo, anti Tg, antiTsh rec), mjeku ne varesi te situates mund te drejtoje pacientin per eko, skaner apo shintigrafi, qofte per te diagnostikuar shkakun apo dhe per te vleresuar ecurine e trajtimit. Pacientet duhet t`i kushtojne rendesi ankesave,m shpesh here jospecifike qe ka organizmi i tyre, per t`u drejtuar ne kohe tek specialisti. Anameza familjare ka nje rendesi te madhe ne patologjite e tiroides, prandaj duhet pasur parasysh dhe nga popullata. Rekomandohet gjithmone nje diete e shendetshme dhe aktivitet fizik i rregullt.
OPERIMI I GJENDRES TIROIDE (TIROIDEEKTOMIA)
Tiroideektomia eshte heqja kirurgjikale e te gjithe ose nje pjese te gjendres tiroide. Gjendra tiroide (glandula tireodea) eshte nje gjender ne forme fluture e vendosur ne bazen e qafes tuaj, pikerisht poshte molles se Adamit. Gjendra tiroide eshte nje nga gjendrat endokrine me te rendesishme ne trup, sepse hormonet qe i sekreton ajo rregullojne metabolizmin (shkalla dhe ritmi ne te cilin trupi shnderron ushqimin ne energji, si dhe menyra se si e shpenzon ate energji). Ajo kontrollon menyren dhe procesin ne te cilin indet perdorin ushqimin dhe kimikatet per te prodhuar energji. Ajo lidhet gjithashtu me krijimin e nxehtesise se trupit dhe forcen e muskujve, pushimin dhe zhvillimin e trupit, si dhe shperndarjen dhe mirembajtjen e lengjeve dhe kripes ne trup.
Tiroideektomia perdoret per te trajtuar çrregullime te ndryshme te gjendres tiroide, te tilla si kanceri, zmadhimi jo kanceroz i gjendres tiroide (gusha) dhe te gjendra tiroide teper aktive (hipertiroidizmi).
Se sa prej gjendres tiroide hiqet gjate tiroidektomise varet nga arsyeja e operacionit. Nese ju duhet te hiqni vetem nje pjese te gjendres tiroide (tiroidektomia e pjesshme), gjendra tiroide mund te funksionoje normalisht pas operacionit. Nese ju duhet te hiqni te gjithe gjendren tiroide (tiroidektomia totale), keni nevoje per trajtim ditor perjetshem me hormon sintetike tiroidene (levotiroksine) per te zevendesuar funksionin natyror te gjendres tuaj tiroide.
Pse behet tiroidektomia
Mjeku juaj mund te rekomandoje tiroidektomi nese keni gjendje te tilla si:* Kancer te gjendres tiroide
* Kanceri eshte arsyeja me e zakonshme per tiroidektomi.
* Zgjerimi jo kanceroz i gjendres tiroide (gushes)
* Heqja e te gjithe ose nje pjese te gjendres tiroide eshte nje mundesi nese keni nje strume te madhe qe nuk eshte e rehatshme ose shkakton veshtiresi ne frymemarrje ose gelltitje ose, ne disa raste, nese struma po shkakton hipertireoze.
Gjendra Tiroide teperaktive (hipertiroidizem) Hipertiroidizmi eshte nje gjendje ne te cilen gjendra tiroide prodhon shume hormone. Nese keni probleme me barnat antitiroidene (metamizol, propiltiouracil) dhe nuk doni terapi me jod radioaktiv, tiroidektomia mund te jete nje mundesi. Noduset papercaktuara ose te dyshimta te gjendres tiroide Disa noduse ose me i quajt ndryshe gunga te gjendres tiroide nuk mund te identifikohen se a jane kanceroze apo jo kanceroze pas testimit te nje mostre nga nje biopsi e punksionit te tiroides me gjilpere te holle. Mjeket mund te rekomandojne qe njerezit me keto noduse ose gunga te bejne tiroidektomi nese noduset kane nje rrezik ne rritje per te qene kanceroze.
Rreziqet e tiroidektomise
Tiroideektomia eshte pergjithesisht nje procedure e sigurt. Por si me çdo operacion, tiroidektomia mbart nje rrezik te komplikimeve.Komplikimet e mundshme perfshijne:
* Gjakderdhjen* Infeksionin
Nivele te uleta te hormoneve paratiroide (hipoparatiroidizem) te shkaktuara nga demtimi kirurgjikal ose heqja e gjendrave paratiroide. Keto gjendra jane te vendosura prapa gjendres tiroide tuaj dhe rregullojne kalciumin ne gjak. Hipoparatiroidizmi mund te shkaktoje mpirje, ndjesi shpimi gjilperash ose ngerçesh per shkak te niveleve te uleta te kalciumit ne gjak. Obstruktion te rrugeve te frymemarrjes te shkaktuara nga gjakderdhja. Zeri i perhershem i ngjirur ose i dobet per shkak te demtimit te nervit.