Ndryshimet ne mode shpesh here kane influencuar menyren se si zgjedhim modelin e flokeve, modelin e veshjeve, modelin e grimit, por gjithashtu edhe modelin e vetullave. Nga vetullat e holla deri tek ato te bera tattoo, kane shkaktuar demtim te parikuperueshem per qimet ne zonen e vetullave duke mos i lene ato te rriten dhe te formohen. Arsyet per mbjelljen e vetullave nuk vijne vetem nga faktore estetike por edhe prej faktoreve te tjere si, trauma apo gjendje mjekesore te ndryshme dhe renie e trasheguar e flokeve.
Vetullat luajne nje rol thelbesor ne shprehjet e fytyres dhe i japin asaj formen unike. Mbjellja e vetullave rikthen harmonine ne fytyre duke komplimentuar tiparet tuaja unike dhe strukturen e fytyres tuaj. Nepermjet teknikes Sapphire FUE, folikulat e flokeve transplantohen ne kendin, thellesine dhe saktesine me te larte, e cila arrin nje rezultat te perhershem dhe natyral.
Nese syte jane dritarja e shpirtit atehere vetullat jane korniza e asaj dritareje.
Nepermjet mbjelljes se vetullave ju do te perfitoni jo vetem nga teknikat dhe ambjentet moderne, por edhe nje rrezultat natyral dhe perfekt.Sa kushton mbjellja e vetullave?
Cmimi do te llogaritet nder te tjera, duke iu referuar numrit te grafteve qe do te transplantohen dhe teknikes qe do te perdoret. Ne polikliniken Dermolife perdorim analizen e flokeve si baze per te percaktuar oferten tuaj individuale.Avantazhet dhe disavantazhet
Avantazhet:
1. Përmirësimi i estetikes se fytyres: Mbjellja e vetullave mund të sjellë një përmirësim të dukshëm estetik në harmonine e fytyrës duke përshtatur formën dhe trashesine e tyre në mënyrë natyrale. 2. Rezultate të qëndrueshme: Transplanti i vetullave zakonisht ofron rezultate të qëndrueshme në kohë, duke e bërë atë një zgjedhje favorizuese për ata që kërkojnë një zgjidhje perfundimtare. 3. Rikthen vetebesimin: Për paciente te cilet që kanë humbur vetullat për shkak të arsyeve të ndryshme siç janë sëmundjet autoimune si alopecia, mbjelja e vetullave mund të jetë një zgjidhje efektive për të rikthyer pamjen e tyre fillestare.Disavantazhet:
1. Rrezik per infeksion: Si në çdo procedurë kirurgjikale, ka një rrezik të caktuar të infeksioneve, gjë që mund të shkaktojë komplikime të ndryshme. 2. Koha e rikuperimit: Pas transplantimit të vetullave, koha e rikuperimit mund te jete relativisht e gjate, gjatë së cilës pacientet mund të kenë disa kufizime gjate perditshmerise se tyre, duke perfshire stilimin dhe heqjen e vetullave per 5 muajt e ardhshem. Për të vendosur nëse mbjellja e vetullave është një zgjidhje e përshtatshme për ju, është e rëndësishme të diskutoni opsionet dhe pritshmëritë tuaja me mjekun specialist.Pyetjet me te shpeshta:
Transplanti i vetullave me tekniken mund te kerkoje cdo numer folikulash nga disa dhjetera p.sh. per mbulimin e nje nishani te vogel, deri ne disa qindra per restaurimin e plote te vetullave ne rastet e alopecise areata ose djegieve te renda. Per transplantin e vetullave, folikujt e qimeve merren nga skalpi i kokes duke perdorur mjete me diameter shume te vogel (0,7 - 0,8 mm), per te perfituar folikula shume te imta qe imitojne sa me shume qimet natyrale te vetullave. E gjithe proceudra kryhet me anestezi lokale. Per shkak te natyres specifike te transplantimit te vetullave, e cila kryhet ne menyre te persosur, eshte e nevojshme te gjenden folikula me diameter te vogel nga nje vend dhurues me shtrirje te kufizuar. Teknikat e avancuara te transplantit te vetullave ne kliniken Dermolife nuk kerkojne qe zona te rruhet perpara procedures.
Procedura paraprihet nga dizajnimi i formes dhe percaktimi i gjatesise dhe gjeresise se seciles vetull, per perputhje me deshirat e secilit individ dhe tiparet anatomike te fytyres se pacientit. Implantimi i grafteve per tek vetullat eshte nje teknike vecanerisht sfiduese qe kerkon vendosje te kujdesshme nen te njejtin kend dhe drejtim si qimet ekzistuese te vetullave. Implantimi kryhet duke perdorur nje implantues te posacem i cili mundeson pozicionimin e cdo folikuli te qimeve ne thellesine dhe kendin e duhur, ne menyre qe te arrihet nje efekt natyral ne masen maksimale te mundshme.
Micro FUE dhe DHI jane metoda absolutisht te sigurta, me kusht qe te kryehen nga nje ekip me pervoje dhe te kualifikuar ekipi mjekesor i kualifikuar i klinikes Dermolife. Ecuria pas procedures eshte plotesisht e qete me diskomfort minimal. Pacienti mund te rifilloje punen ose cdo aktivitet normal pas disa ditesh deri ne nje jave.
Rezultatet e transplantit te vetullave jane te perhershme dhe behen te dukshme brenda pak muajsh. Zakonisht, qimet e reja qe kane origjinen nga skalpi i kokes fillimisht kane nevoje per shkurtime periodike per te ruajtur gjatesine e duhur, por gradualisht do te marrin te njejten sjellje dhe drejtim si qimet para-ekzistuese te vetullave.