Rimodelimi i Mjekres

MENTOPLASTIKA eshte nje nga operacionet me te kerkuara ne praktiken e kirurgjise estetike. Mjekra konturon fytyren. Me madhesine dhe formen e saj i jep fytyres nje identitet dhe elegance. Forma e bukur e mjekres reflektohet ne madhesine, ne vijen e rregullt te bordures, ne gjeresine optimale, konture fine. Simetria e pjeseve te fytyres eshte shpesh nje çeshtje e mjekres. Nje fytyre simetrike eshte nje fytyre e bukur dhe mjekra eshte peshorja qe percakton ekuilibrin dhe harmonine e tipareve te saj. Nje mjeker e bukur dhe e harmonizuar me te gjitha pjeset e fytyres eshte shpesh arsyeja e nje aspekti jo te renduar nga pesha e viteve. Nje mjeker e deformuar apo e rene, madhe, asimetrike, apo shume e gjere, eshte e pamundur te fshihet me pasoje intimidim, ulje te vetebesimit dhe vetevleresimit. Mentoplastika eshte nderhyrja qe korrigjon difektet estetike te regjinit te mjekres.
Objektivi i kirurgeve te DERMOLIFE® eshte te vleresojne me prioritet aspektin funksional dhe te permiresojne pamjen estetike te mjekres dhe te gjithe fytyres tuaj. Mjeshteria e tyre bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te arrijne rezultate maksimale te secili individ, qe do te thote: mjeker e bukur, fine ne harmoni te plote me fytyren dhe personalitetin tuaj. Ju do te ndiheni rrezellitese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Mentoplastikes ne rastet kur keni:

► Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Mentoplastikes ne rastet kur keni:
► Mjeker shume te gjere
► Mjeker asimetrike
► Mjeker ne disproporcion me buzet dhe me hunden
► Pakenaqesi nga nderhyrjet e meparshme mentoplastike

PROCEDURA

Mentoplastika eshte nje nderhyrje shume delikate dhe e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te vleresoje me kujdes aspektin funksional, deformime te mundshme te lindura ose te fituara, kendin midis hundes dhe mjekres, kendin midis mjekres dhe buzes se siperme, defektet e, gjeresise ose majes se mjekres. Do te vleresoje gjithashtu raportin e mjekres me mollezat dhe hunden. Edhe karakteristikat e lekures luajne nje rol te rendesishem ne suksesin e nderhyrjes. Pas nje bashkebisedimi te gjere dhe informues, pasi te kete degjuar deshirat dhe pritshmerite tuaja kirurgu i DERMOLIFE® do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale tenderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do t’ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dheduhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standard te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale ne fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu, pas nje bashkebisedimi te hapur dhe mjaft informues, se bashku me ju, do te zgjedhe proceduren kirurgjikale me te pershtatshme per rastin tuaj.
Objektivi i kirurgeve te DERMOLIFE® eshte te vleresojne me prioritet aspektin funksional dhe te permiresojne pamjen estetike te hundes dhe te gjithe fytyres tuaj,duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne çdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, perjashto rastet kur eshte e domosdoshme anestezia gjenerale, anestezine lokale me sedacion. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Anestezia totale, e cila garanton mbarevajten e operacionit ne siguri te plote, kryhet duke vene ne gjume te thelle personin, duke realizuar frymemarrjen e tij me ane te makinerive te posaçme dhe duke ruajtur te gjitha funksionet fiziologjike te organizmit. Perdorimi i barnave te gjenerates se fundit ben te mundur nje zgjim te menjehershem, jo traumatik, pa marrje mendsh dhe te vjella si dhe lejon nje rekuperim te shpejte te individit.

Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale,duke arritur rezultate te shkelqyera e pa lene shenja te dukshme. Nderhyrja zgjat nga 1ore deri ne 2 ore e 30 min. Parashikohet te ktheheni ne shtepi brenda dites. Ne varesi te teknikes kirurgjikale te perdorur Mentoplastika mund te jete kirurgjikale ose me fillers. Ne Mentoplastiken kirurgjikale te gjitha prerjet kryhen ne brendesi te faqes pa lene shenja, ose nga jashte ne zonen nen mentum. Eshte nje nga teknikat me te sofistikuara te kirurgjise estetike dhe realizohet me sukses nga kirurget estetike italiane te DERMOLIFE® . Kirurgjia e hapur e lejon kirurgun te shohe direkt difektet e sistemit kockor dhe te mjekres dhe mundeson korrigjimin me saktesi maksimale. Nderhyrja estetike e mjekres mund te kryhet dhe permes injeksioneve me Fillers, pra me acid hyaluronik, vetetite e te cilit jane pervec ristrukturuese edhe rigjenerative per lekuren tuaj. Mund te kombinohet gjithashtu me nderhyrje te tjera kirurgjikale si Lifting i fytyres, Rimodelimi i hundes apo Blefaroplastika. Rezultati i Mentoplastikes kirurgjikale eshte i perhershem. Mentoplastika eshte e keshillueshme si per femrat ashtu edhe per meshkujt. Rekomandohet te realizohet pas moshes 16 vjeç, pra kur zhvillimi i kockave te fytyres ka perfunduar. Rimodelimi jokirurgjikal ka nje kohezgjatje 6 muaj deri ne 1 vit.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® mundeson arritjen e rezultateve maksimale ne aspektin estetik dhe ate funksional, sepse KUSH KERKON PER ME TE MIREN ZGJEDH DERMOLIFE.

Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote.  Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas.  Menjehere pas operacionit mbi mjeker vendoset nje mbulese e vogel prej materiali plastik ose allçie. Ne 48 oret e para pas nderhyrjes se mentoplastikes duhet te qendroni pushim. Nga dita e trete ju mund te beni nje jete te qete e normale, por jo aktivitete te sforcuara, sauna apo banja turke. Te evitohet ekspozimi ne diell,marrja e ushqimeve dhe pijeve shume te nxehta. Rekomandohet te shmangen aktivitetet sportive per te pakten nje muaj. Ditet e para mund te shfaqen edema dhe ekimoza. Shume rralle mund te verifikohen hemorragji qe kane nevoje per perdorimin e tamponeve. Pas shtate diteve nga nderhyrja, kirurgu do te procedoje me heqjen e materialit plastik ne mjekren tuaj. Pasi hiqet ky material, eshte e nevojshme te vendosen siper mjekres leukoplaste te posaçem per 5 -7 dite te tjera. Nje rezultat i qendrueshem do te vihet re qysh javet e para, megjithate rezultati perfundimtar vendoset pas disa muajsh nga interventi.
Fale profesionalizmit te kirurgeve tane, rezultatet e nderhyrjes do te jene: Mjeke e bukur, e shendetshme ne harmoni te plote me fytyren dhe personalitetin tuaj. Ju do ndiheni rrezellitese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse  DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.