Kolecistektomia Laparoskopike
Kolecistektomia laparoskopike eshte nje kirurgji
minimale invasive ne te cilen perdoren incizione te
vogla dhe instrumenta te specializuar per te hequr
nje fshikez temthi te inflamuar ose te semure.
Fshikeza e temthit eshte nje organ i vogel i
lokalizuar direkt nen melci ne kuadrantin e djathte
te siperm abdominal. Ajo depoziton bilen, e cila
prodhohet ne melci. Fshikeza e temthit e leshon
bilen ne zorre per te ndihmuar tretjen e yndyrnave.
Tretja normale eshte e mundur te realizohet edhe ne
mungese te fshikezes se temthit. Heqja e temthit
eshte nje opsion trajtimi nese inflamohet ose
demtohet rende nga semundja.
eshte e vertete se asnje operacion kirurgjikal nuk
eshte ndikuar me shume se kolecistektomia nga
shpikja e laparoskopise. Kolecistektomia
laparoskopike eshte bere procedura e zgjedhjes
rutine per heqjen e gureve ne temth apo heqjen e
fshikezes se temthit dhe aktualisht eshte procedura
me e shpeshte kirurgjikale abdominale ne vendet
perendimore.
Kolecistektomia laparoskopike ofron avantazhe ne
krahasim me kolecistektomine e hapur
Kolecistektomia laparoskopike ul dhimbjen
postoperatore, zvogelon nevojen per analgjezine
postoperatore, shkurton kohen e qendrimit ne spital
nga 1 jave ne me pak se 24 ore dhe pacienti i
rikthehet rutines se tij brenda 1 jave krahasuar me
1 muaj ne kolecistektomine e hapur. Kolectistektomia
laparoskopike sjell permiresim kozmetik te shenjave
te plages dhe permireson satisfaksionin e pacienteve
ne krahasim me kolecistektomine e hapur.
Indikacionet
Indikacionet per kolecistektomine laparoskopike jane
te njejta me kolecisektomine e hapur me ndryshimin
se kirurgjia e hapur rezervohej vetem per paciente
te rinj ne moshe dhe te dobet; ndersa laparoskopia
ofrohet dhe per paciente te vjeter ne moshe dhe
obeze.
Guret e temthit asimptomatike
* Guret e temthit me te medhenj se 3 cm ne diameter,
sidomos kur guret gjenden ne pozicione te fshikezes
se temthit me prevalence te larte per kancer te
fshikezes se temthit.
* Ductus cistik i obliteruar kronik
* Fshikeza e temthit jo funksionale
* Fshikeza e temthit e kalcifikuar
* Polip I temthit me I madh se 10 mm ne diameter ose
me tendence te rritet shpejt
* Traume e fshikezes se temthit
Guret e temthit simptomatike
* Kolika biliare * Kolecistiti akut
* Diskinezia biliare
Semundja komplekse e fshikezes se temthit
* Pankreatiti
* Koledokolitiaza
* Sindroma Mirizzi
* Fistula koledokoduodenale
* Kolecistiti akalkuloz
* Kanceri I fshikezes se temthit
Etiologjia
Guret kolesterolik dhe guret pigmentare kane
patogjeneze te ndryshme dhe faktor risku te
ndryshem.
Gure kolesterolik
Guret kolesterolik jane te lidhur me gjinine,
origjinen Europiane apo Amerikane dhe me rritjen e
moshes. Faktor te tjere risku jane :
* Obeziteti
* Shtatezania
* Perdorimi narkotikeve
* Gjentika
Obeziteti, rezistenca insulinike.diabeti mellitus
2,hipertensioni arterial, hiperlipidemit, te gjitha
keto jane te lidhura me rritjen e sekretimit te
kolesterolit i cili eshte nje faktor madhor per
zhvillimin e gureve.
Guret kolesterolik jane me te shpeshte te femrat qe
kane bere disa lindje. Lidhur kjo me nivelet e larta
te progesteronit, I cili ul kontraktilitetin e
vesica fellea duke çuar ne retension dhe perqendrim
me te larte te biles ne vesical fellea.
Disa medikamente jane te lidhur me formimin e gureve
kolesterolinik. Estrogjenet te marre si kontraceptiv
ose per trajtimin e kancerit te prostates rrisin
sekretimin e kolesterolit biliar. Clofibrati dhe
barnat e tjere hipolipidemik rrisni eliminim hepatik
te kolesterolit nepermjet sekretimit biliar te tij
duke rezultuar ne rritje te riskut per formimin e
gureve kolesterolinik. Analoget e somatotstatines
rrisin rriskun per shkak te uljes se zbrazjes se
vesica fellea.
Guret pigmentar
Guret pigmentar te zinj ndodhin ne individ me
turnover te larte te hemoglobines. Hemoliza si
shkaktare e lidhur me guret pigmentar perfshin :
anemine drepanocitare, sferocitozen hereditare dhe
beta talasemine. Ne cirroze, hipertensioni portal
shkakton splenomegali, kjo çon ne sekuestrim te
rruazave te kuqe te gjakut, si pasoje kemi nje
rritje modeste te turnoverit te hemoglobines.
Afersisht gjysma e pacienteve me cirroze kane gure
pigmentar.
Parakusht per zhvillimin e gureve kafe jane staza
intraduktale dhe kolonizimi bakterial kronik i
biles..
Semundjet te tjera :
Morbus Crohn, rezeksioni ileal apo patologji te
tjera te ileumit ulin reabsorbimin e kriprave
biliare dhe rrisin mundesin e zhvillimit te
gureve.
Patologji apo gjendje tjera qe predispozojn
zhvillimin e gureve jane:
* Djegiet
* Ushqimi parenteral
* Paralizat
* Traumat madhore
Formimi i gureve vjen si pasoje e uljes se stimulit
enteral te vesical fellea qe ka si rezultat stazen
biliare dhe formimin e gureve.
Epidemiologjia
Prevalenca e gureve te vesica fellea eshte e ndikuar
nga shume faktor, si gjinia, raca, gjenetika dhe
semundjet bashkeshoqeruese.
Statistika ne SH.B.A.
Ne SH.B.A. rreth 20 milion njerez (10%-20% te
adulteve) kane gure. Çdo vit 1%-3% zhvillojne gure
ne rruget biliare dhe 1%-3% shfaqin simptoma. Çdo
vit perafersisht 500,000 persona zhvillojne simptoma
ose komplikacione nga guret e rrugeve biliare, duke
e bere te nevojshme kolecistektomin.
Guret ne rruget biliare jane pergjegjes per 10,000
vdekje ne vit ne SH.B.A. Rreth 7000 vdekje jane
pasoje e komplikacioneve akute, siç eshte
pankreatiti akut. Rreth 2000-3000 vdekje jane pasoje
e kancerit te vesica fellea.
Statistika Internacionale
Prevalenca e gureve kolesterolik ne kulturat
perendimore eshte e njejte me ate ne SH.B.A. , por
ne Azi dhe Afrike prevalenca eshte lehtesisht me e
ulur. Sipas nje studimi Italian, 20% e femrave dhe
14% e meshkujve kane gure ne rruget biliare. Ne nje
studim Danez, prevalenca e gureve ne rruget biliare
ne personat e moshes 30 vjeç ishte 1.8% per meshkujt
dhe 4.8% per femrat, prevalenca ne personat e moshes
60 vjeç ishte12.9% per meshkujt dhe 22.4% per
femrat.
Prevalenca eshte me e larte ne popujt me origjine
nga Europa Veriore, me origjine Hispanike dhe me
origjine autoktone Amerikane.
Femrat kane predispozite me te madhe per zhvillimin
e gureve, veçanerisht gjate viteve te tyre
reproduktive.
Rreziku per te zhvilluar gure rritet me moshen.
Guret jane patologji e rralle te femijet ne mungese
te anomalive kongenitale ose çrregullimeve
hemolitike.
KLINIKA
A.SHENJAT DHE SIMPTOMAT
Vetem 20-25% e pacienteve me gure te vesica fellea
kane simptoma qe jane te lidhura direkt me guret. Jo
te gjitha simptomat ne pacient me gure ne vesica
fellae jane pasoje e gureve. Shpesh guret e vesica
fellea zbulohen rastesisht gjate nje ekografie
abdominale dhe jane asimptomatiik deri ne 80% te
rasteve. Simptoma e pare pothuajse perhere eshte
kolika biliare. Vetem ne 10% te pacienteve
manifestimi i pare eshte ikteri, kolecistiti apo
pankreatiti. Kolika biliare eshte pasoje e
obstruksionit te duktusit cistik ose te duktusit
komun biliar nga guri, i cili distendon visceren,
duke dhene dhimbje viscerale, e cila shpesh eshte e
forte, ne epigaster ose ne hipokondrin e djathte.
Dhimbja shpesh irradiohet ne regjionin
interscapular, ne shpatullen e djathte dhe ne krahe.
Shpesh fillon ne menyre akute dhe mund te persistoj
nga 15 minuta deri ne 5 ore. Pacienti mund te kete
nauze, me ose pa te vjella. Shfaqa e simptomave
gjate gjumit eshte e zakonshme. Pacientet mund te
zhvillojne dhimbje pas ushqyerjes, ushqimet e pasura
me yndyrna shpesh jane shkaku kryesore. Disa pacient
kane dhimbje qe nuk ka lidhje me ushqyerjen.
Pas episodit te pare te kolikes biliare, rreth 30% e
pacienteve nuk kane nje episod tjeter, por shumica e
pacienteve te tjere vuajne nga dhimbjet dhe
frekuenca e komplikacioneve eshte 1-3% ne vit. Per
nje pacient qe nuk ka pasur kurre nje episod te
kolikes biliare, frekuenca e komplikacioneve eshte
0.1-0.3%.
Guret e vesica fellea simptomatike quhen te
pakomplikuar nese karakterizohet nga episode te
dhimbjeve biliare me pak se 5 ore. Komplikacionet e
gureve te vesica fellea duhen dyshuar nese nje
episod i dhimbjeve biliare zgjat me shume se 5 ore
dhe nese ekzaminimet laboratorike, shenjat dhe
simptomat na orientojne per kolecistit akut,
pankreatit biliar akut, obstruksion biliar.
B.EKZAMINIMET LABORATORIKE DHE IMAZHERIKE
EKOGRAFIA – Ekografia e hipokondrit te djathte eshte
metoda e zgjedhur per diagnozen e gureve te vesica
fellea. Sensiviteti eshte me i madh se 95% per
zbulimin e gureve me diameter 1.5mm ose me te
medhenj. Me ekografi perveç gureve mund te shohim
madhesine e vesica fellea, trashesine e mureve te
kolecistes, madhesine e duktusit biliar komun. Guret
biliar shfaqen si fusha ekogjenike qe len hije prapa
tyre.
RADIOGRAFIA – Ndihmon ne zbulimin e gureve te
vesica fellea, kalçifikimin e murit te vesica fe
llea, ajrin ne kanalet e traktik biliar dhe
kalçifikimin e pankreasit
KOLECISTEKTOMIA LAPAROSKOPIKE – eshte nje
teknike qe konsiston ne heqjen e vesica fellea duke
perdorur laparoskopin, nje instrument fiberoptik, i
cili futet ne kavitetin abdominal.
Ekzistojne disa raste kur kolecistektomia
laparoskopike mund te perdoret. Perdorimi i gjere i
ekografise ka çuar ne rritje e zbulimit te rasteve
me gure te vesica fellea asimptomatik.
Indikacinonet ne pacientet asimptomatik jane :
Pacientet me sistem imunitar te kompromentuar Prania
e polipeve ne vesica fellea te cilet jane me te
medhenj se 10mm ose te cilet rriten me shpejtesi
Vesica fellea “Porcelan”
Guret me te medhenj se 3 cm ne diameter ne zonat
anatomike me prevalence te larte per kancer te
vesica felle
Indikacionet ne pacientet simptomatik jane :
Episode te kolikes biliar ne pacient me gure te
identifikuar
Kolecistit akut
Pacientet me diskinezi biliare te diagnostikuar me
kolecistokinin-HIDA kolecistoshintigrafi
Pacientet me pankreatit
Pacientet me koledokolitaze
Kunderindikacionet jane :
Koagulopati e pakontrolluar Paciente qe nuk
tolerojne anestezine e pergjithshme Semundje te
rende obstruktive pulmonare Insuficience kardiake
kongjestive Kancer i vesical fellea
ANAMNEZA DHE EKZAMINIMI FIZIK
Anamneza e mire eshte shume e rendesishme per
sigurimin e informacionve lidhur me patologjite
shoqeruese te cilat mund te ndikojne ne trajtimin
kirurgjikal
Pacientet me patologji kardiorespiratore mund te mos
e tolerojne impaktin e CO2 te pneumoperitoneumit ne
hedhjen kardiake ose eliminim e CO2. Pacientet me
koagulopati, perdoruesit e antikoagulanteve, duhet
te identifikohen dhe te menaxhohen.
Anamneza mund te identifikoje pacientet me risk me
te larte per koledokolitiaze ( pacientet me ikter,
pankreatit ose kolangit ) Ekzaminimi fizik i
abdomenit zbulon cikatricet nga nderhyerjet e
meparshme, herniet, stomat te cilet mund te pengojne
vendosjen e portave.
PLANIFIKIMI PREOPERATOR
Ne zonen preoperatore, pacienti pytet nese ekziston
ndonje shqetesim i cili nuk ishte present gjate
vizites se fundit klinike dhe qe mund te jete faktor
i rendesishem, per shembull : nje infark miokardial
.
Pacientit i kerkohet te urinoj, te zbraze plotesisht
veziken urinare para nderhyerjes kirurgjikale, per
te shmangur vendosjen e kateterit Folley i cili nuk
eshte i indikuar gjate kolecistektomise
laparoskopike.
Marrja e konsentit, rishikimi i analizave
laboratorike dhe imazherike.
POZICIONIMI I PACIENTIT
Pacienti vendoset ne pozicion supin, me doren e
djathe te ekstenduar.
Vendoset nje tub orogastrik per dekompresion te
stomakut.
Kirurgu primar qendron ne te majte te pacientit,
ndersa asistenti i kirurgut nga ana e djathte e
pacientit.
Kamera laparoskopike, burim drite,
elektrobisturia