Aknet jane me te zakonshme tek adoleshentet, megjithese prekin njerezit e te gjitha moshave.
Ne varesi te grades se tyre, aknet mund te shkaktojne shqetesim emocional dhe plage ne lekure. Sa me heret te filloni trajtimin, aq me i ulet eshte rreziku per probleme te tilla.
Cilat jane llojet e akneve?
Ka disa lloje aknesh, duke perfshire:
Aknet fungale ose aknet kerpudhore (pityrosporum folliculitis): Aknet kerpudhore jane nje lloj infeksioni ne folikulat e qimeve te lekures. Keto shfaqen si pucrra te cilat nuk ndryshojne forme dhe madhesi. Aknet kerpudhore shpesh shoqerohen me kruajtje. Ky lloj i akneve mund te shkaktoje pika te bardha dhe irritim. Ato shpesh ngaterrohen me aknet vuglaris te cilat shoqerohen me pika te zeza dhe te bardha. Trajtimi nuk i ngjan trajtimit ne kete rast. Aknet cistike: Aknet cistike shkaktojne puçrra dhe nyje te thella, te mbushura me qelb. Keto mund te shkaktojne plage dhe cikatrice. Aknet hormonale: Aknet hormonale prekin te rriturit te cilet kane nje mbiprodhim te sebumit qe bllokon poret. Aknet nodulare: aknet nodulare jane nje nenlloj tjeter i rende i akneve vulgaris. Ato shkaktojne crregullime te renda ne lekure dhe shfaqen ne forme gungash te dhimbshme nen lekure te cilat mund te rendohen me kalimin e kohes. Ky lloj aknesh nuk shfaqet me qelb ne maje dhe jane gjithashtu te dhimbshme ne prekje. Te gjitha keto forma te akneve mund te ndikojne ne vetevleresimin tuaj. Aknet cistike dhe nodulare mund te çojne ne demtim te perhershem te lekures ne formen e gropezave (shenjat post-akne). Opsioni me i mire eshte trajtimi i hershem i akneve ne menyre qe te parandalohen demtimet e metejshme ne lekure te cilat ndonjehere jane te pakurueshme.
Cilat opsione trajtimi jane ne dispozicion?
Kur vjen puna tek aknet, trajtimi nuk i ngjan trajtimit. Cdo individ ka nje histori te lekures se tyre, ndersa aknet zhvillohen nga mbiprodhimi i tepert i sebumit apo bllokimit te poreve ato ndodhin te kene protolloke te ndryshme trajtimi ne varesi te grades se tyre dhe crregullimit hormonal (nese ka). Nuk perjashtohet rasti i medikamenteve orale njekohesisht ose para trajtimit klinik te akneve. Rastet e perhapura te akneve nodulare mund te tregojne nje problem me shume baktere ne lekure. Ju mund te vini re se nyjet e akneve vazhdojne te shfaqen pas trajtimit, ose nyjet mund te perhapen ne te gjithe trupin. Ne raste te tilla, mjeku specialist mund te rekomandoje nje antibiotik oral per te hequr qafe bakteret e teperta. Kjo behet per te parandaluar qe bakteret te futen ne pore dhe te çojne ne formimin e puçrrave nodulare. Antibiotiket gjithashtu mund te zvogelojne inflamacionin e dhimbshem te lidhur me kete lloj puçrrash.
Çfare duhet dhe nuk duhet per kujdesin e lekures
Ashtu si me format e tjera te akneve, parandalimi i akneve nodulare fillon me kujdesin e mire te lekures. Se paku, sigurohuni qe ta beni.Kujdesi per lekuren 101
• Pastroni thellesisht fytyren dy here ne dite. Nese jeni person me aktivitet fizik te larte, ne mes te dites, nje tjeter larje e shpejte me nje pastrues te bute do te ndihmoje ne parandalimin e baktereve qe bllokojne poret tuaja.
• Aplikoni nje hidratues te lehte pasi te keni pastruar fytyren.
• Perdoreni masken e argjiles dy here ne jave per te balancuar yndyren, per te larguar qelizat e vdekura te lekures dhe bakteret nga poret.
• Sigurohuni qe te aplikoni kremkunder diellit me SPF 30 çdo dite. Nese jeni duke marre Accutane ose duke perdorur retinole, kjo eshte veçanerisht e rendesishme per te parandaluar djegien nga dielli.
• Shmangni prekjen e fytyres per te shmangur transferimin e baktereve ne lekuren tuaj.
• Lani gjithmone duart perpara se te aplikoni kozmetike.