Kirurgjia Plastike ne Klinika Dermolife

Historiku i Klinikes Dermolife

Poliklinika Dermolife ka nisur aktivitetin e saj më 5 dhjetor 2002, themeluar nga doktoresha e mirenjohur dermoestetiste Dr. Lida Hoxha e cila ka revolucionarizuar konceptin e dermoestetikës në Shqipëri, duke sfiduar tabutë dhe duke ofruar shërbime estetike sipas standardeve perëndimore.
Nder departamentet me rendesi te vecante prane Dermolife eshte ai i kirurgjise estetike, plastike dhe rikonstruktive, për të cilën kemi bashkëpunuar që në gjenezë me kirurgë Italianë me eksperiencë shumë vjecare, me curriculume të pasura, me ushtrimin e profesionit të tyre në të gjithë Italinë, në Europë, Brazil dhe vende të tjera të botës. Angazhimi dhe perkushtimi i vazhdueshem në cilësinë e sherbimeve te ofruara prane Dermolife ka ndihmuar në konsolidimin e reputacionit te poliklinikes si një lider në fushën e mjekesise estetike.
Kirurgjia plastike ndahet në dy pjesë: kirurgjia plastike estetike dhe kirurgjia plastike rikonstruktive. Të gjitha llojet e kirurgjisë estetike dhe plastike ofrohen prej 22 vitesh në poliklinikën Dermolife.
Ndër vite jemi njohur me raste nga më të ndryshmet të kirurgjisë plastike, shumë peronazhe të njohur ose jo, rimodelime te formave trupore, të fytyrës, njerëz të cilët kanë sfiduar për shumë vite mbipeshën, bullizmin, etj.

Ky sukses, ky besim i njerëzve nuk vjen pa qëllim. Përse njerëzit i besojnë pamjen e tyre Dermolife-it? Në këtë poliklinikë pacienti siguron gjithcka i nevojitet para dhe pas ndërhyrjes duke i dhene atyre mbeshtetjen dhe asistencen e nevojshme ne cdo faze te procesit perfshire periudhen post-operatore.
Përveç kirurgjisë plastike, klinika ofron gjithashtu gamen e plote te shërbimeve estetike si trajtime anti-rrudhe me biostimulues, botoks dhe acid hialuronik, lazer Fraxel, epilimin me lazer, mesoterapite, dhe shumë më tepër.

Departamenti i kirurgjisë së përgjithshme, kirurgjise bariatrike dhe ate vaskulare në Dermolife janë gjithashtu tre sektore ku punohet me shumë përkushtim, rigorozitet dhe inovacion, per të arritur përsosmërinë në çdo aspekt.

Laboratori Analizave ne Dermolife

LABORATORI DERMOLIFE

Vitet e fundit tek Dermo Life eshte krijuar edhe laboratori i analizave me aparatura moderne. Pacienti mund te beje te gjitha llojet e analizave, eko te ndryshme, vizita tek mjeket e specialiteteve te ndryshme, fertilizim in vitro etj. Edhe ne kete sektor Dermo Life ka zgjedhur te punoje me nje staf shume te kualifikuar. Persa i perket fertilizmit in vitro, ne jemi krenare per mrekulline qe ka bere stafi i mjekeve te cilet jane shkolluar ne Londer. Suksesi i tyre eshte ne 83%. Gjithashtu edhe reparti i endokrinologjise ka njohur suksese te medha duke operuar me sukses edhe raste shume te komplikuara.

PRODKTET DERMO-ESTETIKE

Produktet dermo-estetike jane markat me te famshme ne bote dhe 100% bimore, ato te cilat perdoren per trajtimet patologjike ose per trajtimet estetike. Klinikes Dermo Life i eshte besuar ekskluziviteti i ketyre markave, fale seriozitetit dhe profesionalizmit te treguar gjate viteve qe ushtron aktivitetin e saj. Linjat kryesore te produkteve: FILORGA, LAKSHMI dhe SESDERMA, jane nje vlere e shtuar e kesaj klinike e cila i perdor ato ne trajtimin ne qender si dhe ndihmon pacientet e saj per t’i perdorur edhe ne shtepi, per nje rezultat akoma me te mire te trajtimeve.

Produkte estetike tek poliklinika dermolife

DermoLife eshte ne sherbim te klienteve ne kohe dhe ne cilesi, me nje staf te specializuar ne fushen e dermo – estetikes dhe ne bashkepunim me nje ekip mjekesh nga Italia te cilet do t’i gjeni ne çdo kohe ne dispozicionin tuaj per te zhvilluar konsulta dhe per t’ju dhene informacione mbi nderhyrjet ne fushen e kirurgjise plastike, gjithnje duke patur si prioritet shendetin tuaj e me pas pamjen e jashtme, per te cilen ne investohemi qe ju te mbeteni te kenaqur.