Ne vend qe thjesht te eliminoje yndyren, liposkulptura gjithashtu krijon tonifikim dhe definicion te larte me ane te yndyres se mbetur. Kjo procedure mund te jete veçanerisht e dobishme ne zonat qe nuk i pergjigjen dietes dhe stervitjes.
Liposkulptura funksionon me mire nese keni elasticitet te mire te lekures dhe nese nuk konsumoni duhan.
Kandidati ideal eshte afer peshes se tij ideale dhe ka nje BMI nen 30. Mund te mos funksionoje mire nese keni muskuj te dobesuar ose lekure te lirshme nga mosha ose shtatzenia.
Duke qene se liposuction dhe liposkulptura jane procedura te personalizuara, gjate konsultes tuaj falas, kirurget e DERMOLIFE do te ekzaminojne rastin tuaj dhe do tju informojne gjeresisht ne lidhje me proceduren, nese jeni nje kandidat i mire per te dhe periudhen post-operatore.
Koha dhe procesi i rikuperimit per liposkulpture eshte shume i ngjashem me ate te liposuksionit. Pacientet ne pergjithesi do te kene nevoje per rreth nje jave pushim nga puna dhe shumica e aktivitetit fizik duhet te mbahet ne minimum per ndoshta dy jave. Priten hematoma dhe edema, dhe ato mund te vazhdojne nga kater deri ne 10 jave, ne varesi te intensivitetit te punes qe eshte kryer dhe teknikes se kirurgut.
Perveç kesaj, pacientet do te duhet te mbajne korse pas operacionit per kater deri ne gjashte jave ne menyre qe te ndihmojne ne minimizimin e edemave, si dhe te ndihmojne ne parandalimin e formimit te seromave. Seroma eshte nje leng limfatik i cili grumbullohet brenda trupit dhe mund te formohet pasi liposuksioni le "tunele" te zbrazeta ne trup ku perpara procedures kishte depozita yndyrore. Korsete kompresuese do te ushtroje mjaftueshem presion tek hapesirat boshe ne menyre qe mos te formohen seroma.
Eshte e rendesishme qe pacientet te kene parasysh se liposkulptura nuk eshte nje procedure per humbje peshe. Megjithate, pas liposkulptures ju do te zbuloni se trupi juaj do te jete me i konturuar dhe permasat do te jene permiresuar. Ju do te dukeni me mire ne rrobat tuaja dhe madje mund te zbrisni disa masa ne veshje.
Ne pergjithesi, liposkulptura eshte me e nderlikuar se liposuksioni, sepse dimensioni dhe forma e pergjithshme e trupit duhet te merret parasysh dhe te permiresohet. eshte nje teknike relativisht e veshtire e cila kerkon nder te tjera nje sy artistik dhe teknike te shkelqyer aplikimi.
► Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Liposkulptures ne rastet kur keni:
► Depozita dhjamore inestetike te barkut, kofsheve, gjunjeve, hijeve, vitheve, qafes etj.
► Depozita dhjamore te cilat nuk eleminihen me diete apo ushtrime fizike.
► Inestetizma te fytyres(molleza te sheshta, rrudha, buze te holla etj), vitheve, kraheve, kofsheve, pulpave etj. qe mund te korrigjohen me liposkulpture.
► Renie dhe leshim i vitheve.
► Gjoks i vogel
► Cikatrice nga djegiet.
PROCEDURA
Liposkulptura eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do te programoje e do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen qe ju te keni pritshmeri konkrete dhe reale. Do te studioje me imtesi gjendjen e lekures, te indeve nenlekurore dhe muskulore te zones se interesuar dhe te gjithe trupin ne teresi. Kirurgu i DERMOLIFE ® vlereson gjithashtu gj e ndjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standart te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te realizojne Liposkulpturen me rezultate maksimale duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Liposkulptura mund te realizohet me anestezi spinale, me anestezi lokale dhe sedacion ose me anestezi gjenerale. Ne kete rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh anestezine lokale me sedacion dhe te shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Mundeson gjithashtu perdorimin e nje sasie shume te vogel barnash gjate operacionit. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojn eankthin dhe provokojne nje gjendje gjume te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.
Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale. Nderhyrja zgjat nga 1-3 ore ne varesi te sasise se dhjamit qe do te aspirohet dhe numrit te zonave qe do te rimodelohen. Liposukscioni konsiston ne aspirimin e dhjamit te tepert me ane te nje mikro-kanjule dhe shiringe aspiruese permes nje incizioni 2 milimeter. Mikro-kanjulat mundesojne aspirimin tridimensional te dhjamit, pra te adipociteve ne cdo nivel, si ne siperfaqe ashtu edhe ne thellesi. Kirurget italiane te DERMOLIFE® operojne me nje nga teknikat me te sofistikuara te diteve te sotme ne nivel global, teknika Tumescente. Konsiston ne infiltrimin lokal (ne zonen qe do te rimodelohet) te nje perzierje me solucion fiziologjik, preparat vazokonstriktor dhe anestetik. Kjo teknike favorizon anestezine me te mire qe zgjat gjate nderhyrjes se Lipoaspiracionit, shmang demtimin e eneve te gjakut, minimizon gjakrrjedhjen dhe mundeson aspirimin e nje sasie me te madhe indi dhjamor e ne menyre me te lehtesuar. Minimizimi i hemorragjise ndihmon edhe ne rekuperimin me te shpejte post-operator. Pasi aspirohet, dhjami autolog centrifugohet per tu ndare nga serumi dhe plazma dhe injektohet ne zonen qe do te rimodelohet.
Liposkulptura eshte nje ekspresion artistik i kirurgut plastik. Ne do rast stafi yne i kirurgeve ju garanton rezultate befasuese dhe ju do te ndiheni me te bukura se kurre, sepse KUSH KERKON PER ME TE MIREN ZGJEDH DERMOLIFE.
Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote. Disa ore pas nderhyrjes parashikohet te ktheheni ne shtepi, ne disa raste mund te duhet te qendroni nje nate ne klinike. Mbas nderhyrjes mjeket e DERMOLIFE® keshillojne pushim 24-48 ore si dhe te ngriheni e te levizni nga pak qe nga dita e pare pas operacionit. Dhimbja pergjithesisht eshte modeste dhe e kontrolluar nga barna analgjezike qe merren ne klinike dhe ne shtepi. Mjekimi i plageve kryhet 2 – 5 dite pas operacionit, pas 7 – 14 dite hiqen penjte. Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas. Rekomandohet veshja e getave/korseve elastike 24 ore ne dite per 3 jave. Pjesa me e madhe e edemes do te zhduket brenda 2-3 javesh. Aktiviteti seksual duhet te shmanget per nje kohe prej 2 jave. Pas 3-5 dite mund t’i riktheheni punes, duke perjashtuar aktivitetet e lodhshme. Brenda 2-3 javesh do te mund t’i riktheheni aktiviteteve normale, perfshire edhe ushtrime fizike te lehta dhe pak me vone atyre sportive. Nje diete e kontrolluar dhe ushtrime fizike te rregullta jane te rendesishme per te mbajtur per nje kohe te gjate benefitet e nderhyrjes.
Objektivi i kirurgeve tane italiane eshte te realizojne Liposkulpturen me rezultate maksimale, qe do te thote zona te rimodeluara sa me natyrale ne harmoni te plote me trupin dhe siluete qe ju ben te ndiheni rrezellitese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.