Transplanti i Flokeve

Sapphire FUE & D.H.I

Mjeke me te mire Turq per transplantin e flokeve

Klinika Dermolife ofron sherbime te transplantit te flokeve sipas standardeve nderkombetare te cilesise me te larte ne Europe dhe mbare boten, qe nga viti 2002.

Rezultate
natyrale
Mjeket me te mire Turq per transplantin te flokeve
Ekip Suportues 5+
Standard i larte
sherbimi

Renia e flokeve eshte nje problematike e cila prek nje perqindje te madhe te popullsise, prandaj nese keni floke te holle ose hapesira boshe ne koke, ju nuk jeni te vetmit. Fatmiresisht mjekesia moderne estetike disponon opsione te ndryshme per te mposhtur renien e flokeve. Mbjellja e flokeve mund te jete nder opsionet ideale. Zakonisht kjo procedure kombinohet me trajtime te tjera estetike mini-invazive per te pershpejtuar procesin e rikuperimit dhe per te maksimizuar rezultatin perfundimtar.

Cfare eshte mbjellja e flokeve?


Vit pas viti, hollimi dhe renia e flokeve prek 85% te meshkujve dhe 40% te femrave. Shkaktari me i zakonshem i renies se flokeve tek meshkujt quhet alopecia androgjenike. Trajtimi mjekesor per kete gjendje zakonisht eshte minoksidili dhe finasteride, por disa njerez preferojne zgjidhje te perhershme sic eshte transplanti i flokeve.

Transplanti i flokeve eshte nje nderhyrje mini-invazive gjate se ciles flokët e shëndetshëm që rriten në anën e pasme dhe anash kokës, e ashtuquajtura zona donatore, transplantohen në zonat e kokës që vuajne nga renia e flokeve. Ndryshe nga flokët në majë të kokës, ne zonen donatore floket jane imun ndaj efekteve të dëmshme të dihidrotestosteronit, një androgjen që shkakton renien e flokeve. Teknikat kane ndryshuar qe nga prezantimi i procedures dhe pamja estetike eshte permiresuar ne menyre dramatike. Nga qepjet inestetike te teknikes FUT te disa dekadave me pare, tani njerezit mund te gezojne rezultate natyrale pa prerje dhe pa shenja.

Teknikat e transplantit te flokeve:


Poliklinika Dermolife perdor vetem teknikat me moderne, me te sigurta dhe efektive te mbjelljes se flokeve. Kryesisht përdoren dy teknika për transplantin e flokëve:

FUE: Nxjerrja e njësisë folikulare DHI: Implantimi i drejtpërdrejtë i flokëve

1. Me teknikën FUE, flokët nxirren individualisht një nga një nga zona donatore. Në këtë mënyrë pacientit nuk i lihen shenja të dukshme pasi nuk i bëhet asnjë prerje. Nje element diferencues i teknikes FUE eshte krijimi i kanaleve ne te cilat pas fazes se nxjerrjes do te implantohen graftet. Këto kanale ndihmojnë për të përcaktuar këndin, drejtimin dhe densitetin e rritjes së flokëve pas procedures.

2. Transplanti me teknikën DHI është i ngjashëm me FUE, ndryshon vetëm metoda e implantimit. Pas nxjerrjes së folikulave, këto të fundit mund të implantohen drejtpërdrejt pa qene e nevojshme hapja paraprake e kanaleve. Kjo teknike preferohet nga pacientet pasi qethja eshte opsionale, procedura zgjat me pak ne kohe dhe koha e rikuperimit eshte me e shkurter.

Çfarë ndodh pasi te keni kryer mbjelljen e flokeve?


Ajo që do të ndodhë është e ngjashme me çdo procedure të të njëjtit lloj, pavarësisht nga teknika e përdorur.

> Shumë pacientë rikthehen në punë 1 ose 2 ditë pas procedurës. Megjithatë, shumë njerëz preferojnë të pushojnë, duke marrë te pakten një javë pushim. >15 ditë me vone, floket e transplantuar do te fillojne te bien. Renia do te vazhdoje deri ne muajin e 5-te pas procedures. Ky fenomen eshtë një efekt anësor i zakonshëm, si pasoje e humbjes se shokut ose traumes se kokes. Kjo do të thotë që flokët e vjetër po bien, ndërsa graftet e reja të flokëve po zënë rrënjë.

>Mund të mos vini re një ndryshim të madh në rezultatet e transplantit të flokëve gjate kesaj periudhe. Kjo ndodh sepse pas humbjes fillestare – të dukshme, qimet e reja rriten rreth 1 cm në muaj.

> Pasi cikli i renies se flokeve te kete perfunduar, ju do te shihni nje rritje te shendetshme te flokeve te rinj e cila zgjat deri ne muajin e 12-te pas transplantit te flokeve. Pavarësisht kësaj, pacienti duhet të vazhdojë të kujdeset për folikulat e reja te transplantuara, siç këshillohet nga specialistet për të paktën 18 muaj pas procedurës. Në këtë pikë, edhe zona donatore do te jete rikuperuar plotesisht. Duke lënë mënjanë kohën, durimi është miku më i mirë i atyre që duan t'i nënshtrohen një procedure të ngjashme, sepse rezultati ia vlen gjithmonë!

Komplikimet e mundshme


Komplikimet e mundshme pas transplantit të flokëve përfshin shërim të dobët (me lezione të dukshme), mbijetesë të dobët të disa prej rrenjeve të transplantuara (për shembull për shkak të dëmtimit të folikulit gjatë 10 diteshit te pare te rikuperimit) dhe rezultate estetike që nuk janë mjaftueshëm natyrale.

Komplikimet e sipërpërmendura mund të reduktohen nëse drejtoheni tek mjekët e specializuar dhe ekspertë të këtij departamenti. Në çdo rast, edhe përparimi i ngadaltë i renies se flokeve mund të prishë rezultatin estetik në muajt dhe vitet në vijim; për këtë arsye mund të jetë e nevojshme të vazhdohet marrja e barnave specifike te rekomanduara nga mjeku specialist.




PROCEDURA E TRANSPLANTIT TE FLOKEVE

Mosperdorimi i medikamenteve qe shkatojne hollimin e gjakut 10 dite para mbjelljes se flokeve. Eshte e rendesishme te pastrohet zona ku do te mbillet para proçedures qe te jete pamja sa me e qarte.
Preferohen veshjet e rehatshme, kemisha, veshje sportive te hapura qe ju lejojne ti hiqni dhe vishni lehte dhe te mos prekin koken.

Pas procesit mund te lahen floket 1 here ne dite qe te parandalohet zhveshja e lekures. Duke filluar nga 3 muajt e ardhshem, fillojne te shfaqen floket e rinj. Ndryshimet e medha do te shihen ne muajin 5-6 pas procedures. Pas muajit te 9-te ndryshimi do te jete 90%. Pra, me mbjelljen e flokeve, pacienti do te kete floke te reja pas 1 viti.

Kujdesi dhe ndjeshmeria e flokeve te rinj eshte me rendesi te madhe ne kete proces. Te nesermen pas intervenimit behet trajtimi ambulantor tek zona donatore dhe zona e mbjelljes. Fillimisht hiqet gaza sterile dhe me pas pastrohen te dy zonat ku eshte punuar. Kryhet larja e zones se mbjelle dhe zones donatore. Pacientit i shpjegohet me detaje procesi i larjes se flokeve. Pasi jane ndjekur me perpikmeri keshillat nga pacienti per rreth 15 dite me rradhe siç e kemi informuar, ne diten e 15-te, te gjitha rrjepjet e mundshme ne zonen e mbjelljes eliminohen dhe procesi i larjes perfundon. Me pas, pacienti mund te jete ne gjendje te vazhdoje jeten normale. Ju duhet te ndiqni me perpikmeri udhezimet dhe rekomandimet e dhena nga mjeku pas mbjelljes se flokeve.