Cfare eshte gastroskopia?
Gastroskopia apo endoskopia eshte nje ekzaminim gjate te cilit ekzaminohet trakti i siperm tretes, me ane te nje pajisje qe quhet gastroskop. Tubi, i njohur si nje endoskop, ka nje drite dhe kamere ne njeren ane, ne menyre qe mjeku te mund te inspektoje zonen dhe te kontrolloje per çdo simptome te semundjes. Ne disa raste, ne gastroskop mund te bashkengjiten instrumente te posaçem per te marre mostra te indeve (te quajtura biopsi) per t'u analizuar ne nje laborator. Instrumentet gjithashtu mund te bashkengjiten ne endoskop per te lejuar heqjen e p.sh. polipeve.
Kur eshte e nevojshme kryerja e gastroskopise?
Gastroskopia mund te jete e nevojshme per te kryhet ne situatat e meposhtme: kthimi i lengjeve te stomakut ne ezofag; djegie prapa derrases se kraharorit; dhimbje te pjeses se siperme te barkut; te vjella te shpeshta; veshtiresi ne gelltitje, etj.
Kjo per arsyen se situatat e lartpermendura mund te konfirmojne: refluksin gastro-ezofageal, ezofagitet, ulçerat duodenale dhe te stomakut, duodenitet (pezmatimet e duodenit), gastritet ( pezmatim i stomakut), kancer te stomakut apo te ezofagut. Si ne rastin e cdo patologjie tjeter, diagnostimi i hershem ben te mundur kurimin e patologjise, dhe ne rastin e kancerit edhe shpetimin e nje jete.
Gastroskopia si procedure mund te zgjase rreth 15 minuta (perfshire kohen e parapergatitjes dhe sedacionit). Nuk eshte e dhimbshme, por mund te perceptohet si nje ndjenje parehatie me pas, sepse gjate ekzaminimit fryhet stomaku me ajer qe te shikohet sa me imtesisht.
Çfare keshillash duhet te ndiqen para procedures?
Se pari, stomaku duhet te jete bosh, prandaj pacienti duhet te rrije te pakten 8 ore pa ngrene perpara ekzaminimit. Duke qene se kryhet nen anestezi sedative, pra me qetesues lind nevoja qe pacienti te jete i shoqeruar. Gjithashtu, rekomandohet qe nje apo 2 dite perpara procedures te mos perdoren disa lloj medikamentesh si per shembull antikoagulantet (holluesit e gjakut).
Si tolerohet endoskopia nga ana e pacientit?
- Shume paciente jane te keqinformuar paraprakisht per ekzaminimin e gastroskopise. E mendojne si nje procedure te veshtire dhe keshtu qe psikologjikisht (?) jane ne dileme per realizimin e saj.
- Ne fakt eshte krejt e kunderta. Procedura eshte e lehte, pa dhimbje dhe e pademshme.
- eshte nje nga ekzaminimet baze per te vendosur nje diagnoze te sigurte dhe per tu orientuar ne trajtimin e metejshem.
- Pas perfundimit te procedures se endoskopise, pacientet mund te largohen nga klinika per ne shtepi pas 30-60 minutash.
- Ne qofte se procedura eshte kryer me sedacion (qetesues), pacientit do i duhet te qendroje ne klinike me gjate se koha e pershkruar me siper.
- Pas largimit nga klinika, pacienti nuk mund te drejtoje makinen per 2 ore, nuk mund te punoje ne makineri per 2 ore, nuk duhet te konsumoje alkool per 24 ore. Per tu larguar nga klinika, pacienti duhet te jete i shoqeruar me dike.
A duhet perseritur gastroskopia?
Normalisht pas mjekimit duhet te behet nje ekzaminim ri kontrolli per te rivleresuar gjendjen.