Kirurgjia e Variceve
Venat varikoze jane vena te zgjeruara, te fryra ose te perdredhura. Ne pergjithesi termi variçe i referohet venave te kembeve, por ato mund te ndodhin kudo tjeter, si ne venat e ezofagut, stomakut, pelvike, venat ovariane te femrat ose venat e skrotumit te meshkujt etj. Nje pjese e venave jane te pajisura me valvula per te penguar fluksin retrograd te gjakut.duke beret e mundur kthimin normal te gjakut ne zemer. Muskulatura e venave te gjakut te kembeve,nepermjet kontraktimit bejne te mundur qarkullimin e gjakut nga periferia drejt zemres. Kur valvulat ose muskulatura e venave nuk funksionojne sic duhet, nje pjese e gjakut kthehet prapa drejt kembeve,duke u grumbulluar dhe duke bere qe venat te zgjerohen dhe te marin ngjyre vjollce ose blu.
Shenjat klinike:
• Dhimbje e gjymtyreve te poshtme
• Lodhje dhe enjtje e kembeve
• Mpirje dhe mizerime te kembeve
• Djegie e kembeve
• Kembe te renda sidomos gjate qendrimeve te gjata ne kembe pa levizur ose ulur per nje kohe te gjate, ne periudhen e nxehte , gjate ngritjes se peshave te renda.
• Kruarje mbi zonen e venave varikoze
• Kapilare ne forme merimange(qe jane kapilare te vegjel te kuq ne siperfaqen e lekures se kembes se prekur) dhe mbingjyrosje e ketyre zonave
• Inflamacion te lekures ose ulcera
Shkaqet:
• Trashegimia; Venat varikoze kane kryesisht prejardhje gjenetike ne shumicen e rasteve.
• Mosha:venat e humbasin elasticitetin e tyre me kalimin e kohes, duke shkaktuar keshtu problem me qarkullimin e gjakut.
• Historia e trombozes se venes se thelle, e cila rrit riskun e venave varikoze. • Imobilizimi:qendrimi ulur per nje kohe te gjate ne pune apo gjate udhetimit pasi menyra e jeteses pengon qarkullimin e gjakut. Gjithashtu edhe qendrimi per nje kohe te gjate ne kembe eshte factor predispozues per zhvillimin e tyre. • Traumat fizike: demtimi I eneve te gjakut ne gjymtyret e poshtme mund te coje me vone ne pamjaftueshmeri venoze.
• Shtatezania: ndryshimet hormonale, ndryshimet e presionit te gjakut dhe shtimi ne peshe kontribojne ne demtimin e venave.
• Gjinia: femrat jane dy here me te predispozuara ndaj zhvillimit te venave varikoze.
• Obeziteti ; pasha e tepert eshte nje tjeter shkak qe ndikon ne zhvillimin e venave varikoze.
Kur demtimi i venave varikoze behet i parikthyeshem,shoqeruar bashke me dhimbjen,parestezine e gjymtyreve te poshtme, ndryshime ne lekure, plaget qe shkaktohen nga presioni i rritur ne vena, mpiksje e gjakut dhe edeme e venave varikoze, menyra e trajtimit eshtr ligatura dhe striping i ketyre venave.
Cfare eshte ligatura dhe striping?
Ligatura nenkupton prerjen dhe lidhjen kirurgjikale te venave te demtuara. Ligacioni ndiqet nga striping i venave(heqja e tyre me terheqje) duke perdorur nje prerje minimale invazive kirurgjikale.
Para interventit:
Nevojitet marja e informacionit per medikamentet qe pacienti mer, suplemente apo medikamente pa recete, marja e nje anamneze te sakte te semundjes,sasia e pijeve alkolike apo duhanpirja.
Gjate diteve para interventit kerkohet:
-Te ndalohet marja e medikamenteve qe veshtiresojne koagulimin e gjakut(antikoagulantet si: aspirina,Ibuprofen,Naproxen etj),hollues te gjakut si Warfarin dhe medikamente te tjera.
Pergatitja pre-operatore:
-Duhet te mos konsumohet apo te pihet asgje per te pakten 6 deri 8 ore para operacionit
- Kryerja e disa ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike.
Interventi:
Anestezia:spinale ose e pergjithshme
Kirurgu kryen prerje te vogla ne regjionin inguinal ku kryhet prerja dhe ligatura e Vena safene magna. Gjithashtu kryen edhe disa prerjete tjera te vogla ne zonen e venave varikoze te dukshme ku behet terheqja dhe lagimi i venave te demtuara.
Pas procedures:
Kembet mbeshtillen me fasho per te kontrolluar enjtjen dhe hemoragjine pas interventit per 7 deri 8 dite. Kirurgu jep udhezime specifike qe duhet te ndiqen pas interventit. Ne menyre specifike perfshijne:
. Kufizimi i aktivitetit fizik per ditet e para
.mbajtja e kembes ne pozicionin ngritur
. Mbeshtjellja dhe komprimimi i kembes
Prognoza:
Pas nderhyrjes dhimbja dhe pamja e kembes suaj ndyshon duke u permiresuar dita dites.
Pse eshte e rendesishme interventi???
Kirurgjia behet per 2 arsye. E para eshte trajtimi i venave varikoze. Duke bashkevepruar per heqjen e venave varikoze, ligatura dhe striping i venave kryhet per te ndihmuar ne parandalimin e perseritjes se tyre. Kjo behet kryesisht nese ka evidence te insuficiences valvulare brenda venave kryesore qe shkaktojne venat varikoze.
Ligatura dhe striping i venave behet kur qarkullimi i gjakut ndodh ne menyre sekondare deri ne insuficience venoze dhe pacientet vuajne nga simptoma te kesaj insuficience.
Keto simptoma perfshijne enjtje te kembeve, ndryshime ne lekure, dhimbje dhe ne raste te vecanta ulcera. Heqja e venes ss demtuar ndihmon ne kontrollimin e simptomave dhe ne rastet e ulcerimit ne sherimin e saj.
Heqja kirurgjikale e venes eshte e nevojshme edhe ne disa situata per trajtimin e trombozes venoze siperfaqesore ose flebitin. Cdo pacient vleresohet dhe trajtimi individualizohet nga rrethanat e pacientit.