Rinoplastika eshte nje nga operacionet me te sofistikuara dhe me te kerkuara ne
praktiken e kirurgjise estetike. Hunda eshte qendra e fytyres. Me madhesine dhe formen e saj i
jep fytyres nje identitet. Forma e bukur e hundes reflektohet ne madhesine, ne vijen e rregullt
te siperme, ne gjeresine optimale, ne flegra fine. Simetria e pjeseve te fytyres eshte shpesh
nje çeshtje e hundes. Nje fytyre simetrike eshte nje fytyre e bukur dhe hunda eshte peshorja qe
percakton ekuilibrin dhe harmonine e tipareve te saj. Nje hunde e bukur dhe e harmonizuar me te
gjitha pjeset e fytyres eshte shpesh arsyeja e nje aspekti jo te renduar nga pesha e viteve.
Gjithashtu sistemi yne respirator fillon me hunden dhe ne nje shumice rastesh deformimet
estetike te hundes shoqerohen me demtime te strukturave te brendshme duke shkaktuar veshtiresi
ne frymemarrje dhe rrjedhimisht lodhje, gjume te stresuar,mungese perqendrimi, renie te
performances ne aktivitetet e jetes se perditshme. Nje hunde e madhe, e deformuar, me kurriz,
asimetrike, nje hunde e rene apo shume e gjere, eshte e pamundur te fshihet me pasoje intimidim,
ulje te vetebesimit dhe vetevleresimit. Rinoplastika eshte nderhyrja qe korrigjon difektet
estetike dhe funksionale te strukturave te hundes.
Objektivi i kirurgeve te DERMOLIFE® eshte
te vleresojne me prioritet aspektin funksional dhe te permiresojne pamjen estetike te hundes dhe
te gjithe fytyres tuaj. Mjeshteria e tyre bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare,
teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e
spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te arrijne rezultate maksimale te secili
individ, qe do te thote: hunde e bukur, e shendetshme ne harmoni te plote me fytyren dhe
personalitetin tuaj. Ju do te ndiheni rrezellitese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht sepse
DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Rinoplastikes ne rastet kur keni:
► Hunde shume te madhe/shume e vogel ne dis-proporcion me fytyren
► Hunde shume te gjere/te larte ne krahasim me ballin
► Hunde te shtrember, asimetrike dhe me kurriz
► Hunde me deformime te trasheguara, ose precedent frakture
► Majen e hundes te rene, te madhe ose mishtore
► Vrimat e hundes shume te gjera
► Pakenaqesi nga nderhyrjet e meparshme rinoplastike
PROCEDURA
Rinoplastika eshte nje nderhyrje shume delikate dhe e personalizuar dhe si e tille
kerkon njekonsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i
DERMOLIFE® do te vleresoje me kujdes aspektin funksional, deformime te mundshme te
lindura ose te fituara, kendin midis hundes dhe ballit, kendin midis hundes dhe buzes se
siperme, defektet e kurrizit, gjeresise ose majes se hundes. Do te vleresoje gjithashtu
hapjen e flegrave, si dhe raportin e hundes me mollezat dhe mjekren. Edhe
karakteristikat e lekures luajne nje rol te rendesishem ne suksesin e nderhyrjes. Pas
nje bashkebisedimi te gjere dhe informues, pasi tekete degjuar deshirat dhe pritshmerite
tuaja kirurgu i DERMOLIFE® do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet
estetike qe eshte e mundur te arrihen. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen
tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te
gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale
tenderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do t’ju jape instruksione precize rreth
ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te
alkoolit dheduhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite
kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standard te gjakut dhe
urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha
e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e
pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale ne
fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu, pasnje bashkebisedimi te hapur dhe mjaft
informues, se bashku me ju, do te zgjedhe proceduren kirurgjikale me te pershtatshme per
rastin tuaj.
Objektivi i kirurgeve te DERMOLIFE® eshte te vleresojne me prioritet
aspektin funksional dhe te permiresojne pamjen estetike te hundes dhe te gjithe fytyres
tuaj,duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE
BUKURI.
Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne çdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, perjashto rastet kur eshte e domosdoshme anestezia gjenerale, anestezine lokale me sedacion. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Anestezia totale, e cila garanton mbarevajten e operacionit ne siguri te plote, kryhet duke vene ne gjume te thelle personin, duke realizuar frymemarrjen e tij me ane te makinerive te posaçme dhe duke ruajtur te gjitha funksionet fiziologjike te organizmit. Perdorimi i barnave te gjenerates se fundit ben te mundur nje zgjim te menjehershem, jo traumatik, pa marrje mendsh dhe te vjella si dhe lejon nje rekuperim te shpejte te individit.
Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience
kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll
preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale,duke arritur rezultate te shkelqyera e pa
lene shenja te dukshme. Nderhyrja zgjat nga 2 ore deri ne 2 ore e 30 min. Parashikohet
te ktheheni ne shtepi brenda dites dhe ne disa raste mund te jete e nevojshme nje nate
qendrimi ne klinike.Ne varesi te teknikes kirurgjikale te perdorur Rinoplastika mund te
jete e hapur ose e mbyllur. Ne Rinoplastiken e mbyllur te gjitha prerjet kryhen ne
brendesi te hundes pa lene shenja. Eshte nje nga teknikat me te sofistikuara te
kirurgjise estetike dhe realizohet me sukses nga kirurget estetike italiane te
DERMOLIFE® . Ne Rinoplastiken e hapur krahas prerjeve ne brendesi te hundes kryhet edhe
nje incizion ne bazen e piramides se hundes, por qe nuk le shenja te dukshme. Kirurgjia
e hapur e lejon kirurgun te shohe direkt difektet e sistemit kockor dhe kercor te hundes
dhe mundeson korrigjimin me saktesi maksimale. Kirurgjia estetike e hundes mund te
kombinohet me kirurgjine funksionale “septoplastika” apo kirurgjine rikonstruktive
(demtime nga traumat). Mund te kombinohet gjithashtu me nderhyrje te tjera kirurgjikale
si Lifting i fytyres, Rimodelimi i mjekres apo Blefaroplastika. Rezultati i
Rinoplastikes eshte i perhershem. Rinoplastika eshte e keshillueshme si per femrat ashtu
edhe per meshkujt. Rekomandohet te realizohet pas moshes 16 vjeç, pra kur zhvillimi i
kockave te fytyres ka perfunduar.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® mundeson
arritjen e rezultateve maksimale ne aspektin estetik dhe ate funksional, duke perfshire
Rinoplastiken Sekondare (eshte nderhyrja qe behet mbi nje hunde qe eshte operuar edhe
nje here tjeter) sepse KUSH KERKON PER ME TE MIREN ZGJEDH DERMOLIFE
Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote.
Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene
gjithmone falas. Menjehere pas operacionit mbi hunde vendoset nje mbulese e vogel
prej materiali plastik ose allçie. Vendosen gjithashtu ne brendesi te hundes tampone qe
mbahen disa ore deri nje dite. Ne 48 oret e para pas nderhyrjes se rinoplastikes duhet
te qendroni pushim. Nga dita e trete ju mund te beni nje jete te qete e normale, por jo
aktivitete te sforcuara, sauna apo banja turke. Te evitohet ekspozimi ne diell,marrja e
ushqimeve dhe pijeve shume te nxehta. Te evitohet maksimalisht perdorimi i syzeve.
Rekomandohet te shmangen aktivitetet sportive per te pakten nje muaj. Ditet e para mund
te shfaqen edema dhe ekimoza perreth syve. Shume rralle mund te verifikohen hemorragji
qe kane nevoje per perdorimin e tamponeve. Pas shtate diteve nga nderhyrja, kirurgu do
te procedoje me heqjen e materialit plastik ne hunden tuaj. Pasi hiqet ky material,
eshte e nevojshme te vendosen siper hundes leukoplaste te posaçem per 5 -7 dite te
tjera. Nje rezultat i qendrueshem do te vihet re qysh javet e para, megjithate rezultati
perfundimtar vendoset pas disa muajsh nga interventi.
Fale profesionalizmit te
kirurgeve tane, rezultatet e nderhyrjes do te jene: Hunde e bukur, e shendetshme ne
harmoni te plote me fytyren dhe personalitetin tuaj. Ju do ndiheni rrezellitese si
fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE
BUKURI.