Lifting i kofsheve - Bukuri, Simetri,
Ekuiliber, Proporcion

Shume prej nderhyrjeve te kirurgjise estetike mashkullore i dedikohen edhe botes femerore, por qasja e kirurgjise estetike eshte e ndryshme jo vetem ndaj te dy gjinive, por edhe p e r secilin individ. Kirurget estetike te DERMOLIFE® kujdesen gjithmone qe cdo nderhyrje te behet ne perputhje te plote me individualitetin tuaj. Bukuria mashkullore karakterizohet jo aq nga forma te harkuara, sa nga nga vija te drejta te theksuara. Kembet tonike dhe muskuloze jane padyshim simbol i bukurise dhe forces mashkullore. Per te patur kembe te forta,tonike, muskuloze dhe pa adipozitet te lokalizuar nje faktor i rendesishem qe duhet marre parasysh eshte pa dyshim toniciteti i indeve, ne veçanti i kofsheve te brendshme, shume lehtesisht subjekt i relaksimit. Kjo eshte nje zone veçanerisht kritike e destinuar edhe ne moshe te re per ate qe mjeket percaktojne me termin “ptosis”. Leshimi i kesaj zone mund te ndodhe per nje sere arsyesh: faktoret gjenetike,nje reduktim i papritur dhe i ndjeshem ne peshe, pak ose aspak aktivitet fizik,nga proceset fiziologjike(plakjes), forcat e gravitacionale etj. Cilido qofte shkaku, rezultati mbetet i njejte: kofshe te buta, te rrudhura, te varura, te destinuaraper te patur strie dhe per te provokuar ne çdo hap bezdisje, kruarje, skuqje dhe shpesh plage nga f e rkimi. Lekura e tepert e shkaktuar nga kjo situate deformon harmonine e kembes. Lifting i kofsheve rimodelon kembet tuaja duke i bere tonike, te forta dhe estetikisht shume mashkullore. Se bashku me to,ne varesi te rastit kirurget e DERMOLIFE® mund te trajtojne edhe zonen e vitheve dhe barkut.

Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara,eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te realizojne Lifting te kofsheve me rezultate maksimale duke vene ne dukje me te miren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Lifting i kofsheve ne rastet kur keni:

► Pjese te brendshme te kofsheve te varur.
► Lekure te shtuar ne kofshe.
► Kofshe te varura,me lekure te rrudhur dhe me strie.
► Kofshe te qullta.

PROCEDURA

Lifting i kofsheve eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me ju nje bashke bisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen, qe ju te keni pritshmeri konkrete dhe reale. Do te studioje me imtesi gjendjen e lekures, te indeve nenlekurore dhe muskulore jo vetem te gjymtyreve te poshtme,por edhe te trungut si dhe raportet e tyre ne teresi. Do te vleresoje gjithashtu inestetizmat e mundshme te barkut dhe vitheve. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore,per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standart te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone,per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu, se bashku me ju, do te zgjedhe proceduren me te pershtatshme per rastin tuaj.Lifting i kofsheve eshte nje ekspresion artistik i kirurgut plastik. Ne cdo rast stafi yne i kirurgeve italiane ju garanton rezultate befasuese dhe ju do te ndiheni me ne forme se kurre, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Liposkulptura mund te realizohet me anestezi spinale, me anestezi lokale dhe sedacion ose me anestezi gjenerale. Ne kete rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh anestezine lokale me sedacion dhe te shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Mundeson gjithashtu perdorimin e nje sasie shume te vogel barnash gjate operacionit. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjume te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.

Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale, duke arritur rezultate te shkelqyera e pa lene shenja te dukshme. Lifting i kofsheve realizohet nepermjet nje prerje te fshehur ne pliken inguinale, lekura terhiqet lart, fiksohet ne pjesen pubike dhe inguinale si dhe eleminohet pjesa e tepert, me qellim qe te tendosim dhe te japim formen me te mire te mundshme kofsheve. Ne rastin e Lifting Cirkular, aplikohen edhe incizionet rrethore. Sipas rastit nese eshte e nevojshme mund te thithet nje pjese e indit dhjamor te pranishem brenda gjunjeve si dhe te trajtohen me teknikat e fjales se fundit inestetizmat e vitheve, belit dhe barkut per te harmonizuar trupin tuaj.

Ne fund te nderhyrjes mbahet njeveshje e posacme kompresive dhe specifike per kirurgjine estetike e cila mbahet 2-3 jave. Mbas nderhyrjes mjeket e DERMOLIFE® keshillojne pushim 24-48 ore si dhe te ngriheni e te levizni nga pak qe nga dita e pare pas operacionit. Dhembja pergjithesisht eshte modeste dhe e kontrolluar nga barna analgjezike qe merren ne klinike dhe ne shtepi. Ne disa raste,nevojiten dhe drenazhe,te cilat zakonisht hiqen brenda 24oresh. Mjekimi i plageve kryhet 2–5 dite pas operacionit,pas 7-14 dite hiqen penjte. Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas. Zakonisht plaget jane estetikisht te parendesishme, sepse ato jane veçanerisht te holla dhe te fshehura ne palosjet natyrale te lekures.
Objektivi i kirurgeve tane italiane eshte te realizojne Lifting te kofsheve me rezultate maksimale, qe do te thote kembe te tonifikuara e te forta, ne harmoni te plote me trupin. Ju do te ndiheni ne formen tuaj me te mire, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.