Pavaresisht se nuk marrin “veshtrimet e para” krahet luajne nje rol te rendesishem ne bukurine e trupit. Linjat e tyre te zgjatura kornizojne trupin dhe zbukurojne silueten. Krahet e holle, te tonifikuar, me rrumbullakime fine te muskulatures jane jo vetem simbol sensualiteti dhe feminiliteti, por edhe simbol i rinise dhe gjallerise. Per te patur krahe te holle, te tonifikuar, pa adipozitet te lokalizuar nje faktor i rendesishem qe duhet marre parasysh eshte pa dyshim toniciteti i indeve, ne veçanti i pjeses se brendshme, shume lehtesisht subjekt i relaksimit. Kjo eshte nje zone veçanerisht kritike e destinuar edhe ne moshe te re per ate qe mjeket percaktojne me termin “ptosis”. Leshimi i kesaj zone mund te ndodhe per nje sere arsyesh: faktoret gjenetike, nje reduktim i papritur dhe i ndjeshem ne peshe,pak ose aspak aktivitet fizik, nga proceset fiziologjike (plakjes), forcat gravitacionale. Cilido qofte shkaku, rezultati mbetet i njejte: krahe te buta, te rrudhura, te varura, te destinuara per te patur strie dhe per te provokuar ne çdo levizje bezdisje, kruarje, skuqje dhe shpesh plage nga ferkimi ne zonen e sqetullave. Perpjekja e perditshme,vecanerisht ne stinen e Veres,per zgjedhjen e veshjeve ne funksion te tyre shkakton stres psikologjik dhe nje imazh te deformuar per veten. Rimodelimi i kraheve eshte nderhyrja kirurgjikale qe mundeson “skulpturimin” e kraheve permes heqjes se depozitave dhjamore inestetike, heqjes se lekures se tepert e te leshuar si dhe ben tonifikimin e tyre.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te realizojne Lifting te kraheve me rezultate maksimale duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Lifting i kraheve ne rastet kur keni:
► Pjese te brendshme te kraheve te rende e te dhjamosur.
► Krahe te qullet.
► Krahe me lekure te leshuar,te rrudhur e me strie.
PROCEDURA
Rimodelimi i kraheve eshte nje nderhyrje shume delikate dhe e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te kujdesshme. Gjate konsultes se pare kirurgu i dermolife® do vleresoje gjendjen tuaj shendetesore, karakteristikat e muskujve, lekures, mases dhjamore. Do te vleresoje karakteristikat e kraheve per te evidentuar shtrirjen e tepricave dhjamore, shkallen e varjes se lekures, ndryshimet midis dy kraheve si dhe do te analizoje me kujdes fizionomine e gjithe trupit ne teresi per nje rezultat sa me te kenaqshem dhe natyral ne harmoni te plote me gjithe trupin. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen, qe ju te keni pritshmeri reale dhe konkrete. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standart te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu, se bashku me ju, do te zgjedhe proceduren me te pershtatshme per rastin tuaj.
Lifting i kraheve eshte nje ekspresion artistik i kirurgut plastik. Ne cdo rast stafi yne i kirurgeve ju garanton rezultate befasuese dhe ju do te ndiheni me te bukura se kurre, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne çdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, perjashto rastet kur eshte e domosdoshme anestezia gjenerale, anestezine lokale me sedacion. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Anestezia totale, e cila garanton mbarevajten e operacionit ne siguri te plote, kryhet duke vene ne gjume te thelle personin, duke realizuar frymemarrjen e tij me ane te makinerive te posaçme dhe duke ruajtur te gjitha funksionet fiziologjike te organizmit. Perdorimi i barnave te gjenerates se fundit ben te mundur nje zgjim te menjehershem, jo traumatik, pa marrje mendsh dhe te vjella si dhe lejon nje rekuperim te shpejte te individit. Rimodelimi i kraheve kryhet me anestezi totale.
Ne çdo rast Stafi i Dermolife® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale. Kirurget italiane te Dermolife® realizojne rimodelimin e kraheve me nje nga teknikat me inovative. Kjo teknike shmang prerjen e gjate ne brendesi te kraheve, duke lejuar nje rimodelim edhe me te kenaqshem nga pikepamja estetike. Realizohet me dy prerje te vogla 2-3 mm, nje ne zgavren e sqetulles dhe nje ne pjesen e brrylit. Permes tyre behet lipoaspiracioni duke perdorur nje mikro-kanjule te lidhur me nje aspirator. Me pas behet prerja e lekures se tepert dhe terheqja lart e indeve te leshuara. Ne raste te kraheve me deformime, per nje forme edhe me te mire e harmonike, rimodelimi mund te kombinohet edhe me Liposkulpture, pra injektim te dhjamit te aspiruar. Vlen te theksohet se kirurget italiane te dermolife® operojne me nje nga teknikat me te sofistikuara te diteve te sotme ne nivel global, teknika Tumescente. Konsiston ne infiltrimin lokal (ne zonen qe do te rimodelohet) te nje perzierje me solucion fiziologjik, preparat vazokonstriktor dhe anestetik. Kjo teknike favorizon anestezine me te mire qe zgjat gjate nderhyrjes se Lipoaspiracionit, shmang demtimin e eneve te gjakut,minimizon gjakrrjedhjen dhe mundeson aspirimin e nje sasie me te madhe indi dhjamor e ne menyre me te lehtesuar. Minimizimi i hemorragjise ndihmon edhe ne rekuperimin me te shpejte post-operator. Pasi aspirohet, dhjami autolog centrifugohet per tu ndare nga serumi dhe plazma dhe injektohet ne zonen qe do te rimodelohet ne rastet kur nevojitet edhe Liposkulptura. Teknika tradicionale rezervohet vetem per rastet me derformime te theksuara. Edhe ne kete rast kirurget tane kujdesen maksimalisht qe cikatricja pergjate kraheve te jete shume e holle dhe thuajse e padukshme. Lifting i kraheve eshte nje ekspresion artistik i kirurgut plastik. Ne cdo rast stafi yne i kirurgeve ju garanton rezultate befasuese dhe ju do te ndiheni me te bukura se kurre
Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote. Mjekimi i plageve kryhet 2–5 dite pas operacionit. Mund te shihet edeme e lehte per 1-2 jave shoqeruar me pak dhembje kur levizni krahet, te menaxhueshme me administrimin e analgjezikeve. Heqja e suturave behet pas 7-14 ditesh. Keshillohet mbajtja e sytjenave specifike per nderhyrjen per 1 muaj. Prej dites se trete mund te rifilloni nje jete normale por te shmangni aktivitetet e lodhshme. Tre jave pas operacionit ju do te rifilloni gradualisht te gjitha aktivitetet duke perfshire edhe ushtrime fizike te lehta dhe pak me vone atyre sportive. Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas.