Masazhet Lifting

Masazhet Lifting




Fuqia e Prekjes, diçka shume afer zemres sime, masazh fytyre.

Metodat natyrale te masazhit per ngritjen e fytyres kane nje gje te perbashket: ato mbeshteten ne levizje specifike, te perseritura per te stimuluar rrjedhjen e gjakut, per te hequr toksinat dhe per te çliruar tensionin e krijuar ne fytyre . Ne mbare globin ka shume metoda masazhi, te cilat jane perdorur prej shekujsh. Kjo ndihmon ne prodhimin e kolagjenit dhe elasticitetit ne lekuren tuaj, duke lejuar gjithashtu lekuren tuaj te detoksifikohet dhe te riparohet. Rritja e kolagjenit dhe elasticitetit eshte nje forme natyrale kunder plakjes. Kryerja e nje masazhi te fytyres do te nxise hidratim te permiresuar dhe strukture me te mire te lekures dhe do te lejoje qe produktet tuaja te funksionojne me se miri.

Toni i permiresuar i muskujve e mbeshtet me mire lekuren, duke ngritur dhe zbutur konturet e fytyres tuaj, duke zbutur linjat dhe rrudhat dhe duke rritur shendetin e pergjithshem te lekures tuaj. Per te mos permendur qetesimin e mendjes. Ngjashem me masazhin per trupin, ose stervitjen ne palester ose klasen e joges, ne e dime qe muskujt dhe indet lidhese duhet te mbeshteten dhe te punojne per te ruajtur shendetin dhe rinine e tyre.

Cilat jane perfitimet e masazhit te fytyres?

• eshte nje metode jo invazive per te aplikuar ne lekuren tuaj
• Ne gjendje te ruaje konturet e fytyres
• Rrit qarkullimin, duke lejuar trupin te pompoje me shume oksigjen dhe lende ushqyese ne inde
• Stimulon rrjedhen e limfes, sistemin natyror te mbrojtjes se trupit, duke ndihmuar ne reduktimin e fryrjes dhe pershpejtimin e detoksifikimit te pergjithshem te lekures
• Jep nje shkelqim dhe ngritje te menjehershme
• Pershpejton rigjenerimin e qelizave te lekures
• E mire per shendetin mendor dhe relaksimin

Koha me e mire per te kryer nje masazh te fytyres varet nga menyra e jeteses. Mund te jete ne mbremje pasi te keni hequr make-up. Ose ne mengjes para se te vazhdoni rutinen e dites.

PARA Te FILLONI: Se pari, masazhi lifting i fytyres shmanget me se miri nese keni lekure super te ndjeshme, rosacea te perflakur, akne aktive ose nese keni kaluar shume kohe ne diell. Rritja e rrjedhjes se gjakut dhe ferkimi ne lekure nuk do te ndihmoje dhe ka te ngjare te perkeqesohet. Keto lloje te lekures kane nevoje per nje trajtim me te bute dhe me shume masazh me baze limfatike sesa stimuluese.

ME ÇFARe Te MASAZOHET: Per te kryer nje masazh lifting ne fytyre perdoret nje vaj I pershtatshem per kete procedure .

Sa shpesh duhet te bej nje masazh lifting te fytyres?

Ekspertet e bukurise rekomandojne te shtoni nje masazh te fytyres ne rutinen tuaj te kujdesit te lekures dy deri ne tre here ne jave. Kjo mund te jete e dobishme ne rritjen e qarkullimit, zbutjen e tensionit te lekures dhe me kalimin e kohes ngritjen dhe tonifikimin e lekures tuaj.