Hernia Inguinale

Hernia Inguinale



Hernia perfaqeson daljen e organeve te brendshme abdominale apo inguinale permes nje defekti te krijuar ne murin e perparme te barkut. Ky defekt, ne rastin e hernies inguinale, ndodh ne zonen e kanalit inguinal. Nje hernie umbilikale ndodh kur shtresat e murit te barkut nuk bashkohen plotesisht, dhe zorret ose indet e tjera nga brenda zgavres se barkut fryhen dhe kalojne lart duke formuar nje tumefaksion (mase) rreth butonit te barkut (kerthizes). Ne qofte se ne organizmin tone ka barriera anatomike, qe jane muskuj apo kocka qe ndalojne levizjen apo daljen e organeve jashte, ne rastin e kanalit inguinal ka disa hapesira anatomike, te cilat me shtimin e presionit brenda abdomenit krijojne mundesine qe organet e brendshme te dalin ne hapesira te tjera anatomike, ne kete rast duke kaluar nga barku ne kanalin inguinal. Organet qe levizin apo dalin jane zorret e holla dhe indi dhjamor, ndaj edhe ne popullate njihet me termin “dhjamth”. Problemi qendron ne daljen e organeve abdominale. Jo vetem ne daljen e tyre, por ne situata te caktuara kanali nga dalin keto organe mund te shtrengohet perseri dhe te pengoje kthimin e tyre pas duke i shtrenguar ato, gje e cila demton edhe qarkullimin e gjakut te asaj pjese zorre qe ka mbetur jashte. Ne kete menyre behet shkaterrimi i zorres, gangrena e saj, duke e perkeqesuar situaten per te semuret.

Hernia eshte nje nder ato semundje, te cilat opsion kane vetem kirurgjine.

Shkaqet e hernieve jane:

* Rritje e presionit brenda abdomenit (barkut)
* Dobesim i lindur ose i fituar (post kirurgjikal) ne murin abdominal
* Urinim apo defekim me veshtiresi
* Aktivitete qe ushtrojne presion ne murin abdominal
* Shtatzania
* Kolla apo teshtima kronike


Herniet perbejne nje problem jo vetem nga ana shendetesore per rreziqet qe prezantojne per inkarcerim, por dhe nje problem estetik, pasi masa e fryre shkakton inestetizma te cilat mund te jene problematike dhe per gjendjen emocionale dhe psikologjike te pacientit. Ne cdo rast, zgjidhja perfundimtare e nje hernie te cfaredolloji eshte Herniectomia, pra korrigjimi kirurgjikal i defektit herniar.Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shume vjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te realizojne Herniectomine me rezultate maksimale, qe do te thote abdomen dhe regjion inguinal i tonifikuar, i bukur estetikisht, duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Kirurget e DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Herniectomise ne rastet kur keni:

► Dhimbje ose diskomfort, vecanerisht kur kolliteni ose ngrini pesha.
► Dhimbje ose edeme skrotale kur nje pjese e zorres zbret ne skrotum
► Nauzea, te vjella dhe temperature
► Nje hernie e cila shnderrohet ne ngjyre te kuqe, lejla ose me e erret
► Pamundesi e levizjes se zorreve qe shprehet me moseleminim prej disa oresh ose ditesh te gazrave dhe feceve

PROCEDURA

Herniectomia eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet shendetesore dhe estetike qe eshte e mundur te arrihen, qe ju te keni pritshmeri konkrete dhe reale. Do te studioje me imtesi gjendjen e lekures, te indeve nenlekurore dhe muskulore jo vetem te gjymtyreve te poshtme,por edhe te trungut si dhe raportet e tyre ne teresi. Do te vleresoje gjithashtu inestetizmat e mundshme te barkut. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standart te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone,per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale.Ne perfundim te konsultes kirurgu, se bashku me ju,do te zgjedhe proceduren me te pershtatshme per rastin tuaj. Herniectomia eshte gjithashtu nje ekspresion artistik i kirurgut.Ne cdo rast stafi yne i kirurgeve italiane ju garanton rezultate befasuese dhe ju do te ndiheni me mire dhe me te bukura se kurre,sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne çdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh,kur eshte e mundur, anestezine lokale me sedacion dhe te shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar dhe pjeserisht koshient. Gjithashtu ne rastet e herniectomise mund te preferohet anestezia spinale e cila konsiston ne injektimin e lendes anestetike permes nje ageje te holle te posatshme ne palcen kurrizore, procedure e cila kryhet lehtesisht dhe pa dhimbje. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale dhe spinale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.

Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale, duke arritur rezultate te shkelqyera e pa lene shenja te dukshme. Herniectomia realizohet nepermjet nje prerjeje te fshehur ne pliken inguinale (ne rastin e hernies inguinale), apo ne zonen mbi umbelikus (ne hernien umbelikale) .Me pas realizohet vendosja e indit dhjamor dhe zorreve perseri ne vendin e tyre anatomik normal nepermjet murit te barkut apo kanalit inguinal ne varesi te llojit te hernies ne fjale. Tek femijet mbyllet hapja me qepje duke realizuar plastike te thjeshte te defektit herniar. Ne te rriturit, shpesh forcohet muri i barkut me rrjete para se te mbyllet me sutura, pra duke perdorur tekniken Trabucco. Teknika Trabucco e ideuar nga amerikani me origjine italiane Ermanno Trabucco ka kontribuar ne evolucion e riparimit te kesaj patologjie duke futur konceptin e suture-less, pra heqjes se qepjeve te meshes. Per kete perdoret nje meshe polipropileni memory-form qe mbyll defektin. Sipas rastit nese eshte e nevojshme mund te thithet nje pjese e indit dhjamor te pranishem si dhe te trajtohen me teknikat e fjales se fundit inestetizmat e barkut dhe zones inguino-femorale per te harmonizuar trupin tuaj.

Ne fund te nderhyrjes vishet nje korse kompresive dhe specifike per kirurgjine plastike dhe abdominale e cila mbahet 2-3 jave. Mbas nderhyrjes mjeket e DERMOLIFE® keshillojne pushim 24-48 ore si dhe te ngriheni e te levizni nga pak qe nga dita e pare pas operacionit. Dhembja pergjithesisht eshte modeste dhe e kontrolluar nga barna analgjezike qe merren ne klinike dhe ne shtepi. Ne disa raste,nevojiten dhe drenazhe,te cilat zakonisht hiqen brenda 24 oresh. Mjekimi i plageve kryhet 2 – 5 dite pas operacionit,pas 7 – 14 dite hiqen penjte. Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun e DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas. Zakonisht plaget jane estetikisht te parendesishme, sepse ato jane veçanerisht te holla dhe te fshehura ne palosjet natyrale te lekures. Objektivi i kirurgeve tane italiane eshte te realizojne Herniectomine me rezultate maksimale,qe do te thote bark i tonifikuar,I forte dhe rezutate te bukura estetikisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.