Deri më sot janë përdorur disa metoda për eleminimin e këtyre inestetizmave si peeling kimikë, crioterapi dhe dermoabrazon.-Peelingu kimik: Kjo është një metodë e përshpejtuar rrjepjeje e lëkurës e cila bëhet nëpërmjet substancave kimike me veprim gërryes që përshpejton esfolimin fiziologjik të lëkurës. Efektet e peelingut janë: rinimi i shtresave më supërfaqësore dhe stimulimi i prodhimit të kolagenit të ri. Peelingët klasifikohen në bazë të aftësisë së saj për të penetruar në lëkurë, pra me thellësinë e veprimit që ata kryejnë. Metodat janë sipërfaqësore, të mesme dhe të thella. Niveli i thellësisë varet nga lloji i substancës, përqëndrimi i saj dhe koha e aplikimit. Sa më thellë të shkojë produkti, aq më evident do të jetë rezultati.-Acidet e përdorura janë: alfaidrossiacid ku më i njohuri është ai glikolik me acid të produkteve që gjenden në natyrë si mollë, agrume, rrush,panxhar sheqeri etj. Trajtimi me këtë acid gjallëron lëkurën duke e stimuluar dhe komplikacionet e këtij trajtimi janë zero.-Acidi salicilik: përdoret për peeling sipërfaqsor dhe ka 25 % alkool.-Tricloroacetico: ky është një kristal që vjen nga acidi acetik dhe që tretet në ujë. Reagon duke bërë largimin total të epidermës në shtresën e saj sipërfaqësore. TCA ka një avantazh sepse krijon një esfolim të mesëm- të thellë pa patur nevojë të përdoret një metodë toksike. Kjo metodë nuk krijon alergji, ndërsa para trajtimit lëkura përgatitet dy javë përpara me trajtime shtëpiake më bazë kremrat esfoliantë etj.-Fenolo: Ky është një peeling i thellë i cili bëhet me një përzierje kaustike me bazë fenoli.-Dermoabrazioni: Ky është një trajtim që përmirëson parregullsitë e lëkurës duke eleminuar shtresat më sipërfaqësore të lëkurës dhe duke i dhënë një pamje më të shtrirë dhe të rregullt. Me dermoabrazion është e mundur që të korrigjohen edhe shenjat si dhe rrudhat sipërfaqësore të fytyrës dhe rrotull buzëve, si dhe duke përmirësuar shenjat që lënë aknet.Sot hiperpegmentimi mund të zhduket me efiçencë me teorinë moderne të lazerit. Lazeri është krijuar për të emetuar disa valë të cilat në mënyrë selektive absorbojnë pigmentin melanik. Melanina e koncentruar fragmentohet dhe largohet nga sistemi ynë linfatik. Njollat të trajtuara me disa seksione shkatërrohen në mënyrë progresive duke e lënë epidermën me ngjyrë uniforme.