Trajtime Anticelulit

Indi adipose eshte nje tip special indesh e perbere nga qeliza adipocite te cilat formojne disa toptha. Keto qeliza akumulojne trigliceridet dhe lirojne acidet yndyrore dhe glicerolin. Keto qeliza pesojne disa ndryshime morfologjike te cilat çojne me pas ne formimin e adipocitit final. Ngjyra e ketyre indeve eshte e bardhe, si e pa ngjyre, e erret ose multikolor. Yndyra e depozituar ne inde eshte ne dy forma; e para ka lidhje me menyren e ushqimit te organizmit, ndersa e dyta nuk varet shume nga kjo sepse edhe tek njerez te dobet nuk arrin te zhduket teresisht.
Celuliti eshte nje degradim inflamator i indeve adipose te lekures, e karakterizuar nga ndryshimi i struktures se indeve nga mosfunksionimi i qarkullimit te gjakut dhe linfes. Klinikisht pamja e lekures eshte si me gropa dhe me ngjyre si lekura e portokallit me fryrje qe duken me sy te lire.
Origjina e celulitit varet nga disa shkaqe si: predispozicioni familjar, konstrukti i trupit, faktoret hormonale, faktoret vaskulare etj. Te gjitha keto shkaqe rendohen me shume nese shtohet jeta sedentare, stresi, semundjet epatike dhe shqetesimet e tretjes, por edhe nje e ushqyer jo korrekte dhe jo e shendetshme.

1) eSHTe E MUNDUR Qe Te DALLOHEN KATeR FAZA KRYESORE Te DEGRADIMIT PROGRESIV:

a) Kjo eshte faza qe karakterizohet nga edema dhe pezem venos linftik, me pamundesi drenimi te lengjeve te trupit. Keshtu indet mbeten te mbushura me uje, shtojne vellimin dhe ndahen nga fibrat e tjera elastike. Lekura behet me pak elastike.
b) Ne kete faze fenomenet qe permendem me lart behen me evidente dhe theksohen me shume. Situata rendohet me miroqarkullimin, lekura eshte e zbehte dhe e ftohte. Nese mbajtja hidrike vazhdon, epiderma hollohet, humbet elasticitetin dhe behet e brishte dhe delikate.
c) Ne fazen e trete mikro nodujt behet gjithnje e me evidente dhe fillojne te pengojne shkembimin metabolik ne nivel vaskular, lekura behet si lekure portokali dhe mund te shoqerohet edhe me dhimbje ne prekje. d) Faza e katert shoqerohet me rritjen e numrit dhe te dimensioneve te makronodujve, te levizshme dhe te dhimbshme nga presioni. Indet fillojne te mbledhin skorie, uje dhe yndyrna.
Para se te fillohet nje trajtim specifik, duhet te stabilizohet per çfare lloj celuliti behet fjale, te percaktohet lokalizimi dhe faktoretqe e provokojne. Ne fillim pengohet evoluimi i patologjise dhe me pas korrigjohen shkaqet qe e kane krijuar. Disa nga metodat e perdorura kunder celulitit eshte ai lipolitik si Emulsiolipolisi ultrasonik, oksigjenoterapi ose lipostabil. Ndodh qe keto metoda kombinohen me njera tjetren per nje trajtim me efikas. Nje suport i terapise mjekore mund te jete edhe drenazhi linfalik manual qe ndihmon mikroqarkullimin. Nje tjeter menyre eshte lipostabil, nje ilaç i cili injektohet ne zonen ku eshte akumuluar celuliti dhe ndihmn ne shkrirjen e tij. Keshtu reduktohet vellimi i zones me celulit dhe mbajtje ujore, behet nje permiresim i mikroqarkullit vaskular perveç qe rrit elasticitetin dhe tonifikimin e lekures. Ky trajtim shoqerohet edhe me perdorimin e kremrave te ndryshem me efekt drenues dhe lipolitik te cilet pershpejtojne efektet e trajtimit.

3) CABOXYTERAPIA PER STRIJAT, CELULITIN, RRATHET RRETH SYVE, RRUDHAT ETJ

Carboxyterapia eshte nje trajtim i cili sherben per te luftuar celulitin, strijat ose çikatriçet. Funksionon fale veprimit te anhidritit karbonik i cili reagon ne lekure duke i dhene nje pamje me te shendetshme dhe duke luftuar dhjamin.
– Çfare eshte caboxyterapia?
Anhidriti karbonik eshte nje gaz natyral present ne trupin e çdo njeriu. Ai eshte nje nenprodhim I metabolizmit dhe rritet me rritjen e sforcos muskulare. Kjo do te thote qe kur kryhet aktivitet fizik, sasia e bioksidit te karbonin ne inde rritet. Roli i bioksidit te karbonit eshte te zgjeroje enet e gjakut dhe ne kete forme do çohet me shume oksigjen ne muskuj. Prandaj muskujt rriten pas aktivitetit fizik. Anhidriti karbonik (CO2) ka edhe nje rol tjeter te rendesishem; shkaterron qelizat e dhjamit qe ndodhen nen lekure. Per kete arsye carboksiterapia perdoret per trajtimin e celulitit dhe te strijave. Perveç efektit tek qelizat adipose, anhidriti karbonik rrit sasine e gjakut tek indet fibroze te lekures duke I dhene nje pamje me te shendetshme. Ajo nderhyn tek celuliti dhe dhjami duke i eleminuar ato.
– Si funksionon carboksiterapia?
Para se gjithash duhet nje ekzaminim i celulitit nga ana e mjekut per te vendosur mbi sasine e CO2 qe duhet te injektohet. Seanca zgjat 10-15 minuta ku CO2 injektohet nen lekure me nje age shume te holle. (me pas se 0,3 mm). Proçesi eshte shume i thjeshte dhe nuk ka nevoje per kohe rikuperimi si dhe nuk perdoret asnje anestezi. Trajtimi nuk jep asnje alergji apo efekt anesor. Karboksiterapia mund te behet nga 4-16 seanca. Seancat mund te behen çdo dite ose çdo 3-4 ose 7 dite.