Rinoplastika eshte nje nga operacionet me te sofistikuara dhe me te kerkuara ne
praktiken e kirurgjise estetike. Hunda eshte qendra e fytyres. Me madhesine dhe formen e saj i
jep fytyres nje identitet. Forma e bukur e hundes reflektohet ne madhesine,ne vijen e rregullt
te siperme, ne gjeresine optimale, ne flegra fine. Simetria e pjeseve te fytyres eshte shpesh
nje çeshtje e hundes. Nje fytyre simetrike eshte nje fytyre e bukur dhe hunda eshte peshorja qe
percakton ekuilibrin dhe harmonine e tipareve te saj. Nje hunde e bukur dhe e harmonizuar me te
gjitha pjeset e fytyres eshte shpesh arsyeja e nje aspekti jo te renduar nga pesha e viteve.
Gjithashtu sistemi yne respirator fillon me hunden dhe ne nje shumice rastesh deformimet
estetike te hundes shoqerohen me demtime te strukturave te brendshme duke shkaktuar veshtiresi
ne frymemarrje dhe rrjedhimisht lodhje, gjume te stresuar, mungese perqendrimi, renie te
performances ne aktivitetet e jetes se perditshme. Nje hunde e madhe, e deformuar, me kurriz,
asimetrike, nje hunde e rene apo shume e gjere, eshte e pamundur te fshihet me pasoje intimidim,
ulje te vetebesimit dhe vetevleresimit. Rinoplastika eshte nderhyrja qe korrigjon difektet
estetike dhe funksionale te strukturave te hundes.
Objektivi i kirurgeve te DERMOLIFE® eshte
te vleresojne me prioritet aspektin funksional dhe te permiresojne pamjen estetike te hundes dhe
te gjithe fytyres tuaj. Mjeshteria e tyre bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare,
teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e
spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te arrijne rezultate maksimale te secili
individ, qe do te thote: hunde e bukur, e shendetshme ne harmoni te plote me fytyren dhe
personalitetin tuaj. Ju do ndiheni me ne forme se kurre sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET
DHE BUKURI.
Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Rinoplastikes ne rastet kur keni:
► Hunde shume te madhe/shume e vogel ne dis-proporcion me fytyren.
► Hunde shume te gjere/te larte ne krahasim me ballin.
► Hunde te shtrember, asimetrike dhe me kurriz.
► Hunde me deformime te trasheguara, ose precedent frakture.
► Majen e hundes te rene, te madhe ose mishtore.
► Vrimat e hundes shume te gjera.
► Pakenaqesi nga nderhyrjet e meparshme rinoplastike.
PROCEDURA
Rinoplastika eshte nje nderhyrje shume delikate dhe e personalizuar dhe si e tille
kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i
DERMOLIFE® do te vleresoje me kujdes aspektin funksional, deformime te mundshme te
lindura ose te fituara, kendin midis hundes dhe ballit, kendin midis hundes dhe buzes se
siperme, defektet e kurrizit, gjeresise ose majes se hundes. Do te vleresoje gjithashtu
hapjen e flegrave, si dhe raportin e hundes me mollezat dhe mjekren. Edhe
karakteristikat e lekures luajne nje rol te rendesishem ne suksesin e nderhyrjes. Pas
nje bashkebisedimi te gjere dhe informues, pasi te kete degjuar deshirat dhe
pritshmerite tuaja kirurgu i DERMOLIFE® do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe
rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson
gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme
te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures,te cilat mund te influencojne
rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do t’ju jape instruksione
precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit,administrimit te medikamenteve si dhe
konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si
nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standart te
gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve,
eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e
pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale ne
fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu, pas nje bashkebisedimi te hapur dhe mjaft
informues, se bashku me ju, do te zgjedhe proceduren kirurgjikale me te pershtatshme per
rastin tuaj.
Objektivi i kirurgeve te DERMOLIFE® eshte te vleresojne me prioritet
aspektin funksional dhe te permiresojne pamjen estetike te hundes dhe te gjithe fytyres
tuaj, duke vene ne dukje me te miren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE
BUKURI.
Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne cdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, perjashto rastet kur eshte e domosdoshme anestezia gjenerale, anestezine lokale me sedacion. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Anestezia totale,e cila garanton mbarevajten e operacionit ne siguri te plote,kryhet duke vene ne gjume te thelle personin, duke realizuar frymemarrjen e tij me ane te makinerive te posaçme dhe duke ruajtur te gjitha funksionet fiziologjike te organizmit. Perdorimi i barnave te gjenerates se fundit ben te mundur nje zgjim te menjehershem, jo traumatik, pa marrje mendsh dhe te vjella si dhe lejon nje rekuperim te shpejte te individit.
Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience
kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll
preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale, duke arritur rezultate te shkelqyera e
pa lene shenja te dukshme. Nderhyrja zgjat nga 2 ore deri ne 2 ore e 30 min.
Parashikohet te ktheheni ne shtepi brenda dites dhe ne disa raste mund te jete e
nevojshme nje nate qendrimi ne klinike. Ne varesi te teknikes kirurgjikale te perdorur
Rinoplastika mund te jete e hapur ose e mbyllur. Ne Rinoplastiken e mbyllur te gjitha
prerjet kryhen ne brendesi te hundes pa lene shenja. Eshte nje nga teknikat me te
sofistikuara te kirurgjise estetike dhe realizohet me sukses nga kirurget estetike
italiane te DERMOLIFE® . Ne Rinoplastiken e hapur krahas prerjeve ne brendesi te hundes
kryhet edhe nje incizion ne bazen e piramides se hundes, por qe nuk le shenja te
dukshme. Kirurgjia e hapur e lejon kirurgun te shohe direkt difektet e sistemit kockor
dhe kercor te hundes dhe mundeson korrigjimin me saktesi maksimale. Kirurgjia estetike e
hundes mund te kombinohet me kirurgjine funksionale “septoplastika” apo kirurgjine
rikonstruktive (demtime nga traumat). Mund te kombinohet gjithashtu me nderhyrje te
tjera kirurgjikale si Lifting i fytyres, Rimodelimi i mjekres apo Blefaroplastika.
Rezultati i Rinoplastikes eshte i perhershem. Rinoplastika eshte e keshillueshme si per
femrat ashtu edhe per meshkujt. Rekomandohet te realizohet pas moshes 16 vjeç, pra kur
zhvillimi i kockave te fytyres ka perfunduar.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE®
mundeson arritjen e rezultateve maksimale ne aspektin estetik dhe ate funksional, duke
perfshire Rinoplastiken Sekondare (eshte nderhyrja qe behet mbi nje hunde qe eshte
operuar edhe nje here tjeter) sepse KUSH KERKON PER ME TE MIREN ZGJEDH DERMOLIFE.
Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote.
Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone
falas. Menjehere pas operacionit mbi hunde vendoset nje mbulese e vogel prej materiali
plastik ose allçie. Vendosen gjithashtu ne brendesi te hundes tampone qe mbahen disa ore
deri nje dite. Ne 48 oret e para pas nderhyrjes se rinoplastikes duhet te qendroni
pushim. Nga dita e trete ju mund te beni nje jete te qete e normale, por jo aktivitete
te sforcuara, sauna apo banja turke. Te evitohet ekspozimi ne diell,marrja e ushqimeve
dhe pijeve shume te nxehta. Te evitohet maksimalisht perdorimi i syzeve. Rekomandohet te
shmangen aktivitetet sportive per te pakten nje muaj. Ditet e para mund te shfaqen edema
dhe ekimoza perreth syve. Shume rralle mund te verifikohen hemorragji qe kane nevoje per
perdorimin e tamponeve. Pas shtate diteve nga nderhyrja, kirurgu do te procedoje me
heqjen e materialit plastik ne hunden tuaj. Pasi hiqet ky material, eshte e nevojshme te
vendosen siper hundes leukoplaste te posaçem per 5 -7 dite te tjera. Nje rezultat i
qendrueshem do te vihet re qysh javet e para, megjithate rezultati perfundimtar vendoset
pas disa muajsh nga interventi.
Fale profesionalizmit te kirurgeve tane, rezultatet e
nderhyrjes do te jene: Hunde e bukur, e shendetshme ne harmoni te plote me fytyren dhe
personalitetin tuaj. Ju do ndiheni ne forme te shkelqyer fizike dhe emocionale,sepse
DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.