Acidi Hialuronik

1) CFARE ESHTE ACIDI HIALURONIK?

Acidi hialuronik eshte nje perberes i cili gjendet ne indet njerezore, perfshire edhe lekuren. Kjo molekule eshte esenciale per formimin e kolagjenit dhe te fibrave elastike dhe per te mbajtur te hidratuar lekuren. Ndryshimet e acidit hialuronik prezente ne lekure, kontribojne ne kohe per plakjen e saj. Acidi hialuronik ekziston ne menyre natyrale tek te gjitha organizmat e gjalla dhe eshte nje komponent universal per hapesirat mes qelizave dhe indeve te trupit (hapesira ekstraqelizore). Behet fjale per nje molekule qe ka strukture kimike identike si ajo qe gjendet ne baktere te kafsheve ose te qenieve njerezore. Duke qene identike me te gjitha speciet dhe me te gjitha llojet e indeve, acidi hialuronik prezent eshte biokompatibel ne teresine e saj. Perdorimi i acidit hialuronik eshte i dokumentuar ne mjeksi, jo vetem ne kirurgjine estetike, por edhe ne sektore te tjere te mjeksise si psh ne ortopedi. Ne 20 vitet e fundit, me shume se 30 milione njerez jane trajtuar me sukses me produkte qe kane baze acidi hialuronik.

2) SA TIPE ACIDI HIALURONIK EKZISTOJNE ?

Acidi hialuronik i perdorur ne mjeksine estetike, eshte frut i nje kompleksi sintezash laboratorike. Ai eshte ne formen e nje xheli steril, pa ngjyre dhe transparent. Cilesia me e mire dhe zgjatja ne kohe e perthithjes se acidit hialuronik, varet nga sasia e molekulave ialuronato dhe e lidhjeve intermolekulare qe jane prezente ne 1 ml produkt. Ne Kliniken Dermo Life perdoret cilesia maksimal e acidit hialuronik.

3) PER ÇFARE DEFEKTESH PERDORET ACIDI HIALURONIK?

Injektimi me baze acidin hialuronik perdoret per te korrigjuar:
Buzet, per t’iu dhene atyre me shume volum ose thjesht per t’i bere me nje kontur me te dukshem.
Rudhat: Psh tek ato rreth buzeve Rimodelim i kontornos se fytyres si psh mollezat dhe mjekra. Rrudhat rreth syve
Shenjat qe lene aknet, traumat si psh aksidentet dhe inestetizma te ndryshme te indeve te lekures. Rimodelim i gjoksit dhe i trupit.

4) SI PERDORET ACIDI HIALURONIK NE MJEKESINE ESTETIKE ?

Acidi hialuronik injektohet me doza te vogla ne zonat me probleme me nje shiringe me age shume te holle.

5) A MUND TE BEHET KY TRAJTIM NE MENYRE AMBULATORE?

Po. Injeksionet e acidit hialuronik behen ne qendra ambulatore dhe trajtimi zgjat nga 15-30 minuta. Zakonisht nuk eshte e nevojshme anestezia lokale, por nganjehere perdoret nje pomade per zonat qe dhembin sic psh buzet. Ne rastin e injektimit te fillersave qe absorbohen ne kohe me te gjate, kur behet mbushje e mjekres dhe e mollezave, eshte e keshillueshme anestezia lokale.

6) SA ZGJAT TRAJTIMI ME BAZE ACIDIN HIALURONIK?

Acidi hialuronik eshte nje produkt qe absorbohet dhe mund te zgjase nga 2 muaj deri ne 1-2 vjet. Produktet kryesore qe jane ne shitje mund te klasifikohen ne baze te kohes se ndryshme te perthithjes se tyre. Ka filler me perthithje te shpejte, kohe te mesme, te ngadalte dhe shume te ngadalte.

7) REZULTATI ESTETIK A ESHTE I PERHERSHEM ?

Acidi hialuronik nuk eshte nje filler (mbushes) i perhershem. Kur injektohet ai metabolizohet gradualisht nga organizmi me kohe te ndryshme sipas zones se trajtuar dhe tipit te produktit qe perdoret. Efekti i mbushjes dhe i zmadhimit ose dhe i shtrimit te rrudhave, eshte i menjehershem dhe zgjat nga 2 deri ne 12 muaj. Mbas kesaj eshte e munduir qe te perseritet trajtimi periodikisht.

8) ÇFARE ESHTE MACROLANE ?

Macrolan eshte nje acid hialuronik i ri me absorbim te ngadalshem, rreth 2 vjet, nje produkt i shtepise farmaceutie suedeze Qmed me strukture molekulare te madhe. Ai perdoret per te rimodeluar trupin dhe per te korriguar çarje dhe shenja te ndryshme. Perdoret gjeresisht edhe per mbushhjenn e gjoksit, per te gjithe ata qe nuk preferojne nderhyrje kirurgjikale.

9) TRAJTIMI ME INJEKSIONE TE ACIDIT HIALURONIK ?

Po, meqe behet fjale per nje substance natyrale, acidi ailuronik nuk paraqet ndonje problem. Ne 24-48 oret e para pas trajtimit me baze acidi hialuronik, mund te keni nje skuqje te lehte ne zonen e trajtuar ose dhe pak fryrje. Rralle mund te verifikohet ndonje shenje. Pas disa oresh mund ta mbuloni zonen e trajtuar me truk dhe buzekuq.