Baloni Gastrik procedura jokirurgjikale per dobesim
Nje trup elegant ka qene dhe eshte dhe ne ditet e sotme simbol i bukurise dhe
shendetit tek njeriu. Pesha ideale eshte ajo qe perputh ne menyre harmonioze dhe perfekte
lidhjen mes gjatesise dhe sasise se dhjamit te depozituar neper organizmin tone. Kur personi
eshte mbipeshe, kjo bie ne dukje nga krijimi i inestetizmave te formes trupore, madhesise dhe
daljes se masave disproporcionale me gjatesine dhe elementet natyrale trupore. Personat mbipeshe
dhe ata obeze, pervec anes estetike, kane problem dhe pjesen psikologjike dhe emocionale pasi
ndihen te perjashtuar nga shoqeria ne shume raste, kjo me shume per shkak te imazhit te
deformuar qe kane per veten. Nje renie ne peshe e shendetshme dhe me efekte afatgjata do te
ishte zgjidhja ideale per te permiresuar si anen shendetesore, estetike, dhe ate emocionale dhe
psikologjike te kesaj pjese te popullates.
Baloni gastrik eshte nje metode trajtimi
bashkekohore i cili lejon te kemi nje renie ne peshe pa qene nevoja t’i drejtohemi
kirurgjise.
BIB (Bioenterics Intragastric Balloon), eshte nje dispozitiv i bute dhe elastik,
i cili vendoset brenda ne stomakun e pacientit permes proçedures endoskopike. Aty mbushet me
serum fiziologjik steril. Pozicionimi i balonit, zakonisht, kryhet me pacientin nen sedacion,
ndaj nuk eshte e nevojshme per kete proçedure anestezia gjenerale.
Baloni intragastrik mbush
ne menyre te pjesshme stomakun duke induktuar nje ndjenje ngopjeje premature. Ne kete menyre,
BIB ndihmon ne uljen dhe kontrollin e porcioneve alimentare qe konsumohen, e lidhur dhe me
modifikimet e nevojshme te sjelljes dietike, personifikon nje metode efikase, jokirurgjikale, te
luftes kunder obezitetit. Principi baze i BIB konsiston ne stimulimin e fundusit gastrik, pjeses
superiore te stomakut e cila eshte vecanerisht e pasur ne receptore, te cilet kur stimulohen nga
balloni ( ose nga dilatacioni fiziologjik gastrik i induktuar nga ushqimi), dergojne sinjalin e
“ngopjes” tek sistemi nervor qendror. Gjithashtu, okupimi parcial i volumit gastrik ben uljen e
sasise se ushqimit qe pacienti arrin te haje ne nje vakt.
Mjeshteria e kirurgeve te
DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne
fushen e kirurgjise estetike dhe trajtimeve bariartrike, kombinuar keto me ndjeshmerine e
spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane italiane te realizojne Balonin Gastrik me
rezultate maksimale, duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse KUSH KERKON PER ME TE
MIREN ZGJEDH DERMOLIFE®.
Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne Balonin Gastrik ne rastet kur:
► Nuk keni arritur te bini ne peshe edhe pas shume tentativave me mjetet
konvecionale si dieta, aktiviteti fizik apo medikamente te ndryshme.
► Keni nje BMI shume te larte, prezantoni obezitet.
► Keni patologji te tjera te lidhura me obezitetin.
► Perpara nderhyrjeve kirurgjikale bariartrike per zgjidhje te obezitetit ne paciente me BMI
ne nivele te skajshme.
PROCEDURA
Baloni Gastrik eshte nje nderhyrje delikate dhe e personalizuar dhe si i tille kerkon
nje konsulte te specializuar mjaft te kujdesshme. Gjate konsultes se pare kirurgu i
DERMOLIFE® do vleresoje gjendjen tuaj shendetesore, karakteristikat e muskujve, lekures,
mases dhjamore, BMI. Do te vleresoje karakteristikat e trungut te trupit, do te
vleresoje gjithashtu inestetizmat e mundshme si dhe do te analizoje me kujdes
fizionomine e gjithe trupit ne teresi per nje rezultat sa me te kenaqshem dhe natyral ne
harmoni te plote me gjithe trupin. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te
zhvilloje me ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do t’ju ilustroje mbi
te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen, qe ju te keni
pritshmeri konkrete dhe reale. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj
shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te
gjakut,kardiovaskulare apo pulmonare te cilat mund te influencojne rezultatet finale te
nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes
para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit
dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite
kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standart te gjakut dhe
urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha
e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e
pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale.
Ne perfundim te konsultes kirurgu, se bashku me ju, do te zgjedhe proceduren me te
pershtatshme per rastin tuaj.
Ne çdo rast stafi yne i kirurgeve ju garanton rezultate
befasuese dhe ju do te ndiheni me te bukura se kurre, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON
SHENDET DHE BUKURI.
Kur i neshtrohesh nje nderhyrjeje nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne çdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, kur eshte e mundur, anestezine lokale me sedacion duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Anestezia lokale ne rastin e BIB kryhet me Spray anestetik i cili sprucohet ne zonen e grykes duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar dhe ne gjume. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.
Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience te
qete dhe pa dhimbje. Procedura realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton
cilesi dhe siguri maksimale. Pas sedacionit te pacientit, baloni intragastrik i shfryre
futet permes gojes dhe ezofagut direkt ne stomak, me te njejten procedure si nje
Gastroskopi normale. Kirurgu, fillimisht kontrollon ne menyre te imtesishme stomakun dhe
brendine e tij permes nje telekamere endoskopike, per te vleresuar nese nuk ka prezence
te anomalive te cilat mund te influencojne interventin, dhe me pas procedon me inserimin
e dispozitivit. Proçesi i gelltitjes lehtesohet fale anestetize lokale me Spray qe i
behet pacientit para nisjes se proçedures per te mpire zonen e grykes ne menyre qe ai te
mos ndjeje asnje dhimbje. Kur mbaron vendosja ne pozicionin korrekt te ballonit ne
brendesi te stomakut, ai mbushet menjehere me solucion fiziologjik steril permes nje
kateteri te vogel per mbushje qe gjendet i ngjitur ne balon. Kur baloni eshte fryre ne
madhesine e duhur, specifike sipas karakteristikave personale te cdo pacienti, kateteri
terhiqet me delikatese nga ekstremiteti extern duke e nxjerre jashte. BIB-i mbyllet
automatikisht fale valvules autosigiluese qe permban. Balloni i mbushur eshte shume i
madh per te kaluar ne zorre dhe ne kete menyre mundet te “notoje” lirshem neper
kavitetin gastrik.
Kohezgjatja e procedures eshte e variueshme, por ne menyre
gjenerale kerkon rreth 10-20 minuta. Qellimi i kesaj mase eshte prodhimi i ndjenjes
“artificiale” te ngopjes ne stomak dhe ulja e kapacitetit te pacientit per te konsumuar
sasi te medha ushqimi apo lengjesh gjate nje vakti. Sistemi BIB eshte nje intervent
relativisht minor dhe pacienti eshte ne gjendje te kthehet ne shtepi menjehere pas
procedures. Objektivi i kirurgeve tane italiane eshte te realizojne Balonin Gastrik me
rezultate maksimale, qe do te thote renie ne peshe e shpejte, efikase dhe afatgjate, per
nje trup ne harmoni te plote qe ju ben te ndiheni rrezellitese si fizikisht ashtu edhe
emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Menjehere pas interventit duhet limituar sasia e likideve te marra me rruge orale. Per
kete do te merrni serume intravenoze gjate procedures qe me pas te mund te filloni
gradualisht te pini lengje, kjo pas 2 oreshit te pare nga perfundimi proçedures. Ditet e
para mund te asociohen me disa shqetesime te lehta si nauze, ndjenje e fryrjes, te cilat
pas ndjekjes se nje diete te rregullt 1 javore te ofruar dhe shpjeguar imtesisht nga
specialisti, do te zhduken. Kjo diete ndihmon ne akomodimin e shpejte te stomakut me
dispozitivin brenda tij ne menyre qe pacienti te mos ndjeje asnje shqetesim ne muajt ne
vijim. Fale dietes se javes se pare, gradualisht do te fillohet konsumimi i alimenteve
solide, si mishi dhe zarzavatet te cilat jane gjithnje shume te rendesishme ne nje
procedure te rregullt dhe te sakte te renies ne peshe.
Ne rastet kur nauzeja e dites
se pare prezanton shqetesim per pacientin, do te trajtohet me medikamente antiemetik nga
goja.
Pas interventit, pacienti do te mund ti rikthehet aktivitetit lavorativ te
perditshem pas 7 ditesh, kurse ushtrimet fizike te renda, si palestra, vrap apo sportet
e ndryshme keshillohen te rinisin pas 8 javesh. Specialisti kompetent do te ofroje
gjithnje suport dhe konsulence pas proçedures, pervec definimit te rruges me te mire te
trajtimit, vleresimit te kg te humbura dhe verifikimit te tolerances se pacientit ndaj
dietes se javes se pare.
Ne perfundim te periudhes behet heqja e ballonit ne te
njejten metode si vendosja e tij, pra me rruge endoskopike nga kirurgu specialist i cili
beri vendosjen diten e pare te interventit. Rizultati perfundimtar, ne varesi te nevojes
dhe deshires se pacientit, do te jete nje renie ne peshe prej 20- 30kg, ne nje trup te
shendetshem.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara,
eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike
dhe trajtimeve bariartrike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures,
lejojne kirurget tane italiane te realizojne Balonin Gastrik me rezultate maksimale,
duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse KUSH KЁRKON PЁR MЁ TЁ MIRЁN ZGJEDH
DERMOLIFE®.