Abdominoplastika : Deshiron nje bark te sheshte?

Barku luan nje rol kyç ne permiresimin e siluetes trupore. Nje bark i sheshte dhe i tonifikuar nuk eshte vetem simbol bukurie, por edhe simbol i mireqenies fizike si per femrat ashtu edhe per meshkujt ku barku i sheshte dhe muskuloz ushtron gjithmone edhe nje terheqje te forte seksuale. Nje bark i dhjamosur, i varur, i qullet dhe jo proporcional me permasat trupore eshte jo vetem inestetik ne pamje por shkakton edhe nje gjendje diskomforti fizik dhe psikologjik. Lekura gezon elasticitet natyral, i nevojshem per te shoqeruar ndryshimet trupore gjate fazave te ndryshme te zhvillimit. Leshimi i lekures mund te ndodhe per arsye te kalimit te viteve, te shtimit dhe humbjeve te medha ne peshe, gravidancave, jetes sedentare, proceseve fiziologjike ose patologjike te lekures dhe muskujve. Femrat me kete inestetizem kane shpesh nje imazh te deformuar per veten. Abdominoplastika (rimodelimi i barku) eshte nderhyrja e kirurgjise plastike qe konsiston ne heqjen e sasise se tepert te dhjamit te depozituar ne bark, te lekures se tepert te plakur e te vjeteruar si dhe ben rikonstruksionin e muskujve te barkut duke garantuar bark te bukur, te sheshte e te tonifikuar. Rekomandohet qe femrat me obezitet te theksuar qe kane vendosur te humbasin edhe peshe t’i nenshtrohen nje diete hipokalorike perpara se t’i nenshtrohen kirurgjise plastike per rezultat maksimal dhe jetegjate. Abdominoplastika eshte nje nderhyrje delikate qe kerkon profesionalizem te larte.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane italiane te realizojne Abdominoplastiken me rezultate maksimale, qe do te thote bark i sheshte dhe i tonifikuar, ne harmoni te plote me trupin dhe siluete qe ju ben te ndihene rrezellitese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

► Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne Abdominoplastiken ne rastet kur keni:
► Bark te mbushur me komponent dhjami dhe me strije te lekures.
► Bark te rene dhe pa ton.
► Deshire per bark te sheshte dhe te tonifikuar pas shtatezanive.
► Renie dhe qullosje e struktures muskulo-lekurore te barkut si pasoje e nje stili jete jo korrekt dhe sedentar.

PROCEDURA

Abdominoplastika eshte nje nderhyrje shume delikate dhe e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te kujdesshme. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do vleresoje gjendjen tuaj shendetesore, karakteristikat e muskujve, lekures, mases dhjamore. Do te vleresoje karakteristikat e trungut te trupit per te evidentuar shtrirjen e tepricave dhjamore, do te vleresoje gjithashtu inestetizmat e mundshme te kofsheve dhe vitheve si dhe do te analizoje me kujdes fizionomine e gjithe trupit ne teresi per nje rezultat sa me te kenaqshem dhe natyral ne harmoni te plote me gjithe trupin. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do tju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen, qe ju te keni pritshmeri konkrete dhe reale. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standart te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu, se bashku me ju, do te zgjedhe proceduren me te pershtatshme per rastin tuaj.
Ne çdo rast stafi yne i kirurgeve ju garanton rezultate befasuese dhe ju do te ndiheni me te bukura se kurre, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne çdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, kur eshte e mundur, anestezine lokale me sedacion dhe te shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar dhe pjeserisht koshient. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.

Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale. Abdominoplastika ne varesi te rastit mund te realizohet me ane te teknikave te ndryshme si: Mini-abdominoplastika, Lipo-abdominoplastika dhe Torsoplastika. Mini-abdominoplastika eshte teknika ideale per defektet e vogla estetike te barkut, si ne rastet e leshimit te barkut pas shtatezanise. Nderhyrja konsiston ne nje incizion te vetem ne zonen pubike, pra shenja do te jete lehtesisht e mbulueshme nga intimo dhe nga rrobat e banjes ne plazh. Abdominoplastika apo Lipo-abdominoplastika konsiston ne dy incizione, nje incizon horizontal ne zonen pubike qe zgjatet lehtesisht ne drejtim te kreshtave iliake ne te majte dhe ne te djathte dhe nga nje incizion ne zonen e kerthizes qe gjithsesi do te mbetet i padukshem. Nepermjet ketij operacioni hiqet lekura e teper dhe indi i tepert dhjamor, behet terheqja e lekures nga pjesa e siperme drejt pjeses se poshtme te barkut, ku kryhet dhe qepja(ne zonen pubike), behet gjithashtu rikonstruksioni i muskujve rectus te barkut duke i bashkuar dhe qepur permes nje sistemi te vecante suturash. Torsoplastika eshte teknika ideale ne persona qe kane perjetuar humbje drastike ne peshe dhe tepricat dhjamore nuk jane te pranishme vetem ne zonen e barkut, por edhe perreth trungut dhe hijeve. Cikatricja ne kete rast eshte cirkumferenciale, shume e holle dhe qe mbulohet nga intimo dhe nga rrobat e banjes ne plazh. Shoqerohet shpesh edhe me rimodelimin e vitheve. Nderhyrja zgjat 2-3ore dhe pak me gjate nese bashkeshoqerohet me nderhyrje te tjera te kirurgjise estetike. Te gjitha teknikat mund te shoqerohen me Liposukcion te barku, belit, Rimodelim te vitheve ose Lifting te kofsheve.
Objektivi i kirurgeve tane italiane eshte te realizojne Abdominoplastiken me rezultate maksimale, qe do te thote bark i sheshte dhe i tonifikuar, ne harmoni te plote me trupin dhe siluete qe ju ben te ndiheni rrezellitese si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Pas operacionit parashikohet te qendroni nje nate ne klinike. Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote. Mjekimi i plageve kryhet 2 – 5 dite pas operacionit. Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas. Dhembja eshte pergjithesisht modeste dhe e kontrollueshme me medikamente analgjezike. Pas nderhyrjes kerkohet nje pushim 24 deri ne 48 ore i shoqeruar vetem me levizje te vogla. Diten pas operacionit rekomandohet te levizni nga shtrati per ecje te shkurtra per te nxitur qarkullimin e gjakut edhe pse nuk do te jeni ne gjendje te qendroni drejt(plaga do te imponoje nje qendrim te perkulur perpara). Aktivitetet e sforcuara duhet te shmangen, pasi keto aktivitete mund te shkaktojne rritje te edemes deri edhe gjakderdhje. Eshte e keshillueshme, perreth dhjete dite, te flini ne shpine me nje jastek nen gjunje. Drenazhet do te hiqen nje ose dy dite me vone ose me se shumti brenda nje jave pas operacionit. Eshte e keshillueshme qe te mbani fashen abdominale per 4 jave. Penjte do te hiqen pas 7-14 ditesh. Lekura dhe pjesa me e madhe e edemes do te zhduket brenda 2-3 javeve. Çdo aktivitet seksual duhet te shmanget per nje minimum prej dy javesh. Pas7-10 ditesh mund t’i riktheheni punes, duke perjashtuar aktivitetet e lodhshme. Brenda 2-3 javesh do te mund t’i riktheheni aktiviteteve normale, perfshire edhe ushtrime fizike te lehta dhe pak me vone atyre sportive. Nje diete e kontrolluar dhe ushtrime fizike te rregullta jane te rendesishme per te mbajtur per nje kohe te gjate benefitet e nderhyrjes. Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane italiane te realizojne Abdominoplastiken me rezultate maksimale, duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse KUSH KERKON PER ME TE MIREN ZGJEDH DERMOLIFE®.