Liposuksioni i Gushes - Me shume kontur..

Çfare eshte Liposucioni i Gushes?

Kirurgjia e liposucionit te gushes eleminon depozitimet e teperta te yndyres per te krijuar nje pamje me te permiresuar ne dukjen e pacientit. Ndersa liposucioni njihet me se miri si nje procedure per heqjen e yndyres se tepert, mbetet gjithashtu nje nga procedurat me te mira per te ndihmuar nje pacient te permiresoje formen e tij ose te saj. Ne fakt, kirurget estetike shpesh perdorin ekskluzivisht liposucionin per zonen e qafes pasi asnje teknike tjeter nuk lejon permiresime kaq te detajuara ne konturin e trupit.


Pse Liposucioni konsiderohet si kirurgjia e konturimit te gushes?

Konturimi i gushes krijon nje pamje me te mire, me te lemuar dhe me te rafinuar te kontureve te qafes dhe mjekres. Edhe pa realizuar ndonje ndryshim tjeter ne fytyre, permiresimi i nje qafe ne dukje te trashe, me rrudha ose te varur mund te permiresoje ne menyre dramatike pamjen e pacientit, duke ndihmuar nje pacient te duket vite me i ri apo edhe sikur te kete humbur peshe. Konturimi i gushes mund te ndihmoje gjithashtu ne rivendosjen e ekuilibrit ne raport me tiparet e tjera te fytyres.


Liposucioni i gushes, kur konsideroheni pacient ideal?!

Nese mendoni se keni nje gudhe teper te plote ose "te dyfishte", pavaresisht se keni nje peshe te shendetshme, atehere duhet te merrni ne konsiderate realizimin e kesaj peocedure! Pacienti qe i nenshtrohet liposucionit te qafes do te duket me i ri, sidomos pasi pacientet jane te rinj moshe zakonisht dhe kane elasticitet te mire te lekures, i cili eshte i nevojshem qe lekura te kontraktohet pa probleme dhe ne menyre te barabarte pas liposucionit.

Per shumicen e pacienteve, liposucioni i gushes eshte nje procedure mjaft e shpejte dhe shpesh mund te kryhet duke perdorur anestezi lokale. Nepermjet 1 ose 2 prerjeve te vogla, te fshehura poshte mjekres ose pas vesheve, nje kirurg kozmetik fut nje kanule te vogel liposucioni, duke hequr yndyren e tepert dhe duke realizuar nje kontur natyral ne zonen e gushes dhe qafes. Pas procedures, pacientet zakonisht mbajne nje bandazh te posaçem mbeshtetes te mjekres dhe per rreth 3 ose 4 dite kthehen ne pune dhe jane gati per t'u kthyer ne aktivitet te plote.

Konsideratat dhe kanditatet e pershtatshem per liposucionin e gushes:

* Permireson pamjen e nje "gushe te dyfishte"
* Permireson kontruret e nofulles , si edhe te gushes apo per te sjelle ekuilibrin ne harmonine e tipareve te fytyres
* Pacientet me tonus te mire te lekures zakonisht do te shohin rezultatet me te mira
* Mund te kombinohet me rimodelimin e mjekres ose procedura te tjera per te permiresuar me tej konturet e fytyres
* Rezultatet jane te perhershme per sa kohe qe pacienti mban nje peshe te qendrueshme

A eshte liposucioni i duhur per mua?

* Ju keni depozitime te teperta dhjamore ne zonen e gushes.
* Ndjeni sikur zona e gushes eshte jashte proporcionit me pjesen tjeter te fytyres.
* Keni elasticitet te mire te lekures nder te tjera.
* Jeni afer peshes se deshiruar te trupit, me perjashtim te gushes.

PROCEDURA

liposucioni i Gushes eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do te programoje e do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen qe ju te keni pritshmeri konkrete dhe reale. Do te studioje me imtesi gjendjen e lekures, te indeve nenlekurore dhe muskulore te zones poshte gushes. Kirurgu i DERMOLIFE ® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike si dhe disa analiza standart te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale. Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te realizojne Liposkulpturen me rezultate maksimale duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne cdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, kur eshte e mundur, anestezine lokale me sedacion dhe te shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar dhe pjeserisht koshient. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.

Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale, duke arritur rezultate te shkelqyera e pa lene shenja. Liposucioni i Gushes mund te kryhet ne pjesen e poshtme te gushes. Procedura kirurgjikale e liposucioni te gushes eshte relativisht e shkurter dhe zgjat mesatarisht nga 40 minuta deri ne 1 ore. Pothuajse gjithmone kryhet me anestezi lokale dhe sedacion. Kjo nderhyrje,e keshillueshme si per femrat ashtu edhe per meshkujt, tashme realizohet ne menyre mini-invazive. Metoda konsiston ne aplikimin e nje incizioni minimal ne pjesen e poshtme te gushes, ku hiqen “jasteket” e dhjamit. Pasi hiqet dhjami, incizioni suturohet me fije kirurgjikale. Qepjet kryhen me delikatese duke perdorur penje shume te holle dhe shenjat jane plotesisht te padukshme, pasi dhe incizioni kryhet ne pjesen e poshtme te gushes. Parashikohet te kheheni ne shtepi brenda dites, zakonisht 2 – 3 ore pas operacionit.
Kirurget me fame boterore te DERMOLIFE® ju garantojne rezultate mahnitese, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote. Keshillohet qe duke filluar menjehere pas operacionit dhe diten e neserme, mbi gushen nga jashte te aplikohen qeska akulli per te ndihmuar largimin e edemave dhe hematomave. Kontrollet dhe mjekimet e para te plageve parashikohen pas 2 – 3 dite. Eshte e keshillueshme qe te shmangen sforcimet e teperta dhe te panevojshme gjate periudhes postoperatore. Kjo do te thote se rekomandohet, per javen e pare sidomos. Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te arrijne rezultate maksimale te secili individ, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.