Trajtimi Anti Age

Trajtimet anti-age jane te ndryshme dhe sherbejne per te parandaluar, ngadalesuar dhe penguar proçesin e plakjes dhe per te lejuar individin qe te kete nje jete te gjate dhe te shendetshme, por pa shenjat e bezdisshme te moshes. Trajtimet jane shkencerisht te studiuara dhe te testuara, te cilat e bejne te sigurte çdo proçedure, per te gjithe ata qe deshirojne qe te mbeten te rinj. Gjate jetes ne ekspozohemi ne ambiente te ndotura, me efekte te demshme si dhe ndaj rrezeve te diellit. Keto substanca ndotese ne bashkepunim me rrezet UV pershpejtojne proçesin e plakjes se lekures. Nje tjeter faktor qe te plak eshte stresi, ose stili i jetes kur nuk eshte i shendetshem, perfshire ketu edhe nje menyre te ushqyeri jo korrekte. Perveç kesaj, te ri te mban edhe aktiv iteti fizik si dhe marrja me rregull e vitaminave dhe e integratoreve ushqimore. Nderkohe edhe trajtimet estetike behen nje aleat i rendesishem per t’i shpallur lufte rrudhave dhe plakjes. Tek Klinika Dermo Life behen disa tratime antiage te cilat do t’i rendisim me poshte:

1) TRATIM ME ACID FRUTASH

Trajtimi me acid frutash si acidi malik, glikolic, saliciik etj, perdoret per aftesite antioksiduese dhe esfoliuese qe ata kane. Ky trajtim promovon rinovimin e epidermes, duke stimuluar ne te njejten kohe prodhimin e kolagenit dhe elastines. Kjo realizohet duke pastruar lekuren nga qelizat e vdekura dhe duke i dhene asaj nje pamje uniforme dhe me shkelqim.

2) RINIMI ME LAZER FRAZZIONATO FRAXEL

Ky eshte nje trajtim mjekesor i cili lejon ne menyre jo evazive qe te largohen shenjat e moshes me disa seanca trajtimi. Lazeri FRAXEL mund te perdoret ne fytyre, qafe dhe dekolte, duke larguar njollat, shenjat dhe rrudhat. Mund te trajtohen edhe duart. Trajtimi termik penetron ne lekure duke eleminuar qelizat e vjetra nga epiderma, deri ne thellesi te saj. Trajtimi i fraksionuar lejon lekuren qe te sherohet me shpejt, sepse arrin te trajtoje çdo zone per aq nevoje sa ç’ka. Zona e lekures me probleme mbushet me inde te reja te shendetshme. Çdo trajtim lazer perfshin 20 deri ne 25% te siperfaqes se trupit. Programi i trajtimit parashikon 3 deri ne 5 seanca, me interval njera nga tjetra rreth 4 jave. Rezultati i plote i ketij trajtimi do te shihet pas 2-3 muajsh. Trajtimi behet ne nje studio mjeku dhe zgjat pak minuta kur kemi te bejme me zona te veçanta dhe jo per te gjithe fytyren. Per kete te fundit behet nje ore trajtim. Pas trajtimit ndjehet nje lloj djegieje dhe lekura rri e kuqe per pak dite. Fryrja rri per 2 ose 3 dite. Shtresa e re e epidermes fillon te zhvillohet brenda 24 oresh nga trajtimi.
– Proçesi i ristrukturimit te lekures ka te beje me:
1) Lekura duket e erret dhe e tille do jete per 3-14 dite sipas intensitetit te trajtimit te zgjedhur.
2) Esfolimi: Lekura rripet ne menyre natyrale duke zevendesuar qelizat e vjetra me te rejat.
– Benefitet e lazerit Fraxel
1) Permireson indet e lekures dhe dimensionet e poreve.
2) Heq njollat e erreta
3) Shtrin rrudhat rreth syve
4) Redukton shenjat dhe aknet
5) Rinon lekuren e qafes, dekoltese dhe duarve.
6) Redukton smaliaturat (strijat).