Gastroplastika endoskopike, e njohur ndryshe si lifting i stomakut ose Endoscopic Sleeve Gastroplasty (ESG), është një procedurë bashkëkohore, minimalisht invazive për trajtimin e obezitetit. Ndryshe nga ndërhyrjet klasike bariatrike, lifting i stomakut kryhet pa prerje kirurgjikale, vetëm me ndihmën e një endoskopi të futur përmes gojës.
Me anë të një pajisjeje të veçantë që lidhet me endoskopin, kirurgu aplikon disa qepje në murin e brendshëm të stomakut. Këto qepje e reduktojnë kapacitetin e stomakut me rreth 70%, duke i dhënë atij formë më të ngushtë dhe më të shkurtër, të ngjashme me atë të një bananeje.
Pacienti ndihet i ngopur shumë më shpejt dhe konsumon më pak ushqim, gjë që sjell humbje të qëndrueshme të peshës.
Si kryhet procedura?
● Kryhet me endoskopi, pa prerje në bark.
● Pajisja futet përmes gojës deri në stomak.
● Aplikohen rreth 8–12 qepje në murin e brendshëm të stomakut.Kjo zvogëlon kapacitetin e stomakut me 60–70%.
● Procedura zgjat 60–90 minuta.
● Pacienti mund të shkojë në shtëpi të njëjtën ditë ose pas 24 orësh.
Kush është kandidat për Gastroplastikën Endoskopike?
Kjo metodë rekomandohet për pacientë:
● Me BMI nga 30–40
● Që nuk duan t’i nënshtrohen kirurgjisë klasike (si Gastrik Sleeve ose Bypass).
● Me sëmundje shoqëruese të obezitetit si diabet tip 2, hipertension, apnea gjumi.
● Që janë të motivuar për të ndryshuar stilin e jetesës pas ndërhyrjes.
Përparësitë e Gastroplastikës Endoskopike
● Procedurë pa prerje kirurgjikale
● Rikuperim shumë i shpejtë (1–2 ditë)
● Rrezik i ulët komplikimesh krahasuar me kirurgjinë klasike
● Nuk përfshin heqje të ndonjë pjese të stomakut
● Nuk ndikon në përthithjen e vitaminave dhe mineraleve
● I përshtatshëm për pacientë që nuk mund të kryejnë kirurgji klasike
Sa peshë humbet me Gastroplastikën Endoskopike?
Studimet tregojnë se pacientët humbasin deri ne 25% të peshës trupore totale brenda vitit të parë, nëse ndjekin një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe aktivitet fizik.
Ndjekja pas procedurës
● Pas procedurës, pacienti fillon me dietë të lëngshme për disa javë.
● Gradualisht kalon në ushqime të buta dhe më pas në ushqime të ngurta.
● Vizita të rregullta te nutricionisti dhe mjeku për të monitoruar ecurinë.
● Kontrollet përfshijnë analiza gjaku, monitorim të peshës dhe këshillim për stilin e jetesës.
Për kë nuk rekomandohet ndërhyrja e lifting të stomakut?
● Pacientët me hernie të mëdha hiatale
● Pacientët që kanë pasur ndërhyrje të mëparshme në stomak
● Personat me sëmundje të rënda të mëlçisë ose mushkërive që e bëjnë procedurën jo të sigurt.
Krahasimi: Lifting i Stomakut vs. Zvogëlimi i Stomakut
| Lloji i ndërhyrjes | Gastroplastika Endoskopike (Lifting i Stomakut) |
Gastric Sleeve (Zvogëlimi i Stomakut) |
|---|---|---|
| Metoda | Endoskopike, pa prerje dhe qepje në stomak | Kirurgjikale, ndërhyrja kryhet me laparoskopi. Hiqet rreth 75-80% e stomakut |
| Invasiviteti | mini-invazive | mini-invazive |
| Koha e procedurës | 60-90 minuta | 90-120 minuta |
| Qëndrimi në spital | Deri në 1 ditë | 2-3 ditë |
| Koha e rikuperimit | 2-5 ditë | 2-3 javë |
| Reduktimi i stomakut | 60-70% zvogëlim | 75-80% zvogëlim |
| Humbja e peshës (mesatare, 1 vit) | Derì në 25% të peshës trupore | Derì në 50% të peshës totale trupore |
| Humbja e peshës (3-5 vjet) | Derì në 50% të peshës trupore | Derì në 70% të peshës totale trupore |
| Ndryshime hormonale | Ndikon te grelina (hormoni i urisë) | Redukton ndjeshëm grelinën |
| Komplikime të mundshme | Të rralla: dhimbje, nausea, refluks | Të mundshme: hemorragji, refluks i fortë |
| Kandidatët ideal | Pacientë me BMI 30–40 që kërkojnë procedurë pa prerje | Pacientë me BMI >40 ose >35 me sëmundje shoqëruese |
| Kufizimet | Humbje e moderuar e peshës. Mund të kërkojë përsëritje. | Rezultat i përhershëm i renies së peshës. Pas ndërhyrjes nuk mund të rikthehet stomaku në gjendjen e mëparshme. |
REZERVO KONSULTEN
FYTYRA
TRUPI
DERMOLIFE
Fytyra
Jepini nje pamje me natyrale dhe rinore fytyres suaj, duke ndihmuar personalitetin tuaj te shkelqeje dhe te kete me teper hijeshi.
Gjoksi
Nese ndjeni qe gjoksi juaj eshte shume i vogel, nuk eshte ne formen e duhur, ose nuk ju jep pamjen qe deshironi.Eja te ndihesh mire.
Trupi
Kur dukeni mire, ndjeheni mire. Kirurgjia plastike permireson shendetin tuaj fizik, si dhe pamjen tuaj. Trupi juaj meriton me teper!