Humbja progresive e funksionit te qelizave te lekures karakterizon procesin biologjik te plakjes. Ky proces le mbi lekure mbi secilin prej nesh shenja te dukshme. Shenjat e para te dukshme te moshes shfaqen pikerisht ne nivelin e fytyres. Rrudhat e para jane ato periorbitale, perreth syve, te ndjekura nga sfumimi i konturit te mandibules (nofulles), per shkak te leshimit te indeve te buta ne nivel te kendeve te nofulles. Nderkohe qe mollezat kane tendence te sheshohen, brazdat ne anet e hundes te thellohen. Shfaqen rrudhat rreth buzeve, rrudhat midis vetullave, rrudhat frontale ose te ballit. Leshimi i muskulit platisma behet shkak per palat ne nivelin e qafes.Te gjitha keto ndryshime bejne qe shume gra dhe burra te jene te pakenaqur me pamjen e tyre. Shikojne qe energjia dhe potenciali i brendshem nuk perputhet me pamjen e tyre te jashtme. Lifting i fytyres eshte nje nderhyrje e larte e kirurgjise plastike, ku lajmi i mire eshte permiresimi ne menyre te dukshme i pamjes se lekures, rikthimi i harmonise, tonifikimit dhe kompaktesise.Teknika e kirurgjise eshte perfeksionuar me kalimin e viteve dhe tashme eshte ne gjendje te rinovoje fytyren pa ndryshuar fizionomine dhe mimiken tuaj natyrale sikunder ka ndodhur ne te kaluaren. Fale kesaj metode te kirurgjise plastike fytyra juaj nuk ngjan e bere ose e ribere artificiale por rezulton ne menyre natyrale e çlodhur dhe kjo zgjat ne kohe. Eshte e rendesishme te sqarohet qe rrudhat e thella nuk eleminohen por reduktohen. Lifting i fytyres eshte nje nderhyrje e kirurgjise plastike qe ne pjesen me te madhe te rasteve nis nga 40 vjeç dhe ne keto grupmosha mund te shoqerohet edhe me Blefaroplastike per shkak te renies se qepallave. Kirurget estetike te DERMOLIFE® kujdesen gjithmone qe cdo nderhyrje te behet ne perputhje te plote me individualitetin tuaj. Te famshmit qe kane marre rezultate fantastike pas nje Lifting te fytyres jane shume femra dhe meshkuj si psh: Demi Moor, Al Pacino, Arnold Schearzenegger, Sylvester Stallone etj. Pergjithesisht ne moshe te re perdoret kryesisht i ashuquajturi Minilifting qe eshte nje teknike e terheqjes se lekures se faqeve prapa vesheve. Per nje rezultat qe zgjat me shume eshte e keshillueshme te behet nje Lifting facial total. I ashtuquajturi Minilifting ofron mundesine per te rigjeneruar nje zone specifike te fytyres: zona e temthave dhe vetulles, mund te rimodelohet me Lifting Temporal. Zona e faqeve me Lifting Medio-Facial. Zona e qafes dhe mjekra me Lifting de Collo (lifting te qafes). Zona e ballit me Lifting Frontal.
Mjeshteria e kirurgeve italiane te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te realizojne Lifting te fytyres me rezultate maksimale, qe do te thote lekure ne pozicionin qe ishte para se te plakej, pamje e fytyres e shplodhur,ekspresive,e rinuar dhe mjaft natyrale ne sinergji me boten tuaj emocionale. Ju do te ndiheni mire fizikisht dhe emocionalisht, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Lifting i fytyres ne rastet kur keni:
► Rrudha dhe shenjat e viteve mbi fytyre
► Nje pamje te pergjithshme te fytyres e plaku
► Deshire per te rigjeneruar pamjen e fytyres
► Renie te vetulles,rrudha rreth syve dhe rrudha rreth buzeve
► Ball te mbushur me rrudha
► Qafen dhe pjesen poshte mjekres me lekure te leshuar dhe te mbushur me rrudha
PROCEDURA
Lifting i fytyres eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen qe ju te keni pritshmeri ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do te programoje e do t’ju ilustroje mbi te konkrete dhe reale. Do te studioje me imtesi gjendjen e lekures, te indeve nenlekurore, muskulore si dhe strukturen kockore te fytyres. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione preize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standart te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale.
Lifting i fytyres eshte nje ekspresion artistik i kirurgut plastik. Ne cdo rast stafi yne i kirurgeve ju garanton rezultate befasuese dhe ju do te ndiheni me te bukura se kurre, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.
Lifting i fytyres mund te realizohet me anestezi lokale dhe sedacion ose me anestezi gjenerale. Ne kete rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh anestezine lokale me sedacion dhe te shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Mundeson gjithashtu perdorimin e sasie shume te vogel barnash gjate operacionit. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.
Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale. Operacioni i Lifting te fytyres zgjat 1-3,5 ore ne varesi te teknikes kirurgjikale qe do te aplikohet per rastin tuaj. Ne varesi te teknikes qendrimi ne klinike mund te jete ambulator ose nje nate. Prerjet e kesaj nderhyrje mbeten te padukshme pasi mbulohen nga floket dhe palat e lekures para dhe pas veshit. Nese nderhyrja do te shtrihet deri ne nivelin e qafes do te duhet vendosja e nje dreni. Mjeket kirurge te DERMOLIFE® te sigurt ne eksperiencen e tyre internacionale dhe me kontakt te vazhdueshem me teknikat me te fundit te kirurgjise plastike jane gjithmone prane jush dhe gati per t’iu konsultuar dhe sqaruar per gjithe teknikat e Lifting te fytyres.
Mbas nderhyrjes mjeket e DERMOLIFE® keshillojne pushim 24 – 48 ore. Dhimbja pergjithesisht eshte modeste dhe e kontrolluar nga barna analgjezike qe merren ne klinike dhe ne shtepi. Mjekimi i plageve kryhet 2 – 5 dite pas operacionit,pas 7 – 14 ditesh hiqen penjte. Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas. Pjesa me e madhe e edemes do te zhduket brenda 2 javesh. Keshillohet qendrimi shtire me koken te ngritur lart dhe kompresa me akull per te pershpejtuar largimin e edemave. Mund te keni mungese ndjeshmerie ne zonen e trajtuar, por kjo eshte e perkohshme. Rekomandohet qe ne periudhen pas operacionit te shmangni ekspozimin ne diell dhe konsumimin e duhanit.
Objektivi i kirurgeve tane italiane eshte te realizojne Lifting te fytyres me rezultate maksimale duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.