Blefaroplastika – I ndjeni syte tuaj
me te lodhur gjate viteve te fundit?

Blefaroplastika eshte operacioni qe “zbukuron shikimet tona”, duke mundesuar te shkelqejme dhe te jemi rrezellitese si emocionalisht ashtu edhe estetikisht. Bukuria jone shpesh identifikohet me bukurine e syve. Zona e syve eshte zona me delikate, sepse shtresa e fytyres eshte e holle dhe transparente dhe ne pjesen me te madhe e ekspozuar ndaj agjenteve agresive te brendshem dhe te jashtem. Demtimet nga dielli, pesha e viteve, predispozita gjenetike dhe stresi determinojne per nje aspekt jo te kendshem te palpebrave qe manifestohet me nje renie te lekures ne regjionin palpebral superior dhe ne pjesen inferiore, te ashuquajturat (qeska poshte syve), dhe ky fenomen ndodh tek te dy gjinite. Pra ne te dyja gjinite mund te kete ptos-palpebrale dhe akumulim te yndyres ne zona te caktuara te cilat prishin harmonine e fytyres. Krahas inestetizmit, renia e qepallave mund te shkaktoje zvogelim te fushepamjes se syrit.Kjo pamje sysh me palpebra te rena dhe me shikim te trishtuar krijon imazhin e nje fytyre te lodhur dhe te vjeteruar. Kirurgjia estetike e qepallave ka te beje me nje larmi te situatave, disa jane te lidhura vetem me aspektin estetik te qepallave dhe jane ne thelb per shkak te fenomeneve te plakjes se indeve te lekures dhe muskujve duke sjell shtim te lekures si ne nivelin e qepallave te poshtme dhe ne nivelin e qepallave te siperme, apo edhe shfaqja e hernieve yndyrore. Ne raste te tjera, kirurgjia estetike e qepalles ka per qellim korrigjimin e defekteve funksionale qe gjithashtu kane nje ekuivalence estetike:eshte rasti i renies se qepallave (ptosis palpebral). Renia e qepallave karakterizohet nga nje ndryshim i mekanizmit te ngritjes se qepalles per shkak te problemeve neuromuskulare ose defekteve te njesise anatomike te perbere nga muskujt ngrites te qepalles dhe tendinit te saj. Qellimi i Blefaroplastikes eshte realizimi i Qepallave te reja ne harmoni me fytyren per t’i rikthyer asaj natyrshmerine dhe bukurine. Blefaroplastika i rikthen freskine dhe tonifikimin qepallave duke perfituar nje veshtrim me te gjalle dhe rinor.Rezultatet e shkelqyera permiresojne vetevleresimin dhe performancen ne jeten e perditshme.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te arrijne rezultate maksimale qe do te thote qepalla te reja,te tonifikuara dhe nje veshtrim me i gjalle dhe rinor, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne proceduren e Blefaroplastikes ne rastet kur keni:

► Qeska rreth syve si pasoje e grumbullimit te dhjamit
► Lekure te tepert mbi sy dhe qepalla te rena qe rendojne pamjen dhe paraqesin veshtrim te lodhur
► Leshimi i qepalles se poshtme (lekures dhe muskulit) qe veshtireson takimin midis qepalles se poshtme me globin okular duke shkaktuar lotim te syrit dhe skuqje te konjuktivave
► Enjtje te qepallave me kalimin e viteve apo edhe si pasoje e trashegimise familiare

PROCEDURA

Blefaroplastika eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te detajuar. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te vleresoje strukturen tuaj kockore, karakteristikat e lekures dhe muskujve perreth syve, prezencen e difekteve estetike ose funksionale dhe do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen qe ju te keni pritshmeri konkrete dhe reale. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes. Para nderhyrjes kirurgu yne do t’ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa ekzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standard te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve, eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes kirurgjikale ne fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu,pas nje bashkebisedimi te hapur dhe mjaft informues, se bashku me ju, do te zgjedhe proçeduren kirurgjikale me te pershtatshme per rastin tuaj.
Objektivi i kirurgeve te DERMOLIFE® eshte realizimi i Qepallave te reja ne harmoni me fytyren per t’i rikthyer asaj natyrshmerine dhe bukurine. Blefaroplastika i rikthen freskine dhe tonifikimin qepallave duke perfituar nje veshtrim me te gjalle dhe rinor. Rezultatet e shkelqyera permiresojne vetevleresimin dhe performancen ne jeten e perditshme.

Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Ne cdo rast stafi i DERMOLIFE® preferon te zgjedh, kur eshte e mundur, anestezine lokale me sedacion dhe te shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar dhe pjeserisht koshient. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.

Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale, duke arritur rezultate te shkelqyera e pa lene shenja. Blefaroplastika mund te kryhet ne qepallen e siperme, te poshtme ose ne te dyja njekohesisht (blefaroplastike e plote). Procedura kirurgjikale e blefaroplastikes eshte relativisht e shkurter dhe zgjat mesatarisht nga 20 minuta deri ne 1 ore e 30 minuta. Pothuajse gjithmone kryhet me anestezi lokale dhe sedacion. Kjo nderhyrje,e keshillueshme si per femrat ashtu edhe per meshkujt, tashme realizohet ne menyre mini-invazive. Metoda klasike e blefaroplastikes, konsiston ne heqjen e dy shiritave lekure, ne forme gjysmeharku, se bashku me pak dhjam ne zonen e interesuar, nepermjet nje prerje ne pjesen ku paloset normalisht qepalla (per qepallen e siperme) dhe poshte qerpikeve per qepallen e poshtme. Me ane te kesaj teknike, behet e mundur heqja e lekures dhe dhjamit te tepert si dhe rimodelimi i muskulit. Qepjet kryhen me delikatese duke perdorur penje shume te holle dhe shenjat jane plotesisht te padukshme, pasi perputhen me palat natyrale te lekures se qepalles se siperme dhe ndodhen ne bordin e qerpikeve te qepalles se poshtme. Parashikohet te kheheni ne shtepi brenda dites, zakonisht 2 – 3 ore pas operacionit.
Kirurget me fame boterore te DERMOLIFE® ju garantojne rezultate mahnitese, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Mjeket kirurge te DERMOLIFE® do t’ju asistojne deri ne rekuperimin tuaj te plote. Pas operacionit aplikohen disa leukoplaste kirurgjikale te vegjel te cilet mbahen per disa dite. Keshillohet qe duke filluar menjehere pas operacionit dhe diten e neserme, mbi sy te aplikohen qeska akulli per te ndihmuar largimin e edemave dhe hematomave. Me pas, kompresa garzash te lagura me çaj kamomili jane te nevojshme per te pershpejtuar sherimin e plageve. Kontrollet dhe mjekimet e para te plageve parashikohen pas 2 – 4 dite, heqja e penjve pas 7 – 10 ditesh. Syzet mund te perdoren 24 ore pas interventit, nderkohe qe lentet e kontaktit mund te perdoren mbas 7 deri 10 ditesh. Niveli i fryrjes reduktohet dukshem 2 – 3 jave me pas. Syte mund te jene perkohesisht te ndjeshem ndaj drites dhe mund te kete lotim ose tharje te konjuktivave. Pikat e syve jane te rekomanduara per te lehtesuar ndjenjat bezdisese. Eshte e keshillueshme qe te mbahen veshur syze dielli te erreta per disa jave per te mbrojtur syte nga era dhe pluhuri. Eshte e keshillueshme qe te shmangen sforcimet e teperta dhe te panevojshme gjate periudhes postoperatore. Ekspozimi ne diell me filtra mbrojtes keshillohet pas 4 javesh.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te arrijne rezultate maksimale te secili individ, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.