Rimodelimi i vesheve

Rimodelimi i vesheve – Otoplastika

Bukuria e fytyres eshte ngushtesisht e lidhur me bukurine e seciles pjese perberese te saj. Veshet e medhenj (ose veshet llapush) perbejne nje inestetizem te lindur lehtesisht te evidentueshem qe shkakton diskomfort psikologjik duke kompromentuar cilesine e jetes,autostimen dhe ekuilibrin psikosocial. Per kete arsye ky inestetizem ka vemendjen e vecante te kirurgeve te DERMOLIFE® . Otoplastika eshte kirugjia estetike e vesheve qe korrigjon formen, madhesine, asimetrine apo cdo lloj inestetizmi tjeter. Otoplastika rikthen harmonine e fytyres dhe ndjenjen tuaj te vetevleresimit. Fytyra, floket dhe qafa do te kene vemendjen qe gjithmone kane merituar dhe ju mund t’i thoni lamtumire sikleteve te se kaluares. Nuk ka kufizime moshe per t’iu nenshtruar rimodelimit te vesheve, megjithate te femijet ky lloj operacioni rekomandohet te kryhet ndermjet 5 dhe 14 vjet, domethene ne kohen kur keto defekte estetike behen burim i sikletit ne raportet sociale dhe mund te shkaktojne pasiguri te thella. Kirurget e Dermolife® realizojne otoplastiken, ne varesi te rastit, me tekniken tradicionale ose me nje nga teknikat me inovative ne fushen e kirurgjise estetike e cila ben korrigjimin e formes se veshit duke evituar prerjen ne pjesen e pasme te kercit.
Mjeshteria e kirurgeve te DERMOLIFE® bazuar ne dije te thelluara, eksperienceshumevjecare, teknika te fjales se fundit ne fushen e kirurgjise estetike, kombinuar keto me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures, lejojne kirurget tane te realizojne operacionin e Otoplastikes me rezultate te shkelqyera dhe pa shenja te dukshme, duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kirurget estetike te DERMOLIFE® ju keshillojne rimodelimin e vesheve ne rastet kur keni:

► Veshe llapush
► Veshe asimetrik
► Veshe shume te vegjel ose te medhenj
► Lobet e vesheve te medha ose te demtuara
► Demtime post traumatike

PROCEDURA

Otoplastika eshte nje nderhyrje shume e personalizuar dhe si e tille kerkon nje konsulte te specializuar mjaft te kujdesshme. Gjate konsultes se pare kirurgu i DERMOLIFE® do te zhvilloje me ju nje bashkebisedim te hapur mjaft te detajuar dhe do t’ju ilustroje mbi te gjitha objektivat dhe rezultatet estetike qe eshte e mundur te arrihen. Do te vleresoje me imtesi formen dhe madhesine e vesheve, te cilat shpesh jane shume te ndryshme nga njeri vesh tek tjetri, raportet e tyre me fytyren dhe koken ne teresi dhe do t’ju tregoje tekniken me te pershtatshme kirurgjike per te arritur rezultatin me te mire te mundshem. Kirurgu i DERMOLIFE® vlereson gjithashtu gjendjen tuaj shendetesore, per te perjashtuar semundje te ndryshme, probleme te koagulimit te gjakut apo cikatrizim te lekures, te cilat mund te influencojne rezultatet finale te nderhyrjes.Para nderhyrjes kirurgu yne do ju jape instruksione precize rreth ushqyerjes para dhe pas operacionit, administrimit te medikamenteve si dhe konsumimit te alkoolit dhe duhanit. Duhet te kryeni paraprakisht edhe disa egzaminime si nje vizite kardiologjike, nje radiografi te mushkerive si dhe disa analiza standard te gjakut dhe urines. Pasi te kemi permbledhur te gjitha pergjigjet e ketyre ekzaminimeve,eshte radha e nje konsulte me anestezistin e stafit tone, per te vendosur mbi gjendjen e pergjithshme shendetesore dhe oportunitetin e kryerjes se nderhyrjes estetike ne fjale. Ne perfundim te konsultes kirurgu, se bashku me ju,do te zgjedhe proceduren me te pershtatshme per rastin tuaj.
Ne cdo rast kirurget e DERMOLIFE® ju garantojne rezultate te shkelqyera dhe pa shenja te dukshme, duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.

Kur i neshtrohesh nje operacioni kirurgjikal nje nga preokupimet me te zakonshme eshte anestezia. Stafi i DERMOLIFE® e realizon otoplasiken nen anestezine lokale me sedacion dhe shmang anestezine gjenerale, duke garantuar nje rekuperim te menjehershem te personit pas interventit krahasuar me anestezine gjenerale. Anestezia lokale kryhet me disa injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes kirurgjikale duke siguruar mungesen e dhimbjes. Ndersa sedacioni konsiston ne injektimin endovenoz te medikamenteve qe reduktojne ankthin dhe provokojne nje gjendje gjumi te lehte ose disi me te thelle. Personi eshte i relaksuar dhe pjeserisht koshient. Vlen te theksohet qe ne anestezine lokale nuk perdoret intubimi duke mbajtur frymemarrjen spontane te personit, duke shmangur perdorimin e aparaturave qe garantojne frymemarrjen gjate anestezise gjenerale.

Ne çdo rast Stafi i DERMOLIFE® ka si objektiv t’i garantoje personit nje eksperience kirurgjikale te qete dhe pa dhimbje. Operacioni realizohet duke ndjekur nje protokoll preçiz qe garanton cilesi dhe siguri maksimale, duke arritur rezultate te shkelqyera e pa lene shenja te dukshme. Otoplastika zgjat mesatarisht 1-2ore, eshte nje procedure kirurgjikale e lehte, pa dhimbje dhe me rekuperim te menjehershem pas interventit. Kirurgu estet procedon me nje incizion ne pjesen e pasme te kercit te veshit, pasi realizon rimodelimin dhe ripozicionimin kryen qepjen e kercit me penje te vecante qe sigurojne shume qendrueshmeri dhe me pas behet qepja e lekures me penje te absorbueshem.Rezultati nenkupton korrigjim ekselent te anes estetike (afrim i llapave te vesheve me koken). Teknika inovative pa prerje, me ane te pajisjes EarFold, konsiston ne nje prerje te vogel te lekures dhe implantimin e pajisjes Earfold nenlekure duke realizuar korrigjimin definitiv te formes se veshit. Eshte mjeku kirurg qe percakton tekniken me te pershtatshme per rastin tuaj. Nga ana psikologjike rezultati i Otoplastikes eshte befasues duke i dhene fytyres nje pamje te re dhe dinamike. BUKURIA ESHTE FORCE DHE DERMOLIFE® FORCON BUKURINE TUAJ.

Menjehere pas operacionit do te aplikohen leukoplast dhe nje fashe elastike rreth kokes (si turban) e cila keshillohet te hiqet pas dy ditesh. Mjekimi i plageve kryhet 2 – 5 dite pas operacionit Mjekimet dhe vizitat e kontrollit me kirurgun estetik te DERMOLIFE® do te jene gjithmone falas. Per te kryer nje dush keshillohet te prisni te pakten dhjete dite. Banjat ne det ose pishine nuk rekomandohen per te pakten 1 muaj. Pas operacionit te otoplastikes perdorimi i syzeve nuk rekomandohet gjithashtu per te pakten nje muaj. Rifillimi i punes mund te behet menjehere 1–2 dite pas nderhyrjes nderkohe qe rifillimi i aktivitetit sportiv mund te behet pas nje jave nga nderhyrja. Veshet do te marrin formen e tyre perfundimtare pas 3 –4 muajsh.
Objektivi i kirurgeve italiane te DERMOLIFE® eshte te realizojne operacionin e Otoplastikes me rezultate te shkelqyera dhe pa shenja te dukshme, qe do te thote korrigjim ekselent i anes estetike, pra afrim te llapave te veshit me koken, duke vene ne dukje me te bukuren te ju, sepse DERMOLIFE® JU GARANTON SHENDET DHE BUKURI.