Radiofrekuenca

Radiofrekuenca

Radiofrekuenca ka qene e njohur ne fushen mjekesore per vite dhe konsiderohet si nje nxites per rinovimin e qelizave dhe prodhimin e kolagjenit. Me elektroda te veçanta qe levizin neper siperfaqen e lekures, valet e radiofrekuencws drejtohen thelle ne inde. Kjo lejon qe energjia e radiofrekuences te arrije dermen (shtresa me e thellw e lekures). Ngrohja e bute qe gjeneron kjo thelle nxit formimin e kolagjenit te ri dhe elastines. Ky efekt termik ne metabolizmin lokal permireson gjithashtu qarkullimin dhe furnizimin me lende ushqyese ne inde. Permes trajtimit me radiofrekuencw, burimet e vetw trupit mobilizohen, forcohen dhe rindertohen - me efekte te qendrueshme.


ÇFARe ndodh gjate nje trajtimi me radio-frekuence?


Gjate trajtimit, ndjehet vetem nje ndjesi ngrohjeje te shkurter ne zonen e trajtuar. Ndodh njw suqje e lehtw, e cila zakonisht eshte e dukshme vetem per nje ore dhe zgjat jo me shume se 1 ose 2 dite. Kwto trajtime nuk kanw nevojw pwr kohw rekuperimi, pacienti mund tw vazhdojw aktivitetin ditor normal pas trajtimit.


KUSH MUND Te PERFITOJE NGA TRAJTIMI ME RADIOFREKUENCE DHE CILAT ZONA TE TRUPIT MUND Te TRAJTOHEN?

Kjo metode mund te perdoret per grate dhe burrat e te gjitha moshave, ne te gjithe fytyren, qafen, dekolte, si dhe total trupin.



PROCESI I TRAJTIMIT

Pastrimi i zones se trajtimit
Aplikimi i kremit/ xhelit pwr RF
Aplikimi I sondes se RF per te krijuar nje nivel optimal te ngrohjes
Mbivendosje te shumefishta te levizjeve rrethore te sondes ne zonen e trajtimit


Sa zgjat nje trajtim?
Kohezgjatja e nje seance te vetme te radiofrekuences eshte midis 20 dhe 60 minuta, varesisht nga madhesia e zones qe do te trajtohet.

Sa seanca jane te nevojshme?
Ne pergjithesi, 5 deri ne 10 trajtime jane te nevojshme per çdo zone, te cilat kryhen çdo jave. Me pas, ne rekomandojme 1 trajtim ne muaj per mirembajtje.

Sa zgjat rezultati?

Rezultatet e rigjenerimit te lekures vazhdojne per 12 deri ne 16 muaj. Trajtime shtese mund te behen ne çdo kohe pa asnje problem. Procesi i rigjenerimit mund te vazhdoje deri ne 6 muaj pas trajtimit dhe te permiresoje me tej rezultatet.


Kunderindikimet

1.Gjate shtatzenise
2.Ne rast te kancerit
3.Gjate trajtimeve me radio ose kimio terapi
4.Prania e pacemarkerave kardiake