Cfare eshte trajtimi Dermapen?
Trajtimi me Dermapen paraqet nje trajtim te thjeshte dhe te drejtperdrejte per te luftuar problemet e zakonshme te lekures per meshkujt dhe femrat. Eshte nje procedure minimale-invazive e rinovimit te lekures qe synon te permiresoje ne menyre dramatike pamjen, tonusin dhe strukturen e lekures Kur lekura demtohet, ajo menjehere do te filloje riparimin e lekures duke stimuluar faktoret e rritjes, te cilat, nga ana tjeter, do te çojne ne gjenerimin e kolagjenit dhe elastines. Prandaj, kur shpimet jane behen duke perdorur Dermapen, lekura do te trajtoje shpimet si plage dhe per kete arsye te filloje sherimin. Kjo do te thote se Dermapen ka tendence per te mashtruar lekuren per te prodhuar kolagjen dhe elastine per te promovuar “sherimin” dhe efekti do te jete nje lekure e rinuar.
Cfare trajton Dermapen 4?
E shoqeruar me Cocktail Vitaminik, ndihmon:
• Kunder pigmentimit/Melazmes
• Trajtim i akneve dhe shenjave
• Permiresim i rrudhave fine
• Trajtim i rratheve te zinj te syve
• Trajtim i shenjave traumatike/post kirurgjikale
• Kunder plakjes, per rigjenerimin e lekures
Para trajtimit:
• Shmangni perdorimin e kremrave depilator, Retin-A (Vitamina A), Alfahidroksiacid, BetaHidroksacid, acid Glikolik dhe Vitamine C te pakten 12 ore para trajtimit.
• Shmangni Terapite Autoimune 12 ore para trajtimit.
• Shmangni trajtimet me lazer, seancat solar dhe ekspozimin ne diell per te pakten 24 ore. (Dermapen nuk do te administrohet ne lekure te djegur nga dielli)
• Para se te filloje procedura, sigurohemi qe lekura e pacientit eshte e paster (pa make-up, kremra, produkte per fytyren) dhe perdoret nje anestetik lokal per te zvogeluar ndjesine e mundshme te dhimbjes. Kjo behet 5-10 minuta perpara fillimit te trajtimit.
Kohezgjatja e procedures:
Koha totale e pergatitjes dhe procedures eshte rreth 50-60 minuta.
Do te duhet te shihni nje dermatolog, estetist te çertifikuar per kete procedure.
Mund t'ju duhen te pakten tre procedura ose me teper per rezultatet me te mira.
Seancat e dermapen rekomandohen te kryhen nje here ne 4-6 jave per te arritur rezultate maksimale.
Nuk rekomandohet dermapen nese pacientet:
• Kane shtatzene
• Kane semundje te caktuara te lekures, te tilla si psoriaza ose ekzema
• Kane plage te hapura
• Kane bere radioterapi kohet e fundit
• Kane nje histori te shenjave te lekures
Diten e trajtimit
Mbani te paster fytyren tuaj. Nese ndodh nje shperthim aknesh para trajtimit, shtyni takimin ne nje moment kur lekura te jete e qete pa/me disa akne active qe duhen shmangur gjate procedures.
Post trajtmit
Shmangni rrezet e diellit te qellimshme dhe te drejtperdrejta per 24 ore.
Mos beni not per te pakten 24 ore pas trajtimit.
Asnje ushtrim ose aktivitet i rende per 24 oret e para pas trajtimit. Djersitja dhe ambientet e palestres jane te demshme dhe mund te shkaktojne reagime anesore.