Mezoterapia

Mezoterapia




Mezoterapia eshte nje proçedure mini-invazive gjate se ciles injektohen ne lekure vitamina, aminoacide apo acid hialuronik, produkte keto qe administrohen ne shtresen e mesme te lekures nepermjet injektimit me mikro gjilpera. Kjo proçedure vepron duke stimuluar lekuren dhe rezulton ne vete-sherimin e zonave te trajtuara

Si funksionon?
Injektimi kryhet me ane te nje ageje me gjatesi 4-6 mm e cila lejon injektimin e sasive te vogla te solucioneve farmakologjike ne zonat brenda lekures. Mezoterapia mund te suportohet nga trajtime shtese si karboksiterapia, radiofrekuenca, kriolipolisi, intralipoterapia. Specialistet rekomandojne qe pacienti te konsumoje disa ekstrakte bimore ose ilaçe bimore per te ndihmuar mezoterapine. Proçedura:

Perpara trajtimit, do t’ju aplikohet nje krem anestezik mbi lekure, pasi zona qe do te trajtohet fillimisht do t’i nenshtrohet nje pastrimi te thelle. Me pas proçedohet me injektimin e produktit specific ne lekure, gje qe realizohet me ndihmen e mikro gjilperave. Gjate proçedures do te perjetoni ndjesi djegie te lehte cila konsiderohet mese normale ne te tilla proçedura. Produktet e injektuara kane koncentrim te larte dhe injektimi i dozave te vogla eshte mese i mjaftueshem per te na garantuar rezultatet e deshiruara.

Pergatitja

Mezoterapia aplikohet per:

• Eliminimin e rrudhave
• Rigjenerimin e lekures
• Trajtimin e akneve
• Parandalimin e renies se flokeve
• Trajtimin e strijave te krijuara nga shtatezenia
• Reduktimin e celulitit



Pas trajtimit: Pas trajtimit do te keni nje skuqje ose enjtje te lehte ne lekure, efekte te cilat do te zhduken brenda diteve ne vijim.


Sa trajtime jane te nevojshme: Ne parim, rekomandohen 8-10 seanca per te arritur rezultate te kenaqshme. eshte mjeku dermatolog ai/ajo qe percakton nje plan individual trajtimi per çdo pacient. Per te arritur rezultate optimale jane te nevojshme trajtime te perseritura disa here gjate vitit. Zonat e aplikimit
• Fytyre
• Qafe
• Dekolte
• Koke
• Duar
Rekomandime pas trajtimit:

eshte e keshillueshme te mos ekspozoni zonen e trajtuar ndaj rrezeve te diellit apo rrezeve X, evitoni saunat, si dhe mos mbani veshur rroba te ngushta ne zonen e trajtuar.