Lifting me fije
A po vini re sy me kapuç ose vetulla te rena dhe po kerkoni nje ngritje delikate jo-kirurgjikale te vetullave per te krijuar nje zone me te ‘zgjuar’ dhe te rifresukuar te syve …
Ndoshta e keni pare trendin me te perfolur Fox Eye ose ‘Sy Dhelpra’, proçedure e kryer nga VIP-at ne bote si Bella Hadid dhe Kendall Jenner.
Çfare eshte trendi Fox Eye dhe cilat jane arsyet kryesore qe njerezit e deshirojne ate?
Keto jane fije te tretshme, te cilat futen nen lekure dhe terhiqen per te ngritur dhe shtrire cepin e qepalles se siperme drejt tempujve per te krijuar nje forme bajameje duke ngritur njekohesisht bishtin e vetullave. Perveç ngritjes se lekures, keto fije gjithashtu stimulojne procesin e sherimit te trupit dhe prodhimin e kolagjenit ne zonat e trajtuara. Rezultatet jane te menjehershme, te cilat jane gjithmone terheqese per klientet dhe zgjasin 1 deri ne 3 vite, ne varesi te llojit te fijes te perdorur ne shkalle mjekesore dhe metabolizmit natyror te trupit.
Cfare perfshin procedura e lifting me fije dhe si funksionon?
1. Fijet futen nen lekure dhe shtrengohen per te krijuar terheqjen e zones. Fijet qe ne perdorim jane cilesia premium ne treg. Keto fije jane te tretshme nga trupi juaj dhe kthehen ne fibra kolagjeni pasi jetegjatesia ka perfunduar. Ky faktor ben qe procedura e dyte te kete nje rezultat me te gjate.
2. Ne muajin e pare vetulla bie me 20% te rezultatit fillestar duke I dhene nje pamje me natyrale procedures.
3. Ju jeni zgjuar gjate gjithe kohes dhe procedura zgjat jo me shume se 20 minuta.
4. Nuk eshte e dhimbshme pasi ju injektoheni me anestezi locale perpara procedures.
5. Mavijosjet dhe enjtjet jane te mundshme si pas çdo procedure invasive. Ato kalojne ne 5-14 dite. Pas procedures jane te mundshme dhimbje koke ne rajonin temporal e cila mund te zgjasi deri ne dy dite.
6. Para procedures eshte mire qe te beni Botox ne balle. Rezulatet jane te menjehershme.
Lifting me fije eshte nje procedure jo-kirurgjikale e cila aplikohet zakonisht per ngritjen e vetullave, ku fijet perdoren per tre arsye te ndryshme:
1. Per te ndryshuar formen e vetulles ku shpesh reherohet si vetull dhelpra ose sy dhelpra. Kjo krijon nje pamje me sy te gjere dhe te ngritur duke iu permbajtur trendit te Fox Eye.
2. Per te krijuar nje pamje me te zgjuar dhe te rifreskuar te syrit. Per shembull ngritja e vetulles per te trajtuar qepallat e rena ose vetullat e rena te cilat mund te jene te trasheguara ose te shkaktuara nga plakja.
3. Per te korrigjuar asimetrine, ku nje fije vendoset ne njeren vetull per te krijuar simetri me tjetren.
Pse eshte klinika Dermolife me e mira per kete procedure?
- Eksperience shume vjecare ne trajtimet estetike invasive dhe jo-invazive
- Perdorim I materialeve dhe produkteve me cillesore ne treg me cmimet me te arsyeshme
- Dermoestetistja e mirenjohur Lida Hoxha njihet si doktoresha me e mire ne fushen e dermoestetikes.
- Jemi zgjedhja primare per cdo shqetesim tuajin. Pacientet tane fluturojne nga jashte per te kryer sherbimet ne Dermolife