Dr. Eljo Simaku
Mjek gastroenterolog dhe hepatolog
Gastroenterolog dhe hepatolog me përvojë në endoskopi diagnostike e terapeutike dhe në procedurat me balon intragastrik.
Specializimi dhe formimi
- Specializim në Gastroenterologji dhe Hepatologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, 2015–2019.
- Trajnim bazë në endoskopi dhe trajnim i avancuar në endoskopi terapeutike në Spitalin Universitar të Janinës, 2017–2018.
- Pjesëmarrje në shkollat verore të United European Gastroenterology dhe në kursin praktik të UEG Week në Barcelonë.
Përvoja dhe fushat e praktikës
- Përvojë si gastroenterolog në Spitalin Hygeia, Trita Hospital dhe Dermolife në Tiranë.
- Gastroenterologji, hepatologji, endoskopi diagnostike dhe terapeutike, si dhe aktivitet profesional në programin e balonit intragastrik dhe Allurion në Trita Hospital dhe Dermolife.
Rezervo një konsultë