DERMATOSKOPI

Kontrolli periodik i nishaneve - Parandaloni ne kohe melanomen



Cfare eshte dermatoskopi dixhital?


Dermoskopia eshte nje teknike jo-invazive, qe perdoret kryesisht per te ekzaminuar lezionet e lekures. Ekzaminimi nepermjet dermatoskopise dixhitale eshte nje test diagnostik ne te cilin njollat dhe nishanet e ndryshme vezhgohen permes nje kamere zmadhuese me burim drite te polarizuar te lidhur me nje sistem kompjuterik. Ky sistem ofron imazhe te sakta dhe te perforcuara te nishaneve njekohesisht duke ruajtur pamjen e tyre per krahasim ne te ardhmen. Ekzaminimi dermatoskopik i nishaneve eshte nje procedure pa dhimbje per pacientin dhe ben te mundur percaktimin e sakte te diagnozes se lezioneve te lekures.

Per cfare sherben dermatoskopia dixhitale?


Dermatoskopia digitale prezanton nje harte trupore te te gjitha lezioneve te pigmentuara, e cila ruhet ne sistemin kompjuterik, duke lehtesuar monitorimin e personalizuar te zhvillimit te nishaneve ne çdo pacient. Perdoret per diagnostikimin e hershem te kancerit te lekures dhe per te vleresuar nese nishanet kane shenja malinje ose rrezik per t'u shnderruar ne kancer.

Sa here ne vit eshte i nevojshem kontrolli i nishaneve?


Pacienteve i’u rekomandohet per ekzaminime pasuese ne tre, gjashte ose 12 muaj per te krahasuar nishanet aktuale me ato te imazheve te ruajtura. Ne çdo vizite vijuese, mjeku specialist do te:
- kontrolloje nese ka nishane te reja
- do te krahasoje imazhet e njepasnjeshme dermoskopike
- do te ekzaminoje lezionet per çdo ndryshim te mundshem ne pamjen e tyre.

Nese ka ndryshime thelbesore tek nishanet, mund te indikohet melanome dhe zakonisht rekomandohet heqja e tyre.

Per ke eshte i rekomanduar kontrolli periodik i nishaneve?



Ekzaminimi i nishaneve nepermjet dermatoskopise dixhitale eshte i pershtatshem per te gjithe pacientet, por ju duhet te mos neglizhoni ne asnje moment kontrollet nese:

- Ke nje numer te madh nishanesh.
- Ke histori personale ose familjare te kancerit te lekures (kryesisht melanoma).
- Ke sindromen e nevusit displastik (njolla me ndryshime dinamike dhe rrezik transformimi)



ABC-ja e nishaneve


Melanoma eshte lloji me i rrezikshem i kancerit te lekures me nje rritje te vazhdueshme te rasteve ne mbare boten. Duhet te jeni te vemendshem nese nishanet tuaja perbehen nga karakteristikat e meposhtme:

Asimetri
Nishanet e zakonshem dhe beninj jane ose ne forme te rrumbullaket ose ovale dhe per kete arsye mund te ndahen ne 2 gjysma identike. Zakonisht ato jane simetrike. Melanomat shfaqin rritje te parregullt qe çojne ne forma mjaft asimetrike.

Kufiri
Kufiri midis nishanit dhe lekures perreth eshte i qarte. Kufijte e melanomes nuk jane gjithmone aq te qarte. Ato mund te jene te shperndara ose te prishura.

Ngjyra
Sa me shume ngjyre te kete nje lezion, aq me shume gjasa behet diagnoza e melanomes (“shenja e flamurit amerikan”=nese nje lezion ka pjese te kuqe, te bardhe dhe blu krahas ngjyres kafe)

Diametri
Natyrisht, lezionet kanceroze rriten me shpejt dhe pa kufizim ne krahasim me lezionet beninje te cilat karakterizohen nga rritje e kufizuar. Prandaj, sa me i madh te jete nje lezion ne pergjithesi, aq me e mundshme behet diagnoza e melanomes. Madhesia e prerjes se nje lezioni "te madh" eshte arbitrare, por aktualisht diametri prej 6 mm pranohet zakonisht.

Lartesia
Ne rast te rritjes se nje lezioni ose pjesesh te tij, diagnoza e melanomes eshte me e mundshme.

Nese gjeni nje ose me shume nga kriteret e mesiperme, rekomandohet nje konsulte me nje dermatolog.