
Rriten kerkesat per nderhyrje lifting ne krahe dhe
modeli i referimit jane krahet tonike te Ledy Obama,
por dhe te disa stareve te tjere si J. Lo apo
Gwyneth Paltrow
“Doktor, dua krahe si te
Michelle Obames.” Shifrat flasin qarte; ne Amerike
nderhyrjet e brachiplastikes jane rritur me rreth
50% me shume ne 10 vitet e fundit. Zonjat me ne fund
e kuptuan se nuk mjafton te besh gjoksin apo te
injektosh aci ialuronik ne fytyre per tu dukur me e
re. Duhen rregulluar krahet qe te plotesohet dukja
me e re. Modeli ideal per to eshte zonja Obama e
cila ka krahe te tonifikuara dhe madje ajo e di mire
kete pike te forte te saj, prandaj dhe perdor
vazhdimisht veshje pa menge. Por zonja Obama nuk
eshte e vemja. Zonjat e tjera qe jane per tu patur
zili ne kete drejtim jane te famshmet si: Jennifer
Lopez, Kylie Minogue, Madonna, Jennifer Aniston,
Gwyneth Paltrow dhe Beyoncé.
Nderkohe nuk
pelqehen krahet e Angelina Jolie dhe Vitoria
Beckham. Amerikanet i thone jo kraheve shume te
dobet, me mire tonike por pak te mbushura dhe per
t’ju ngjare idhujve te tyre ato jane gati te
paguajne shifra te majme nga 9 mije deri ne 12 mije
dollare. Ne Europe dhe ne Itali ne vecanti, nuk ka
nje bum kerkesash per krahe te bukur si ne Amerike.
Me se shumti kraheve iu behet lifting kur lekura
eshte shume e varur dhe shenjat qe le nderhyrja
eshte nje e keqe me e vogel se shemtia qe sjell nje
lekure e varur.