Te gjitheve na ka qelluar qe kemi paragjykuar veten
para pasqyres duke i permendur shembellimit tone te
gjitha defektet qe na kompleksojne.
Te
gjitheve mund te na kete shkuar mendja edhe t’u
drejtohemi klinikave estetike per te fituar imazhin
qe kemi imagjinuar per veten. Por sa e zhvilluar dhe
sa e veshtire eshte kjo fushe ne Shqiperi?
Kerkimet
tona drejt se persosures nisin qe nga spitali
shteteror i QSUT, e deri ne dyert te ndryshme te
klinikave private profesioniste ose jo. Por sa besim
duhet te kemi te keto klinika?
Dermatologia
e njohur, Lida Hoxha e cila aktualisht drejton
kliniken ‘Dermolife’ na ka qartesuar shume pyetje qe
ne na burojne rrjedhimisht nga mentaliteti i mbyllur
shqiptar. Klinika ‘Dermolife’ operon tashme prej 14
vitesh ne vendin tone , e themeluar nga znj. Hoxha,
e cila pas vetes arriti te terheqe mjeke
profesioniste te diplomuar ne universitet me ne ze
te botes. Dr Lida Hoxha na ka treguar se si
funksionon gjithçka ne kliniken e saj, duke filluar
nga trajtimet e lekures e deri te nderhyrjet
kirurgjikale.
Ne nje interviste per
newsbomb.al, znj. Hoxha nuk ka ngurruar t’u
pergjigjet edhe pyetjeve ngacmuese mbi trajtimet qe
marrin VIP-at ne kliniken e saj.
Sa e veshtire ka qene per ju hapja e nje klinike
te tille ne Shqiperi?
Une kliniken e kam hapur para 14
vjetesh dhe po te mendosh si distance ne kohe ka
qene edhe me e veshtire per te hapur nje klinike ku
te flitet per dermo estetiken, per kirurgjine
plastike, por asgje nuk eshte e pamundur dhe per mua
ky ishte pasioni i jetes time. Mendoj se kjo ishte
gjeja qe une dija te beja me mire ne kete jete dhe
ia vura vetes qellim. ‘Dermolife’ ka qene ne fillim
nje kabinet prestigjoz i dermatologjise dhe i
dermoestetikes. Pastaj si pasoje e rritjes se
kerkesave te klienteles tone per sherbimet te
metejshme me te kualifikuara, me te specifikuara te
niveleve te tjera me te larta, ne u zgjeruam
gradualisht dhe me kirurge italiane te niveleve
internacionale, me studime te mbaruara ne shkollat
me te famshme te kirurgjise plastike, sikurse jane
ato te San Paulos ne Brazil e Meksike, profesore te
La Sapienza e profesore qe japin leksione edhe ne
Harvard. Rritja e ketij kualiteti doktoresh ishte si
pasoje e pergjegjshmerise qe ne ndiejme perpara
pacienteve, per t’u sjelle atyre produktin me te
mire te mundshem nga perendimi, sepse duhet thene qe
ne fillim qe endrra e shqiptare per kirurgjine
plastike vjen si pasoje e asaj ç’ka kane pare ata ne
perendim dhe ne gjithmone kemi menduar qe do e
realizojme po aq mire sa perendimi, sepse perendimi
ka qene endrra jone. Une duke e pasur pasion, e kam
harruar pjesen e veshtiresise. Çdo dite ketu ne
‘Dermolife’ nis me pasionin per te bukuren.
A ka treg kjo fushe ne Shqiperi tashme?
Kur e kam hapur ne fillim, une mund te
them qe njerezit me degjonin te habitur dhe shume
gjera qe sot jane te perditshme, qe fliten neper
kafe apo neper ne te perditshmen tone me kolege e me
kolege, nuk njiheshin fare. ‘Dermolife’ gati u ka
mesuar dhe termat e para njerezve, sepse nuk dinin
se ç`ishte injektimi i botoksit apo ç’ishte
hidratimi i lekures me acid ialuronik, apo ç’ishte
depilimi me lazer . Tashme gjerat kane ndryshuar dhe
jane preceptuar me shpejtesi. Ashtu sikurse ne
shqiptaret dallohemi se e kapim gjene e re dhe e
bejme pjese tonen, tani te gjithe kane infromacion
madje informacion te detajuar per çfaredo lloj
nderhyrjeje dhe une mund ta them tani me plot gojen
qe ekziston tregu edhe pse Shqiperia futet ne nje
vend jo shume te zhvilluar dhe me te ardhura jo
shume te mira ekonomike, une mendoj se njerezit
kursejne nga te ardhurat e tyre per te bere nje
nderhyrje ne hunde, per arsye se ne shqiptaret
shumicen e problemit ekemi te hunda ose per te hequr
nje pjese te dhjamit ose per te rregulluar ndonje
defekt pas lindjes se femijes. Shume nena e duan dhe
insitojne te bejne nje nderhyrje. Edhe pse ne jemi
nje vend i varfer, gjendjet tregu per kirurgji
plastike, gjithmone kur u paraqitesh me
profesionalizem, kur u ofron informacionin e duhur
me njerez profesioniste.
A kujdesen shqiptaret per lekuren dhe çfare
mendimi keni per maskat trajtimet popullore?
Kujdesen! Nje perqindje shume e madhe e
shqiptareve, kujdesen per lekuren. Maskat popullore
mund te kene qene zgjedhje e detyruar , gjithmone
vjen per arsye ekonomike. Nese do te bleje nje maske
ne treg çmimi i nje maske profesionale varion nga 20
deri ne 60 euro, nderkohe qe nje maske popullore ne
shtepi nuk iu kushton. Tani e kane marre
informacionin qe nuk krahasohet efekti qe te jep nje
maske profesionale, e cila i ka te gjitha elemetet
qe i duhen lekures per rigjenerim dhe hidratim, me
nje maske popullore qe na kane mesuar gjyshet tona.
Une nuk jam kunder tyre rreptesisht, por duhen
perdoruar ne lekuren e duhur dhe ne momentin e duhur
dhe jo per te gjitha lekurat mund te perdorim disa
maska popullore. Psh. Te nje lekure e lodhur dhe e
plakur nuk e gjen dot zgjidhjen aty, kerkon nje
zgjidhje me te avancuar, me profesionale dhe me me
shume element. Per nje lekure mesatarisht te re dhe
pa asnjelloj problemi , deri diku ndihmoje keto
maska popullore, asnjehere nuk kam qene kunder.
Cilat jane grupmoshat ne te cilat hasen me shume
probleme dhe vijne te klinika juaj?
Une do te thosha me krenari qe ne u
vijme ne ndihme te gjitha grupmoshave. Ne punojme
shume me adoleshentet per te sheruar problemet e
akneve, jemi klinika numer nje ne Shqiperi, e cila
ka teknika te avancuara dhe kemi nje numer te
jashtezakonshem pacientesh, jo vetem tanet, por ne
zgjidhim probleme edhe te pacienteve te cilet jane
demtuar ne klinika te tjera. Kemi raste te
jashtezakonshme te zgjidhjes se problemit te akneve
qe nuk eshte nje problem i thjeshte. Une u kam thene
vazhdimisht te gjithe prinderve dhe adoleshenteve, e
vazhdoj ta ve theksin se aknet jane semunde si çdo
lloj semundjeje tjeter, por ndryshe nga semundjet e
tjera ka nje faze te zgjatur ne te cilen qendron ne
trupin tone dhe duhet nje kohe e gjate per ta
trajtuar ate, per ta ç’rrenjosur ate aty ku ndodhet
infeksioni. Dmth adoleshentet kane kete problem,
aknet dhe ne gjithashtu bejme edhe nje riedukim per
mirembajtjen e lekures, nuk ndalemi vetem te
trajtimi i tyre.
Pastaj futemi dhe te
grupmoshat e tjera qe jane 25-35 vjeç, jane
grupmoshat qe duan ndonje nderhyrje estetike,. Keto
duan ndonje nderhyrje estetike te thjeshte,
kryesisht ne volumin e buzeve me acid ialuronik, ne
volumin e mollezave, ndonje vajze qe do te ndryshoje
numrin e gjoksit.
Nese flasim per nje
grupmoshe me te avancuar dhe nje targetgrup, pasi ka
lindur femije, problemet jane evidente shume.
Shumica e tyre kane probleme me gjoksin pasi kane
mbaruar me dhenien e gjirit, kane probleme ose me
strijat ose me volumin e gjoksit qe ka humbur dhe ka
nevoje qe te trajtohet kjo pjese me lifting ose
proteze.
Pastaj ne mosha me te avancuara,
une dua te ve theksin qe problemet me te medha ne
Shqiperi jane ne moshat 50-55 vjeç. Jane nje
grupmoshe qe nuk e kane pasur informacionin e duhur
per mirembajtjen e trupit, mirembajtjen e lekures.
Problemet ketu jane me te akumuluara, psh. neqoftese
per nje grupmoshe ne flasim nga 25-35 vjeç, kur keta
te arrijne 50-55 vjeç do te jene me te
ndergjegjesuar per ta mbajtur veten, per te mos
lejuar per te pasur oshilacione me te medha ne
peshe, grupmoshat 50 vjeç qe jane sot nuk e kane
pasur kete edukate, as nuk kane pasur mundesite
financiare dhe as nuk e kane mirembajtur lekuren.
Ketu verehen edhe problemet me te medhaja. Ky eshte
kontigjenti i kirurgjise plastike, ku keto gjithmone
kalojne ne pjesen e mjekve italiane.
A ndodh qe keto lende qe ju perdorni te japin
efekte anesore?
Absolutisht jo! Te gjitha produktet e
kozmotologjise jane me origjine bimore. Une jam
shume e rrepte ne perzgjedhjen e kompanive, mund te
them me krenari qe produktet qe perdoren ne kliniken
time jane te linjes se kremrave te Filorges, e cila
eshte nje nder produktet internacionale me te
perzgjedhura ne tregun e mjekesise estetike dhe te
kirurgjise plastike, eshte e pakundershtueshme dhe e
pakontestueshme nga te gjithe specialistet qe e
njohin kozmotologjine. Kam produktet e Lakshmit dhe
produktet e harmonise, te cilat jane 100% bimore,
jane te testuara dhe te çertifikuara nga Bashkimi
Europian. Per te vazhduar me produktet e mjekesise
estetike, perdorim vetem multivitamina dhe acidin
ialuronik, te cilin tashme e dime te gjithe qe vetem
me keto mundemi te hidratojme, ushqejme dhe
permiresojme lekuren, pra nuk kane asnje efekt
anesor. Ndersa ne kirurgji padiskutim qe nuk ka
produkte, veçse aty folem per kualitetin e
doktorreve.
Sa i trajtoni ju VIP-at ne kliniken tuaj?
Une do te thosha se VIP-at ne kliniken
tone, ndihen si ne shtepine e tyre, VIP-a te te
gjitha fushave te politikes, te ekranit dhe te
showbizzit. Ata tashme jane miq te klinikes
‘Dermolife’ dhe shume prej tyre kane zgjidhur
probleme te vogla, por gjithashtu edhe ndonje
problem qe i ka kushtezuar ose i ka bere qe te mos
ndiheshin mire me veten. Ndihen mire me konsulencat
tona dhe me punen tone. Gjithashtu edhe ne i
konsiderojme shume miq ata.
Pse klientet duhet te vijne ne kliniken tuaj dhe
jo ne nje klinike tjeter? Çfare ju ben juve me te
veçante?
‘Dermolife’ eshte brand dhe qe te behet
brand do te thote qe ke pershkuar nje rruge te
gjate, te mundimshme, ke dhene shume nga ana
profesionale dhe te kane besuar shume. Emertimi i
nje brand-i ka shume çertifikime dhe kur e merr kete
te drejte, atehere brenda ka perkushtim absolut te
stafit, cilesine absolute te produkteve, cilesine
absolute kualitative te mjekeve, te cilet jane te
kredituar ne universitetet me me emer ne bote.
Pikerisht per keto arsye duhet te na zgjedhin dhe
sepse ne ua ndryshojme jeten per mire, i bejme me te
lumtur. E gjitha kjo vjen si pasoje e
profesionalizmit qe gjejme brenda klinikes
‘Dermolife’.