Nje gje eshte e sigurte, plakja e lekures eshte e pa evitueshme. eshte nje proçes natyral progresiv ku nje rol te madh luan gjenetika, koha dhe stili i jetes. Nderkohe mjeksia estetike ka strategjite e saj per te minimizuar shenjat e plakjes si dhe per te parandaluar shfaqjen e tyre. Ne fillim mjeku identifikon specifikat e pacientit dhe me pas ben nje ndarje imagjinare te fytyres ne tre pjese: pjesa e siperme qe i korrespondon ballit dhe syve: pjesa e mesme qe jane faqet dhe mollezat; dhe pjesa e poshtme, mjekra dhe nofullat.
Mjeku estetist fillon trajtimin nga pjesa lart duke zbritur me pas poshte.
› Nje e treta lart
Aty do gjejme rrudhat e ballit qe vijne nga plakja por edhe e folura me mimike. Rrudhat jane vertikale, horizontale dhe diagonale. Me pas kemi kembet e pules anash syve. Keto rrudha fillojne te duken qe 30 vjeç por behen shume te dallueshme ne te 40-ata. Zgjidhja eshte injeksioni i botoksit i cili bllokon levizjen dhe shtrin rrudhat duke mos i lejuar te thellohen sepse nuk arrin te flasesh me mimike.
Ne zonen rreth syve, duket sikur botoksi te ben nje hapje me te mire te syrit. Nje zgjidhje tjeter jane edhe injeksionet e fillerit me acid ialuronik te cilat mbushin rrudhat sepse arrijne te mbajne ujin me shume se 1000 here me shume se pesha e tyre, duke rritur keshtu vellimin.
› Nje e treta e mesit
eshte zona qendrore fytyres, mollezat dhe faqet te cilat me kalimin e moshes kane tendence te boshatisen. Gjithashtu edhe rrudhat afer hundes kane tendence te thellohen, pas te 40-ve. Zgjidhja eshte mbushja me acid ialuronik ose me lipofilling, perdorimi i dhjamit tend per mbushje. Efektet jane estetikisht te bukura, por edhe ushqyese per indin. Ne moshe shume te madhe per kete pjese fytyre do te duhet nje minilifting.
› Nje e treta e poshtme
eshte rregull i natyres, çdo gje tenton te bjere poshte. Forca e gravitetit eshte e pameshirshme. Me kalimin e viteve faqet tentojne te bien, ovalja behet U. Zgjidhja eshte me filler qe japin vellim si dhe me trajtimet“skintightening”, te cilat realizohen me radiofrekuence apo lazer fraksel qe nxisin prodhimin e kolagenit. Gjithatu konturet ngrihen me ane te fijeve silouette soft. Nje zgjidhje tjeter per kete pjese eshte edhe minilifting.
Te gjitha keto trajtime realizohen me sukses tek Klinika Dermo Life e cila ka nje sta mjekesh dhe kirurgesh plastike me eksperience te gjate dhe shume te suksesshme. Ju mirepresim!