Trajtimi me lazer Fraxel Fraksional CO2
Gjate dekadave te fundit nder aparaturat apo teknologjite qe jane promovuar dhe perdorur per trajtime te ndryshme dermo-estetike, mund te permendim teknologjine e trajtimit me Lazer Fraksional CO2, i cili ndihmon lekuren ne riprodhimin e kolagjenit si dhe nxit ristrukturimin deri ne shtresat me te thella te saj pa patur nevoje per nderhyrje invasive.
Lazeri fraksional CO2 perdoret per:
• Trajtimin e rrudhave ne zonen anesore te syve
• Rigjenerimin e lekures se fytyres, qafes, dekoltese, duarve etj.
• Trajtimin e cikatriceve dhe shenjave nga aknet
• Trajtimin e lekures se demtuar nga dielli
• Reduktimin e poreve
• Korrigjimin e njollave te lekures
• Eleminimin e strijave
CILAT JANe PeRFITIMET E TRAJTIMIT ME FRAXEL?
o Lekure me e lemuar dhe e fresket
o Teksture e permiresuar e lekures
o Eliminimi i njollave kafe te padeshiruara
o Pakesim i dukshem i rrudhave rreth syve
o Permiresim i shenjave te akneve dhe shenjave postkirurgjikale
SA SEANCA DO Te Me DUHEN DHE SA LARG NJeRA-TJETReS APLIKOHEN?
Numri i seancave dhe koha ne mes tyre varet nga patologjia e lekures suaj dhe aftesia e saj per tu rigjeneruar. Periudha kohore mes seancave eshte 2 deri ne 4 jave. Rezultatet jane te menjehershme dhe progresive, me permiresim optimal dhe te dukshem, zakonisht ne 2-3 muajt e pare. Kjo periudhe kohore mundeson sherimin e plote dhe prodhimin e kolagjenit te ri dhe elastines per te zevendesuar indet e demtuara.
SI FUNKSIONON LAZERI?
Pas aplikimit te nje kremi anestezik ne zonen qe do te trajtohet, lekura skanohet dhe tufat e drites emetuar nga lazeri, shfaqen ne forme rrjete ne lekure. Lazeri arrin te depertoje ne lekure ne menyre selektive dhe ne zona te paracaktuara, ne nje thellesi mbi 1 mm, e cila ka si funksion specifik te perforcoje efektin e CO2 gjate trajtimit. Qellimi eshte qe te trajtohet lekura e targetuar, duke ndikuar vetem ne 10 deri ne maksimumi 20 % te saj (prandaj dhe quhet teknologji e fraksionuar). Nga kjo proçedure lekura perfitonj nje rigjenerim/ ristrukturim te shpejte, nderkohe ruhen indet e shendetshme te lekures perreth.
SI Te KUJDESEM PeR LeKUReN PAS TRAJTIMIT ME FRAXEL?
o Perdorni krem mbrojtes ndaj rrezeve te diellit me SPF 30 ose me shume.
o Evitoni ekspozimin e gjate ne diell per te pakten 3 muaj pas trajtimit.
A KA EFEKTE ANeSORE?
Perdorimi i lazerit nga mjeke profesioniste dhe me eksperience ben qe efektet pas trajtimit te jene ato me normalet, si skuqje, krusta si dhe nje enjtje e lehte e lekures ne zonat ku aplikohen rrezet.
Gjate kesaj periudhe, lekura mund te duket edhe paksa e erret, efekt ky i cili mund te mbulohet lehtesisht me produkte kozmetike. Per te shmangur efektet anesore, keshillohet te aplikohen vetem produkte te rekomanduara nga mjeket dermatologe.
ÇFARe DUHET Te KENI PARASYSHE?
Duhet te informoni dermatologun ne rastet kur:
• Vuani nga ndonje semundje
• Jeni duke marre ndonje mjekim