TENS (Transcutaneous Slectrical Nerve Stimulation)

TENS ose ndryshe Transcutaneous Slectrical Nerve Stimulation ( stimuli elektrik transkutan i nervave) eshte nje metode qe perdor stimulimin elektrik per qetesimin e dhimbjes.
TENS- i eshte nje pajisje me elektroda, te cilat vendosen ne siperfaqen e lekures dhe kur pajisja ndizet, impulset elektrike transmetohen ne zonen e deshiruar te trupit dhe pacienti ka ndjeshmerine e disa pickimeve te lehta.
Impulset elektrike reduktojne sinjalet e dhimbjes qe shkojne ne korden spinale dhe ne tru. Ne kete menyre TENS-i ndihmon qetesimin e dhimbjes dhe relaksimin e muskujve. Keto impulse stimulojne gjithashtu prodhimin e endorfines, e cila eshte nje analgjezik qe e prodhon vete trupii njeriut.

Per cfare perdoret?

TENS-i perdoret per te reduktuar dhimbjen dhe spazmat muskulare te shkaktuara nga disa patologji, te tilla si:
- artriti - Dhimbjet kronike - Dhimbje mesi - Dhimbje gjuri - Dhimbje qafe - Dhimbje pelvike e shkaktuar nga endometriosis - Demtime sportive - Dhimbje te shkaktuara nga qendrimi ne pune etj