Trajtimi me Botox

Trajtimi me Botox




Toksina botulinum (BoNT) eshte nje proteine neurotoksike e prodhuar nga bakteri Clostridium botulinum dhe specie te ngjashme.
Botulinum toxin-A, shkurt Botoksi, eshte nje substance e perpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohesh ka gjetur aplikim ne dermatologjine estetike, sidomos per trajtimin e rrudhave.

Substanca injektohet drejtperdrejt ne muskulaturen hiper aktive me qellim relaksimin e muskujve dhe tendosjen e lekures. Dinamizmi i muskulatures se fytyres lidhet drejtperdrejt me rrudhat qe shfaqen ne te. Me kalimin e viteve, rrudhat fillojne te jene me te dukshme, edhe kur fytyra eshte ne gjendje te relaksuar dhe, zgjidhja e duhur ne te tilla raste eshte, aplikimi i Botox-it.


Cilat rrudha mund te trajtohen me botox?

Injektimi me botox eshte efektiv per trajtimin e:
• Rrudhave vertikale midis vetullave
• Rrudhave horizontale ne pjesen e ballit
• Rrudhave anash syve
• Rrudhave “nasolabiale (ne pjesen anesore te buzeve)

Si funksionojne injeksionet per te relaksuar muskulaturen?

Toksina natyrale eshte nje bllokues i impulseve nervore. Ajo lidhet ne mbaresat nervore dhe parandalon clirimin e transmetuesve kimike qe aktivizojne muskujt. Ne kete menyre proteina natyrale e purifikuar relakson muskujt qe shkaktojne rrudhat. Efekti zakonisht kerkon 1-2 jave qe te jete i plote. Pas disa javeve ose muajve mbaresat nervore zhvillojne lidhje te reja me muskujt dhe efekti i toksines dobesohet. Injeksionet riperseriten rreth 2-3 here ne vit sipas udhezimeve te mjekut.

Proçedura!
Botox-i injektohet ne doza te vogla me ndihmen e nje mini gjilpere ne zonat e targetuara. Proçedura ne vetvete zgjat vetem disa minuta dhe eshte e padhimbshme. Rezultati perfundimtar eshte i dukshem pas 3-7 diteve me efekt maksimal pas 15 diteve, nderkohe efekti zgjat 3-6 muaj.
Para trajtimit

Nuk duhet te aplikoni make-up perpara se te vini ne klinike; nese ju keni aplikuar sigurisht qe do te realizohet nje pastrim i mire i fytyres. Per te minimizuar mundesine e shfaqjes se hematomave ne vendin e injeksionit ju lutemi:
- Preferohet te mos perdorni aspirine ose produkte qe permbajne aspirine 10 dite perpara trajtimit.
- Evito perdorimin e alkolit 24 ore perpara trajtimit.
- Diskutoni me mjekun tuaj ndonje predispozite per hemoragji qe mund te keni dhe mjekimet qe ju merrni.


Megjithese keto injeksione tolerohen shume mire nga shumica e pacienteve, ju mund te aplikoni nje krem anestetik lokal ne zonen qe do te trajtoni disa minuta para trajtimit. Trajtimi konsiston ne disa injeksione te vogla dhe diskomforti eshte minimal. Koha e nevojshme e ketij trajtimi eshte rreth 15 minuta. Shumica e pacienteve e krahasojne ndjesine e injeksioneve te ngjajshme me pickimin nga insektet. Vec ndjesise se pickimit ju mund te ndjeni nje diskomfort te lehte.
Mund te verehet nje fryerje shume e lehte ne vendin e injeksionit dhe ndjesia e djegies se lehte. Zakonisht mund te riaplikoni make-up perpara se te largoheni nga klinika dhe te kryeni aktivitetet tuaja normale, por duhet te evitohen ushtrimet e renda brenda 24 oreve te para menjehere pas trajtimit. Rezultatet ne disa raste mund te verehen brenda oreve te para te trajtimit por eshte e nevojshme 1-2 jave kohe per efekt maksimal te dukshem.


Sa zgjat efekti i botoxit?
• Nje perfitim i trajtimit eshte se ai eshte i perkohshem.
• Efekti zgjat mesatarisht 3-6 muaj pas trajtimit te pare.
• Per te mbajtur nje rrezultat optimal, mund ta perserisni 2-3 here ne vit.
• Megjithese eshte pare qe pas trajtimit te pare, efekti i BOTOX ne trajtimet e radhes zgjat edhe me shume.
• Mos kini frike se pas mbarimit te efektit rrudhat tuaja do duken me keq, perkundrazi ato permiresohen me shume.
• Perdorimi i tyre mund te kryhet edhe ne mosha te reja mbi 18 vjec.


Pas trajtimit nuk keshillohet te:
• Masazhoni zonat e trajtuara
• Beni ushtrime fizike te sforcuara
• Shkoni ne sauna deri ne nje dite pas trajtimit