Trajtimi PRP (Platelet Rich Plasma)

Plazma e pasur me trombocide përbëhet nga dy elementë: plazma, ose pjesa e lëngshme e gjakut, dhe trombocidet, një lloj qelize gjaku e cila luan një rol të rëndësishëm në procesin e shërimit në të gjithë trupin. Trombocitet janë të njohura për aftësinë e tyre të koagulimit, por ato përmbajnë gjithashtu faktorë rritës që mund të nxisin riprodhimin e qelizave dhe të stimulojne rigjenerimin ose shërimin e indeve në zonën e trajtuar.
Përse PRP?
Trajtimi PRP është një ndër procedurat më të kërkuara, sepse është e sigurt, nuk shkakton dhimbje dhe është efektive për eliminimin e rrudhave te lekures , gropezaave të syve , por jo vetem. Kjo teknikë u zbulua në vitin 1952 dhe që atëherë është përdorur për qëllime të ndryshme duke përfshirë zvogëlimin e peshës trupore si dhe eliminimin e shtresave yndyrore dhe celulitin.
Aplikohet në mjekësinë estetike me qëllim të rigjenerimit të lëkurës, hidratimit intensiv, kthimin e elasticitetit, tonusit dhe shkëlqimit.
Realizohet në kushte ambulatore dhe pa asnjë lloj anestezie..Rezultatet të cilat arrihen janë optimale
Gjatë trajtimit PRP mund te injektohen përbërësit, si: vitaminat, mineralet, aminoacidet, acidi hialuronik, antioksidante etj duke nxitur qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar që të krijojnë efekt pozitiv biologjik dhe të eliminojnë çrregullimet fiziologjike.
• Mjeku specialist do t’ju marrë një mostër gjaku sasia e së cilës varet nga ku do të injektohet produkti i përftuar.
• Gjaku vendoset në një centrifugë, një makineri që ka si funksion ndarjen e komponentëve të gjakut gjatë një procesi që zgjat rreth 15 minuta.
• Merret plazmën e veçuar dhe e përgatit për injektim.
• Mjeku më pas do të injektojë PRP në zonën e targetuar.
• Thellësia e penetrimit të gjilpërës për trajtimin PRP në lëkurë është rreth
• 2-4 mm.
• Reduktimin e rrudhave dhe parandalimi e shfaqjes së rrudhave të reja në fytyrë, qafë dhe dekolte
• Tendosjen e lëkurës së fytyrës, qafës dhe dekoltesë
• Hidratimin intensiv dhe te thellë te lëkurës
• Ruajtjen e balancës së mirë biologjike
• Permiresimin e tonusit dhe elasticitetit te lëkurës
• Reduktimin e shenjave nga aknet
• Eliminimin e crregullimeve te pigmentimit nga lëkura
• Ttrajtimin e rratheve të errët të syve
• Trajtimin e poreve të zgjeruara
• Reduktimin e strijave
• Parandalimin e rënies se flokëve duke stimuluar forcimin, hidratimin dhe nxitjen e rritjes së flokëve
• Fytyrë
• Qafë
• Dekolte
• Duar
• Vithe
Rezultatet e terapisë PRP për rigjenerimin e lëkurës apo trajtimin e rënies së flokëve variojnë nga një sërë faktorësh si mosha apo tekstura e lëkurës, si dhe semundjet shoqeruese.
Për rezultate optimale, këshillohen minimalisht 3 seanca, duke variuar në varesi te rastit dhe problematikes.
Përparsia qëndron në faktin se përdoren trombocitet e vete pacientit dhe metoda kryhet në kushte jashtzakonisht sterile, ndaj nuk egziszon rreziku i paraqitjes së infeksioneve apo alergjive.
Shumica e pacientëve mund të rifillojnë aktivitetet e tyre normale pothuaj menjëherë pas proçedurës PRP.
Favorizuese për këtë është edhe kohëzgjatja e trajtimit dhe koha e menjehershme e rikuperimit.