Oksigjenoterapia
Rendesia e Oksigjenit per lekuren Nje nga nevojat kryesore per nje lekure te shendetshme, eshte sasia e duhur e e oksigjenit, per te ruajtur dhe per te rritur qelizat e saj. Me kalimin e viteve, me ekspozimin ndaj diellit dhe ndotjes, lekura ka nevoje te riparoje veten, por per shkak te mungeses se oksigjenit, ajo nuk arrin ta kryeje. Ne kete menyre, ajo i le shteg te lire plakjes, rrudhave, njollave te erreta dhe renies se tonalitetit dhe gjallerise se saj. Pa Oksigjen, qelizat e trupit, perfshire ketu dhe te fytyres, vdesin ne menyre pothuajse te menjehershme. Me kalimin e viteve, trupi yne e humbet aftesine t’i mirembaje, t’u jape jete ne menyre te perhershme ketyre qelizave. Oksigjeni eshte element jetesor per procesin normal te metabolizmit (formimin e qelizave te reja) ne trupin e njeriut.
Ç'eSHTe ESHTE OKSIGJENOTERAPIA ?
Eshte nje nga trajtimet me te avancuara dhe me te fundit te teknologjise se sotme. Aparatura, me te cilin ofrohet ky trajtim, funksionon nepermjet daljes se oksigjenit te presuar dhe serumeve hidratuese mbi lekuren e fytyres. Pjese perberese e ketij aparati eshte dhe koka pastruese. Depertimi i oksigjenit arrihet duke leshuar oksigjenin me perberesit e tjere, shoqeruar dhe me pastrimin e lekures ne thellesi. Ky proces shoqerohet sipas rasteve dhe me nje furnizues oksigjeni te paster, ne rruget e frymemarrjes (ne hunde, sipas deshires).
• Nje nga perfitimet e trajtimit te fytyres me oksigjen, eshte gjallerimi i humbur i lekures se fytyres.
• Nje perfitim tjeter i rendesishem nga ky trajtim, eshte parandalimi dhe mbrojtja e trupit nga sulmet bakteriale dhe virale. Nje lekure me oksigjen te mjaftueshem, nuk i lejon bakteriet te mbijetojne. Oksigjeni nxit prodhimin e kolagjenit dhe te elastines. Te dy keta perberes e bejne lekuren te duket me e gjalleruar dhe i rikthejne perseri elasticitetin e humbur.
• Trajtimi me oksigjen klasifikohet si teper i vlefshem per lekuren e fytyres, si nje trajtim qe rikthen gjallerine, freskine dhe tonalitetin e humbur me kalimin e viteve.
• Ky aparat keshillohet gjithashtu dhe per trajtimin e akneve te renduara, plageve (dhe te pasheruara nga diabeti), njollave te shkaktuara nga dielli dhe te lekures se thate apo te irrituar.
CILAT LLOJE Te LeKUReS REKOMANDOHET?
Te gjitha llojet e lekures perfitojne ndjeshem nga ky trajtim: i jep ndriçim lekures se erret, ndihmon ne problemet e lekures te moshave te reja, pastron dhe ndihmon ne lekuren e yndyrshme. Ky trajtim eshte i vlefshem si per meshkuj ashtu dhe per femra
KESHILLOHET PER :
- Rinimin e lekures
- Stimulimin e prodhimit te kolagenit te ri
- Hidratimin
- Shkelqimin dhe terheqjen
- Permiresimin e rrudhave
- Sherimin dhe parandalimin e akneve
- Permiresimin e rosacea
- Mbylljen e poreve
- Permiresimin e pigmentimit dhe njollave
Procedura
Gjate procedures, fillimisht behet pastrimi dhe eksfolimi i fytyres tuaj. Çdo spa ka procesin e vet te administrimit te nje fytyre me oksigjen, por zakonisht, nje shkop perdoret per te dhene nje rryme oksigjeni me presion te larte ne siperfaqen e lekures.
Serumet, zakonisht qe permbajne acid hialuronik, i cili dihet se e mbush lekuren, aplikohen gjithashtu ne fytyre me shkop ose pas pjeses se oksigjenit te fytyres.
Koha e rikuperimit
Ndryshe nga trajtimet me invazive, nuk ka kohe rekuperimi pas trajtimit me oksigjenoterapi. Mund te aplikohet grim direkt pas trajtimit nese deshironi.
Sa shpesh ju duhet te beni kete trajtim?
Shume dermatologe rekomandojne nje here ne muaj kete trajtim, megjithese pastrimi i fytyres me oksigjen nuk eshte aq eksfolues sa llojet e tjera. Fytyrat me oksigjen jane nje menyre e mire per te mbajtur lekuren tashme te shendetshme dhe rinore. Disa dermatologe rekomandojne proceduren si mirembajtje per njerezit ne te 20-at e tyre. Natyrisht, ju mund ta kryeni oksigjenoterapine ne çdo moshe, por me kalimin e moshes, mund te deshironi te merrni ne konsiderate kombinimin edhe me trajtime te tjera