Blog

Rekomandime per personat me Tiroidit Hashimoto

Rekomandime per personat me Tiroidit Hashimoto

Tiroiditi Hashimoto eshte nje semundje inflamatore e gjendres tiroide, me natyre autoimune. Problemet me natyre autoimune jane shume te perhapura ne mbare boten. Njihen rreth 80 te tilla, si artriti reumatoid, lupusi eritematoz, semundja celiake, anemia pernicioze, vitiligo, psoriaza, semundjet inflamatore te zorres, tiroiditi Hashimoto, Sklerodermia, Semundja Adison, Semundja Graves, Diabeti i sheqerit i tipit 1, Sindroma Sjogren, etj.Ato jane te pasherueshme, te trashegueshme, ku 75% e rasteve te diagnostikuara jane femra. Ne baze te tyre qendron lufta e brendshme midis sistemit imunitar te njeorganizmi dhe qelizave te shendetshme te ketij organizmi, me rezultat final shkaterrimin e plote te ketyre te fundit. Ne varesi te organitapo struktures se prekur, shfaqen edhe simptomat, te cilat shpesh jane te ngjashme per semundje te ndryshme, duke e bere diagnostikimin edhe me te veshtire. Ndodh qe nje person te kete dy ose me shume semundje autoimune ne te njejten kohe, ose te shfaqen ne periudha te mevonshme.eshte e rendesishme te theksojme qe shkaku i ketij fenomeni eshte inflamacioni ne nivelin e indeve perkatese, ne rastin e Hashimotos ai ndodh ne gjendren tiroide. Per kete arsye, edhe rekomandimet e meposhtme orientohen ne reduktimin e inflamacionit, nepermjet:

1.Ndryshimit te menyres se ushqyerjes
Kjo konsiston ne keto masa:

Evitimi i ushqimeve inflamatore, qe mund ta perkeqesojne problemin autoimun, te tilla si domatja, speci, patellxhani, veza, arrat dhe farat, qumeshti, dritherat, soja dhe gluteni.

Konsumi i mishit dhe peshkut cilesor, perimeve me gjethe jeshile te gatuara me vaj kokosi, frutave (kryesisht frutave te pyllit) dhe i lengut te kockave ne çdo vakt (per mineralet dhe gluteninen qe permbajne).

Konsumi i te pakten 4 luge vaj kokosi ne dite. Vaji i kokosit konsiderohet i dobishem per tiroiden, per shkak te permbajtjes se larte te acideve yndyrore me zinxhir te mesem dhe acidit laurik

Konsumi i karbohidrateve natyrale nepermjet perimeve dhe frutave, dhe jo ne formen e sheqerit te bardhe dhe embelsirave.

2.Perdorimit te Suplementeve
Ndryshimet ne menyren e ushqyerjes jane po aq te rendesishme, sa edhe perdorimi i disa suplementeve ushqimore, te pasura me elemente specifike, qe kane rezultuar te dobishem ne luften kunder inflamacionit. Ne kete menyre, ato ndihmojne edhe ne permiresimin e simptomave te tilla si tharja e lekures, lodhja e pergjithshme, kapslliku, pergjumja, dobesimi i kujteses, etj. Suplementet me te dobishme jane:

Seleniumi: eshte nje mineral me veti antioksidante te fuqishme.
Ai permireson funksionin e gjendres tiroide dhe redukton antitrupat antitiroidiene ne organizem.

Glutationi: antioksidant i fuqishem, qe ndihmon ekuilibrin hormonal dhe forcon sistemin imunitar.

Vitamina D: Edhe pse mund te jeni ekspozuar gjate ne rrezet e diellit gjate veres, ne dimer mund te shfaqni mungese te saj. Nese vuani nga semundje te tiroides, perdorimi i kesaj vitamine eshte teper i rendesishem, sepse ndihmon transportin e hormonit tiroidien brenda qelizave.

Vitamina C: efektet e dobishme te saj ne organizem jane te shumta, por me te rendesishmet jane reduktimi i stresit mbiveshkor dhe forcimi i sitemit imunitar.

Probiotiket: Perdorimi i tyre ndikon pozitivisht ne semundjet autoimune, nje nder te cilat eshte edhe tiroiditi Hashimoto.

3.Ndryshimit te menyres se jeteses
Çdo njeri eshte mire te jetoje ne menyre cilesore, por per pacientet me çrregullime te gjendres tiroide kjo eshte e detyrueshme. Per te arritur kete:

Flini çdo nate ne oren 10, qe te plotesoni 9 ore te plota gjume.

Praktikoni relaksin aktiv, qe konsiston ne kryerjen e veprimeve apo ushtrimin e sporteve qe ju relaksojne dhe njekohesisht ju reduktojne stresin. Te tilla jane meditimi, joga, ushtrimet statike dhe dinamike te terheqjes, etj.

Praktikoni kercimin: mjafton t’i kushtoni edhe vetem 15 minuta ne dite ketij sporti teper te dobishem per qarkullimin e gjakut dhe limfes. Nuk ka rendesi nese praktikoni aerobine, dancin sportiv, apo kercimin ne nje minitrampoline. Efekti eshte pozitiv ne çdo rast.

Kujdes: aktiviteti fizik eshte nje prioritet per pacientet me Hashimoto, por nuk rekomandohen sporte te renda, qe mund te perkeqesojne simptomat. Ecja, biçikleta dhe noti jane sportet me te pershtatshme ne kete rast.