Blog

Trajtimi ekuilibrues i yndyrës së fytyrës, ja sekretet

Trajtimi ekuilibrues i yndyrës së fytyrës, ja sekretet

Simptoma më e rëndësishme që karakterizon lëkurën e papastër është teprica e yndyrës. Normalisht manifestohet në periudhën e adoleshencës, ndodh tek dy sekset dhe në pjesën më të madhe të rasteve zgjidhja bëhet spontanisht brenda moshës 25 vjeç. Në përgjithësi yndyra shfaqet në lëkurën e fytyrës, por ka raste që shfaqet edhe në dekolte dhe duar. Kura e këtyre inestetizmaveose e patologjive të lëkurës, në rastet e lehta hyn në sektorin estetik dhe kozmetologjik. Në format më të rënda kërkon terapi farmakologjike dhe trajtime mjeksore. Qëllimi i këtyre terapive është që:

-Të normalizojë sekrecionet e tepruara të yndyrës
-Të eleminojë fenomenin e infeksionit
-Të parandalojë dhe lehtësojë shenjat e post akneve

Është e rëndësishme të nënvizojmë rëndësinë e lëkurës si një organ komunikimi. Një lëkurë problematike dhe e papastër prej yndyrës, i krijon individit situata jo komode dhe stresuese. Problemet emocionale mund ta rëndojnë fenomenin. Ekzistojnë disa fitoekstrakte me origjinë vegjetale të cilat përdoren për trajtim dermopurifikues si: bardana, betula etj. Ndër vajrat esenciale më efikas është ai i trumzës, levandos, limonit dhe kamomilit. I rëndësishëm është edhe aktiviteti i disa vitaminave: vitaminat të cilat rregullojnë yndyrën e fytyrës janë ato të grupit B (sidomos B6), vitamina A, vitamina C. Mes substancave me veprim eksfoliues dhe pastrues të yndyrës, është keratoplastika, acidet e frutave AHA (acidet glikolik, laktik, malik), BHA, si acidi salicilik, zolfo etj. Aktivitet absorbues, qetësues dhe shtrëngues kanë edhe argjilat, baltrat termale, oksidi i zinkut. Ne sugjerojmë që për një problem të tillë të fytyrës, ju duhet t’i drejtoheni estetistëve profesionistë për të marrë një trajtim të personalizuar në klinikë, si dhe ju sugjeron produktet e duhura për tu përdorur në shtëpi. Klinika Dermo Life arrin ta bëjë këtë në mënyrë përfekte dhe me sukses të plotë.